Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse u shkarkua Ahmetaj? Vangjeli zbulon çfarë ndodhi mbrëmë në Kryeministri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pse u shkarkua Ahmetaj? Vangjeli zbulon çfarë ndodhi mbrëmë në Kryeministri
AktualitetPolitike

Pse u shkarkua Ahmetaj? Vangjeli zbulon çfarë ndodhi mbrëmë në Kryeministri

Published: July 25, 2022
Shpërndaje

Vendimin për të shkarkuar Arben Ahmetajn si zëvendës të tij, kryeministri Edi Rama e ka marrë mbrëmjen e kaluar, sapo Ilir Meta dorëzoi Presidencën te Bajram Begaj, ka zbuluar analisti Lorenc Vangjeli.

Në studion e ABC Live, Vangjeli tha se ende pa mbaruar festa e inaugurimit të kryetarit të ri të shtetit, Rama bëri mbledhje në Kryeministri dhe njoftoi ndryshimin në kabinet. Analisti thekson se Rama nuk do t’i shkruante Ilir Metës deri në 24 korrik dhe kështu bëri.

“Ceremonia vazhdonte ende në oborrin e pasëm. Dje është bërë mbledhja dhe është komunikuar një gjë e tillë. Zoti Rama ka rrëfyer vendimin e tij për të bërë dyshime në kabinet. Është sërish data 24 korrik. Dhe po në të njëjtën kohë për shumë arsye çfarëdo që të ndodhte Edi Rama nuk do ti shkruante Ilir Metës deri në 24 korrik. Është lexuar disa gabim lëvizja. Në këtë lexim të gabuar të tij ndikon edhe njeriu i jashtëzakonshëm. Dëgjova Berishën që shpesh është racional, sot ndërtoi sërish një gjë të tillë”, tha Vangjeli.

- Publicitet -

Ndërkohë, që ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama e shkarkoi Ahmetajn për ta ndihmuar të arratiset, Vangjeli thotë se lexohet ndryshe. Sipas tij, vendimi i Ramës është politik dhe ka të bëjë me ekuilibrat e brendshëm të PS.

“Lëvizjet e Ramës lexohen në krejt tjetër. Është ajo që do të ndodhë në vjeshtë. Por ka të bëjë me arsye politike. Ndryshe nga doktori mendon kryetatarja e LSI, që këtë emër e ka përjashtuar nga kjo përgjegjësi. E shikoj doktorin konseguent në atë që thotë. Doktori shikon atë që i intereson. Lëvizjet e Ramës kanë të bëjnë me ekuilibrat e brendshëm në PS. Rama është i vetëdijshëm që pas dështimeve në rrugët e integrimit, pati një progres spektakolar për çeljen e negociatave. Situata në selinë rozë nuk është qa rozë”, tha ai.

Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri mendon ndryshe. Ai thotë se Ahmetaj është i përfshirë në aferën e inceneratorëve dhe kjo dosje që ndodhet në SPAK do të marrë me vete edhe shumë emra të fortë.

“Ne e dimë që ka një dosje shumë të fortë në SPAK. Zoti Ahmetaj është një nga protagonistët. Këtu është një grup shumë i madh personash. Dosja do të marrë me vete disa figura të tjera shumë të forta politike”, tha ai.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Mali says:
    July 25, 2022 at 2:55 pm

    FILLOVE TA DHJESESH
    VANGJO BEJ KUJDES
    NE TE BEN DEM CORBA
    MUND TE HASH NJE PRESH

    Reply
  • Aldrin says:
    July 25, 2022 at 3:22 pm

    Ekuilibret politike te Rames. Thua Rama pyet per ekuilibret. O Vangjo, ca eshte ekuilibri?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?