Nga Janusz Bugajski, SHBA
Ekskluzive DITA
Tre muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë në luftën e Ukrainës për pavarësi nga Rusia perandorake. Përfundimet do të kenë domethënie të madhe për sigurinë globale, zhvillimin e Europës dhe marrëdhëniet transatlantike. Ata do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Ballkanin Perëndimor.
Tre janë mënyrat e mundshme të pushtimit rus të Ukrainës: fitorja ruse, një ngërç i tejzgjatur ose ngadhënjimi i Ukrainës. Rusia ka humbur tashmë disa beteja dhe ka dështuar të marrë Kievin, qytetin e dytë më të madh, Kharkhivin, apo të zëvendësuar qeverinë ukrainase. Megjithatë, forcat ruse kanë zgjeruar kontrollin e tyre mbi Donbasin në Ukrainën lindore dhe kanë pushtuar territore të konsiderueshme të të dy rajoneve të tjera në Ukrainën jugore.
Pavarësisht humbjeve të mëdha në trupa dhe pajisje, Putini ka gjasa të përdorë më shumë rezerva ushtarake për të intensifikuar luftën.
Rusia mund të shpallë fitoren pas marrjes së të gjithë Donbasit. Putini mund të pretendojë se “operacioni i tij i kufizuar ushtarak” është implementuar me sukses, duke fshehur, kështu, dështimin e Rusisë për të marrë ndonjë prej qyteteve të mëdha. Ai mund të përllogarisë se Perëndimi do të mbështeste një armëpushim edhe nëse kjo do të ishte në avantazh të Rusisë, pasi kështu presioni mbi ekonomitë europiane do të ulej dhe një konfrontim i drejtpërdrejtë i NATO-s do të evitohej.
Moska, në vijim, do të presë që sanksionet të hiqen në mënyrë që të mund të ringrejë ekonominë dhe të rindërtojë ushtrinë.
Një fitore ruse me kapjen e një pjese më të madhe të Ukrainës, do të kishte ndikim më të madh dhe do të inkurajonte fuqitë e tjera perandorake si Kina. Në Europë, në kuptimin e gjerë të fjlaës, kjo do të zgjeronte ndikimin e Moskës dhe do të inkurajonte aleatët, veçanërisht Serbinë, që të ndiqnin një axhendë ekspansioniste. Kremlini mund të llogarisë se Perëndimi do të bëjë kompromise dhe do t’i shtyjë vendet të dorëzojnë një pjesë të territorit ose sovranitetit të tyre për të parandaluar një tjetër luftë. Lodhja e perëndimit nga lufta në Ukrainë, më pas, mund të përkthehet në paqëtim më përfshirës.
Një ngërç i zgjatur në luftën aktuale nuk i shkon përshtat as Rusisë as Ukrainës. Kjo do të shteronte burimet dhe do t’i varfëronte ushtritë e tyre pafund. Sanksionet ndërkombëtare nuk hiqen dhe mobilizimi i Europës për pavarësi energjetike nga Rusia do të vazhdojë.
Për disa udhëheqës perëndimorë, një luftë me intensitet të ulët që zgjat mund të duket si një opsion më i sigurt, pasi rënia graduale ushtarake dhe ekonomike e Rusisë do të zvogëlonte rrezikun e një konfrontimi bërthamor.
Krejt ndryshe, fitorja e Ukrainës do të kishte efekte pozitive në mbarë Europën, përfshi Ballkanin Perëndimor.
Fitorja mund të arrihet me etapa. Së pari, trupat ukrainase të pajisura më mirë me artileri me rreze të gjatë, raketë-hedhës me shumë raketa dhe tanke do të dëbonin forcat ruse nga territoret e pushtuara rishtazi. Së dyti, teksa pajisjet ushtarake e përftuara nga jashtë shtohen, kundërofensiva ukrainase do të çlironte të gjithë Donbasin dhe do të shkatërronte infrastrukturën ushtarake të Rusisë.
Një ofensivë e tretë do të ndërmerrte çlirimin e Krimesë, atëherë kur ekonomia ruse tkurret rëndë dhe ushtria nuk është në gjendje të plotësojë trupat dhe pajisjet për të mbrojtur gadishullin.
Kur të jetë e qartë se Rusia e ka humbur luftën, pozita globale e Moskës do të bie. Në vend të një superfuqie, vendi do të perceptohet si një shtet i dobët dhe një partner jo i besueshëm.
Aleatët aktualë të Rusisë si Serbia dhe entiteti serb në Bosnje-Hercegovinë do të jenë atëherë përballë një zgjedhjeje më pak të vështirë: të mbështesin humbësin ose të njohin fituesin. Moska do të ishte në një pozicion shumë më të dobët për të ofruar ndihmë ushtarake ose mbështetje diplomatike për axhendën e “Botës Serbe”, megjithëse mund të vazhdojë përpjekjet për të nxitur konflikte, që të maskojë dështimet e veta.
Një zhvillim tjetër i rëndësishëm do të jetë reagimi i brendshëm i Serbisë ndaj disfatës ruse, ku shumica e popullsisë ende ushqen iluzione për të ashtuquajturin “vëllai i vet sllav”. Mohimi dhe zemërimi duan kohë që të zhduken, por realiteti i dukshëm do të ishte se Beogradi nuk mund të mbështetet më tek Moska për të promovuar irredentizmin dhe për ta privuar Kosovën nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare.
Pasi Putini të humbë rrobën e perandorit në një shtet të dështuar rus, serbët në Bosnje gjithashtu do të ndihen më të dobët. Kjo do të ofronte mundësi të reja për të konsoliduar integritetin e Bosnje-Hercegovinës dhe për avancimin e saj drejt anëtarësimit në NATO.
Nga një pikëpamje më përfshirëse, fitorja ushtarake e Ukrainës, e cila ia del të çlirojë territoret e saj të okupuara, do të dërgonte një mesazh të fuqishëm se sulmet ndaj shteteve të pavarura përfundojnë me dështim, se krimet e luftës ndëshkohen, se NATO është e bashkuar në përballjen me agresorët dhe se Perëndimi është i përgatitur për shpërbërjen e Rusisë.
Prandaj, Ukraina duhet të furnizohet me të gjitha armët e nevojshme që do të përshpejtonin fitoren e saj. Triumfi i Ukrainës do të përbëjë një fitore strategjike për Perëndimin, pasi do të ndihmonte në rrënimin e perandorisë së fundit që kërcënon sigurinë evropiane.
I gjithë gadishulli ballkanik do të përfitonte nga disfata perandorake e Rusisë dhe do të kishte perspektiva të shtuara pozitive për integrimin në BE dhe zhvillimin ekonomik.
Asnjehere Bugajskit nuk i realizohen enderrat qe i shkruan si analiza.
my friends from work and I have been searching about lately. The niche of up to date info here on the treasure trove is excellent and helpful and is going to help my friends at work in our studies twice a week or more. It is obvious this forum gained a large amount of knowledge about the stuff I am interested in and the other links and information really show it. I’m usually not on the internet all of the time but when I drinking a beer im more often than not scouring for this sort of factual information and things closely concerning it. When anyone gets a chance, have a look at my site: cowboy ranch homes in tonopah, az my wife and I have been looking about lately. This kind of specifics here on the website is truely great and helpful and will assist my kids and I in our studies quite a lot. It shows that everyone acquired a significant amount of knowledge about this and this page and other categories and information definitely show it. I am not on the net when I am busy but when I am bored I am usually perusing for this kind of factual information and things closely related to it. If someone gets a chance, take a look at my site: Houses for sale with roping arena in Arizona
Pse mendoni keshtu Mr. Amerikanino?
E kam thene qe ne kohe te lashta,qe ky gazetar,nga ana profesionale,pamvaresisht cfare problemi trajton,ka nje nivel medioker,operon vetem me sllogane,ose ky injoron tufen e porositsit dhe perdor menderjet ne vend te kokes,kur shkaravit per shqipot,te cilet per gjithcka mund ti akuzosh,por jo per zgjuaresi te munguar..
Sa here lexoj artikujt e ketij Polak &Anglo-Amerikanit ndjej meshire dhe keqardhje ..jo vetem per kete por dhe Shaban Muratin e Dyte ( siamezin e tij) dhe kushdo sekt politik qe eshte pas tyre ne bodrumet e mediave inteligjente ne WDC & Bruksel.
.
Ashtu si dhe ne luften e dyte boterore qe Hitleri cilesohet si Kriminel Lufte ndersa fajtoret kryesore jane “shenjtoret” Churchilli me Ruzveltin qe nuk eshte nevoja ta argumentoj se nuk eshte ky qellimi..
.
Edhe ne luften Rusi-Ukraine Putini cilesohet sot Kriminel lufte me te drejte por fajtore jane Usa-Nato-Be qe duhet te ndalonin perkohesisht perparimin e NATO-s drejt kufinjeve te Rusise sepse do ishte kursyer dhe shpetuar Bota nga kjo Menxyre e pa pare..
.
Njerzimi akoma nuk ka dale nga kolapsi kozmik I pandemise CORONA…..dhe per nje kapricio te Nato-xhinjeve per te realizuar “planin e rrethimit total te Rusise me Ukrainen” po shkohet drejt nje perplasje e panevojeshme biblike….
.
Qofsha I gabuar por pjesa me e madhe e shqiptareve ne shumice absolute( perjashto qeveritaret dhe gazetaret) “nuk e rruajne “per konfliktin Rusi-Ukraine per 100 aresye ku me krysorja eshte:
,
Nese Amerika shpall Non Grata Salih Rom Berishaj dhe ky perbindesh akoma si kuceder vjell vrer dhe helm kunder atij vendi..me besoni se Impakti I Sali-nit eshte miljona here me I keq se impakti I Putinit ne Shqiperi dhe pjeset e tjera shqiptare ne 5 shtete te Ballkanit..
.
Nese Amerika ime e Januzit dhe e Bidenit nuk gjen menyra per te larguar dhe denuar perbindeshin e Viqidolit ju lutem mos na trembni me Putinin…qe edhe po te na kishte pushtuar nuk do bente kaq dem sa ne Kohen e Sali-nit qe dhe Amerika ka faj kryesor per kete te fundit..
Nje perceptim shum interesant qe kekon nje shpjegim te me tejshem:
Duhet qe shteti, populli, te gjithe ta demaskojne kete individ te papergjegjehem.
Amerika ja ka nxjerre topin per te shenuar ne porten e anarshise.
Kjo porte nuk eshte e fiksuar ne stadjum, leviz gjate gjithe kohes, se bashku me portjerin Berisha.
Kjo tregon se ne fillim duhet te fiksohet nga Spaku dhe mastaj golat do jene si bresheri.
Ne rast te kundert, “Armiqve te Amerikes, e per konsekuence te Shqiperise” do i jepet mundesia te gjenerojne, nje helm te rrezikshem te prodhuar ne baze te formules kimike te quajtur “xhandari boteror”
Pse kerkoni qe te gjitha problemet, dhe ato qe ne mund ti zgjidhim vete, tja kerkojme Amerike s ti zgjidhi?
Kjo ka dy ane shume negative:
1. Ne nuk marim pergjegjesi per asgje, qe na i ul shume vlerat principiale qe kemi.
2. Mundet qe persona te ndryshem “pas shume kohe te thone”; “Ne nuk deshem”, por na urdheroj “Dashi me “kembore” nga Amerika”.
Tamam siç ka thene z.Basha:
Une nuk doja po nuk me lente Saliu.
Kur thote Mr.Bugajski se do “edhe tre muajt e ardheshem te luftes Rusi-Ukraine……qe te….”, besoj qe kjo kohe do duhet qe “te gjitha palet te binden” se cili eshte “raporti real i forcave” ndermjet “grupeve qe po konfrontohen” dhe cili eshte “qellimi final ne shkalle globale”. Pra ne kete “perpjekje gjigante” nga te dyja krahet per te gjetur nje “zgjidhje te drejte siç e perceptojne dhe formulojne ato”, ne perputhje me kerkesat dhe interesave te tyre, “çfare situatash te reja do krijohen” qe do te tregojne se “Zgjidhja do jete per to e leverdishme” ne dekadat ne vazhdim.