Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse Turqia është kthyer në një fushëbetejë për mafian ndërkombëtare?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse Turqia është kthyer në një fushëbetejë për mafian ndërkombëtare?
AktualitetBote

Pse Turqia është kthyer në një fushëbetejë për mafian ndërkombëtare?

Published: November 17, 2022
Shpërndaje

Aktivitetet e mafies ndërkombëtare në Turqi po shtohen, po pse është kështu? Cilat janë shkaqet?

Ai kërkohej me fletarrest ndërkombëtar. Me 4 nëntor u arrestua bosi i dyshuar i drogës Zeljko Bojaniç në Stamboll, ku serbi qëndronte me pasaportë të falsifikuar. Lideri i opozitës turke Kemal K?l?çdaro?lu më pas shkroi në Twitter: “I gjithë llumi mafioz ka ardhur në qytetet tona”. Ai iu drejtua drejtpërdrejt karteleve: “Lërini qytetet tona. Ne do t’ju shkatërrojmë. Merrni paratë tuaja të pista me vete dhe largohuni”.

Kohët e fundit ka indikacione se shumë drejtues dhe anëtarë të organizatave kriminale ndërkombëtare joturke po përdorin gjithnjë e më shumë pikërisht Turqinë si qendër të veprimtarisë. Në Turqi, publiku ka folur vazhdimisht për një ngjarje të veçantë vitet e fundit, në të cilën lideri i një organizate kriminale ndërkombëtare doli në qendër të vëmendjes.

- Publicitet -

Trafikanti iranian i drogës Naji Sharifi Zindashti u arrestua në Stamboll në vitin 2007. Ai është kapur me 75 kilogramë drogë që mbante me vete. Në vitin 2010 ai u lirua pasi dëshmoi si i ashtuquajtur “dëshmitar sekret” në një nga gjyqet më të rëndësishme politike në historinë turke. Në vitin 2018 ai u arrestua për vrasje, por u lirua sërish me një vendim të diskutueshëm dhe qysh atëherë është në arrati.

Shefi i klanit afgan Sanger Ahmadi, i cili ka kërcënuar me vdekje edhe policët gjermanë, u arrestua gjithashtu në Stamboll vitin e kaluar.

Shumë vrasje të ndërlidhura me afera mafioze janë kryer në Turqi vitet e fundit. Krimineli azerbajxhanas Ali Gamidov u vra në Stamboll në vitin 2013 në një vilë luksoze. I dyshuari për vrasje ishte udhëheqësi i një organizate tjetër kriminale azerbajxhanase me emrin Rovshen Caniyev. Edhe ai është vrarë në Stamboll në vitin 2016. Për vrasjen e tij dyshohej bashkëkombasi i tij Nadir Salifov, i cili po ashtu është vrarë në vitin 2020.

Bosi i mafias gjeorgjiane Gayoz Zviadadze Longinozovich u vra gjithashtu në Antalia në vitin 2018. Së fundmi, më 7 shtator të këtij viti, në Stamboll u vra krimineli serb Jovan Vukotiq.

Pse Turqia është kthyer në një fushëbeteje për organizatat kriminale? Çfarë qëndron pas faktit që drejtuesit e këtyre organizatave vijnë nga vendet jashtë Turqisë, nga shumë vende të ndryshme?

Në Stamboll vijnë të gjithë… edhe mafia

Në një intervistë për Deutsche Wellen, ish-shefi i policisë Hanefi Avc? theksoi madhësinë e Stambollit, si një element të rëndësishëm: Zyrtarisht, më shumë se 16 milionë njerëz jetojnë në këtë qytet. Përveç kësaj, në Stamboll nuk vijnë çdo ditë vetëm dhjetëra mijëra turistë, por edhe një numër i madh emigrantësh nga Siria, Afganistani dhe Irani.

“Qarkullimi i njerëzve është i lartë. Këtu vijnë njerëz të ndryshëm. Mes tyre ka edhe persona nga skena mafioze”, thotë Avc?. Vitet e fundit është shtuar prania e mafias së huaj në Turqi. “Aktorë nga rajoni post-sovjetik, nga Ballkani apo nga rajoni arab vijnë në Turqi për të promovuar interesat e tyre”.

“Organizatat kriminale më aktive në Turqi janë ato nga Ballkani dhe Kaukazi”, pohon gazetari Timur Soykan në një intervistë për DW. Sipas Soykan, Turqia është kthyer në oborrin e pasëm të mafies ballkanike. Ai theksoi se shtrirja gjeografike e Turqisë luan një rol kyç pasi nëpër Turqi kalojnë rrugët e trafikut të drogës. Historiani britanik Mark Galeotti shkroi 10 vjet më parë se Turqia “është një urë ideale drejt Bashkimit Evropian”, por ajo është një rrugë ideale edhe për krimin e organizuar.

Demokracia e dobët inkurajon mafien

Jo vetëm karakteristikat gjeografike, por edhe kushtet politike në Turqi luajnë një rol të rëndësishëm për grupet kriminale. Ish-zëvendës sekretari i shërbimit sekret turk, Cevat Öne?, në një bisedë me DW pyet: “Në çfarë mjedisi u pëlqen të veprojnë organizatat kriminale?” dhe vetë përgjigjet: “Aty ku nuk ka shtet ligjor, ku nuk ka drejtësi. Ata i ndërmarrin aktivitetet e tyre ku mund të krijojnë lidhje me institucionet shtetërore”.

Öne? thekson mungesën e shtetit ligjor në Turqi dhe demokracinë e dobët: “Në Turqi janë krijuar disa rrethana të pafavorshme. Ne po përballemi me një strukturë që nuk mund të futet nën kontroll apo të çohet në gjykatë,” tha Öne?. “Për shkak të mosfunksionimit të drejtësisë, grupet mafioze e shohin gjithnjë e më shumë Turqinë si një fushë të përshtatshme veprimi. Këto organizata kriminale e shohin Turqinë jo vetëm si një urë për kalim por si vend të përshtatshëm për vendosje atje.”

Soykan thekson se organizatat e huaja kriminale janë të vetëdijshme se në Turqi mbizotëron pandëshkueshmëria. “Ju mund të shihni se nuk është ndërmarrë asnjë veprim ligjor kundër strukturave të ngjashme me mafia,” thotë Soykan.

Ndërsa Öne? nënvizon spekulimet e shumta se mafia në Turqi mban marrëdhënie sekrete me shtetin. Kjo lehtëson veprimtarinë e mafies. Rasti i bosit mafioz Sedat Peker duket se i mbështet disa nga këto pretendime të medias. Një ish-aleat i qeverisë së AKP-së, ai deri vonë ka publikuar video dhe postime në Twitter duke inkriminuar zyrtarë të lartë të qeverisë. Por ai ka heshtur muajt e fundit.

Sipas Avc?, në këtë tendencë ka ndikuar vitet e fundit edhe politika e qeverisë turke për vizat, respektivisht mundësia e futjes së lehtësisht në Turqi.

“Duhet të veprojnë shërbimet sekrete”

Vëzhguesit kritikojnë praktikën aktuale të mbikqyrjes së organizatave të huaja kriminale nga strukturat e shtetit. “Shteti duhet t’i monitorojë këta njerëz me shumë kujdes dhe të marrë masa parandaluese”, tha Avc?.

Sipas Avc?, zhvillimet ditore politike përcaktojnë punën e shërbimit sekret, e kjo bën që shërbimi t’i neglizhojë detyra të tjera të rëndësishme. Si rezultat, mafia ndërkombëtare nuk është në fokus: “Shërbimi sekret po bashkëpunon me qeverinë, por ai duhet të fokusohet më shumë në sigurinë e vendit.”

DW

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Arben.T says:
    November 17, 2022 at 10:33 pm

    Ka nje pozicion gjeografik te pershtateshem pert te penetruar ne Europe.

    Fakti qe Ballkani eshte akoma ne nje “gjendje trazicioni”,
    dhe ligjet mund te “manipulohen ose nuk zbatohen” siç duhet,
    perfaqeson nje bariere te dobet, qe eshte favorizuse.

    Reply
  • mali says:
    November 17, 2022 at 10:53 pm

    Edi Rama me kete artikull po i a fut Erdoganit,por haron qe eshte si nje kryetar bashkie i stambollit me 16 milion banore.Edi Rama mos u kruaj me Erdoganin .Nuk e justifikon korupsionin e qeverise tende me nje popullsi 2,5 milion banore ku njerzit njohin njeri tjetrin dhembe e dhemballe,fare e fis.Qe te mos bien ne gjak braktisin vendin e vet.

    Reply
  • Arben.T says:
    November 17, 2022 at 11:19 pm

    Me sa kuptohet, “Eksponentet e Mafies Boterore”,
    Jane nendosur ne majen e “Piramides se Mafias”.

    1.
    Brenda kesaj “Piramide Gjigante”, ka piramida me te vogla rajonale,
    Ku njera prej tyre eshte “Mafia Balkanike”.

    2.
    Mbrenda kesaj saje “Mafie Ballkanike” jane,
    “Mafijet e Shteteve” te ketij gadishulli,
    Ku perfshihet edhe “Mafia Shqipetare”.

    3.
    Besoj se ka nje “koordinim veprimesh”,
    Ndermjet drejtuseve te Mafijve,
    Ne piramidat perkatese ku veprojne,

    4.
    Veprimtaria e tyre lehtesohet mjaft nga:
    “Politikanet e Korruptuar”, dhe “Institucinet e shtetit”,
    Në përputhje me strategjine: Nuk shikoj, Nuk degjoj, Nuk di gje, Nuk kuptoj”.

    Ka mundesi qe shume detyra te veçanta shperndahen,
    Ne nje numur te madh individesh qe nuk e dijne:
    “Me te Vertete” se “Kujt po i Sherbejne”.

    5.
    Ketu perjashtohen “Bosat Direkte”
    Qe i “Kane punesuar”,
    I paguajne rrogen dhe shperblime te tjera,
    Nga arka e shtetit, Si “udhetime pune”
    jashte vendit, per tu relaksuar.

    6.
    Kjo skeme mund te shpjegoje shum gjera,
    Por me siguri eshte shum me komplekse:

    7.
    Aktivitet Mafioze mund te perfshije shitjen e armeve,
    Shkeljen e saksioneve dhe kontratave te ndryshme,
    Gjetjen e rrugeve optimale te transportit, te “mallrave”,
    Kontributet ne zgjedhjet shteterore, apo lokale.

    Reply
  • Andis says:
    November 18, 2022 at 1:34 am

    Nga Turqia hyjne mallrat kontabande, hyn opiumi nga Afganistani dhe armet nga Lindja e Mesme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rimbushen vaskat e ujërave termale në Bënjë, Kumbaro: Jemi në fazë testimi
  • Pas studentëve të Akademisë së Sigurisë, alarmi zhvendoset te spitalet: “SORI-AL” furnizon me ushqim edhe pacientët
  • Pak ditë pas largimit nga PS, ‘Neomalësorja’ denoncon: Lumi i Currajve po cenohet nga betonizimi
  • Përse na lodh vapa? Ekspertët shpjegojnë fenomenin që ka prekur gjithë Europën
  • Aksioni në burgun e Fierit, telefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dordolecët e Propagandës
  2. Igor on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Fjalë me vend on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  4. demo on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. Lexuesi on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?