Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pse zhgënjimi është kaq i thellë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Pse zhgënjimi është kaq i thellë
Kryesoreopinion

Pse zhgënjimi është kaq i thellë

Published: January 17, 2025
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Retorika e lidershipit politik gjatë para-fushatës zgjedhore po karakterizohet sërish e velshëm nga kërcënimet dhe premtimet për të përplasur “drejtësisht” rivalët pas hekurave, ku, sipas tyre, edhe e kanë vendin. Por e gjitha kjo nuk po ngjit në publikun e gjerë. Jo më, të paktën.

- Publicitet -

Arsyeja nuk është thjesht fakti se kanosja me pranga ndaj kundërshtarit nuk përbën aspak risi në diskursin politik të këtyre dekadave, edhe kur qëllon e nuk është e manget në argumenta bindës.

Apatia publike ndaj arrestimit hipotetik të ndonjërit prej tyre është e rrënjosur në të vërtetën e hidhur se, historikisht, arrestimet dhe dënimet e ish-pushtetarëve tanë janë ndërmarrë për krime të papërfillshme a inekzistente. Për më tepër, nuk kanë shënjuar kurrë ndryshime të prekshme pozitive.

Rasti i bashkëshortes së ndjerë të diktatorit Hoxha, dënuar për konsumin e tepërt të kafes dhe sheqerit, duhet te jetë më tipiku. Pa llogaritur se mendësia dhe metodologjia politike mbeti po ajo. Prandaj, veç personit të tyre, besoj familjarëve e ndonjë ithtari prej interesit, nuk kanë pse të miklohen shqiptarët.

Nuk i intereson njeriu se kryeministrin Edi Rama e paskan sharë nga vëllai, djali që është bërë burrë apo ish-bashkëshortja e para 30 viteve. Se tash nuk duron më dhe do bëjë “Babalen” precedent për edukimin me të vërtetën e brezave të politikanëve të ardhshëm. Apo edhe se cilat janë preferencat e tija vetjake në një mori sferash, përfshi ato më personalet dhe intimet.

Haptazi, pakkujt i bëhet vonë nëse doktor Berisha i bën akuzat dhe thirrjet për mosbindje nga 5-6 herë në ditë, si vakte dietologësh, prej ballkonit te “M. Matohiti” apo prej zyrave te ish-ShQUPI. Edhe shërbimin e imagjinuar ndaj demokracisë mbarëbotërore me pusulla shkarravitur në dokumenta zyrtare paraqitjeje nuk preket kush nëse e bën një a dy herë në muaj.

Po aq përshtypje po na bën edhe nëse kryebashkiakun Veliaj e ftojnë në SPAK për një dorë muhabet konstruktiv apo thirret në tjetër cilësi. Nëse ish-presidenti Meta ka ku të stërvitet në qeli apo se ku do e vendosë çadrën Kryemadhi. Nëse të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar bien në labirinthe ligjore prej çfarë kanë bërë apo kanë neglizhuar të bëjnë.

Shqiptarëve nuk u bën më përshtypje asgjë, aq më pak sjellja fort e përshtatshme për formatin Big Brother e një lukunie primitive që pretendon se na udhëheq. Janë tepër të lodhur nga hallet e veta për t’i vënë veshin maskaralliqeve të një grusht njerëzish, të shpërlarë nga çdo vlerë dhe që kontribuojnë në harmoni të plotë për të shtypur çdo mundësi të qenësishme progresi.

Shqiptarët e kanë mësuar nga përvoja ndër dekada se as alternativat joshëse, që gjithnjë shpresohet të sjellin një frymë të re, në këtë qerthull mbytës, nuk mbijetojnë dot. Bëhen neveritshëm palë e pjesë e tij.

Prandaj me të njëjtin skepticizëm që shohin të sprovuarit iu qasen edhe rioshëve të çjerrur që rreken të marrin vëmendje e mbështetje me lloj-lloj trukesh rrjetesh sociale a studiosh televizive.

Shqiptarët tashmë janë bërë pragmatikë. E dinë se të qënit politikan në këtë vend nuk ka të bëjë me ndërtimin e politikave zhvillimore e aq më pak me idealizmin. Është veçse një profesion fitimprurës që po bëhet gjithnjë e më ‘trend’ edhe mes brezave të rinj. Edhe pak vite po të ushtrohet, siguron standarde të kënaqshme për ata vetë dhe kë i rrethon. E kjo s’ka si të mos jetë e lakmueshme, kur opsionet e tjera të punësimit vënë në diskutim mbijetesën.

Mbi të gjitha e fatkeqësisht, shqiptarët nuk çuditen më. Zhgënimi është aq i thellë, sa po humbim aftesinë të reagojmë, të imagjinojmë të mirën në këtë vend, ku ëndrrat heshten dhe burgosen, hiç më pak se në diktaturë.

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Arben Tashko says:
    January 17, 2025 at 8:49 pm

    Te le pershtypjen se autoria e artikullit
    po thote se:

    1. Shqiperia nuk mund te behet.

    2. Te gjithe grinden me njeri tjetrin,
    por nuk jane ne gjendje te zgjidhin
    problemet madhore te Shqiperise.

    Po te jete pjeserisht e vertete, JO 100%
    ne duhet te konsultohemi e te degjojme
    me vemendje e respekt mendimet e ATIJ
    qe di me shume dhe me te cilen na perputhen
    Interesat e kombit tone ,qe ka qene plotesisht
    I neglizhuar ne Ballkan sepse veshet e fuqive
    te medha te asaj kohe degjonin veten mendimet
    e atyre qe na renuar, sepse ne grindeshim me n
    jeri tjetrin.

    ATO na prezantuan ne Europe si nje komb i pa
    civilizuar, ku instiktet e egra e mposhtnin llogjiken.

    Edhe sikur grindvecet kryesore te ishin vetem
    5% —>10% te pjeses tjeter indiferente, qe dashurojne
    spektaklin por nuk kane durim apo takat ti shkojne
    problemeve deri ne fund.

    Tragjedi me e madhe eshte se keto lloj individesh
    duket se besojne se Interesi I tyre Personal korespondon
    me interesin e Kombit Shqiptar.

    Nuk ka gje keto per tu cuditur, se ky mentalitet
    vete-shkatruse nuk eshte nje gje e ralle ne
    Ballkan por eshte I pranishem edhe ne vendet te
    tjetra te Botes.

    Eshte pjeserisht nje droge psikologjike qe gjenerohet
    shpesh ne menyre automatike per te ruajtur qetesine
    e mposhtur ankthin.

    Ky vetemashtrim ndodh se njerezit jane specialiste
    te gjykojne te tjeret por nuk jane ne gjendje te anlizojne
    veten e tyre.

    Reply
  • ¿? says:
    January 17, 2025 at 8:58 pm

    Ben Gjiza, ke shkruar shume, po s’ke thene gje. Si gjithmone “stating the obvious” dmth totalisht useless.

    Reply
  • TRENI says:
    January 17, 2025 at 9:10 pm

    Ja ketu ne forumet shqiptare te gazetes dita eshte nje shqipfoles antishqiptar grek maskara mavri (¿?),
    qe krruhet me shumicen e komentuesve shqiptare, per te mbjelle rremuje, per konfuzion, per perçarje.
    Prej 1 viti, mavria eshte vetem 1 lecke bythe e perveluar qe kundermon ere e qelbur. Pra si gjithmone:
    “stating the obvious” dmth totalisht useless.

    Reply
  • demo says:
    January 18, 2025 at 8:45 am

    Modeli u krijua.Kallupi u sajua.Pallavratori Edi Rama,,Lame hajduti,Mertir jevgu,,pastaj kallupin e perdorin Mira Kazani,Bozhe Bozharja dhe kjo Edona Llukacaj,,si shoqja Vito,shoqja Fiqerete,shoqja Lumturi futeshin ne kallupet e Raportit historik te shokut Enver. Stili dhe forma ,XHAMLLIKU PIKTURIKU,NUK BEJNE PERMBAJTJE.
    Nexhmija jo per kafe,por sikur per busta sheqeri te ishte denuar nuk duhet te dilte gjalle nga burgu,sepse 40 vjet frymezoi krime me Ate Institutin e Luftes Kllasave. Saliu jo per Klubin Partizani te denohet,por edhe per organizaten Ciftelia,nuk duhet te dale gjalle nga burgu se ka bere krime,shkaterrime dhe vjedhje ne permasa katastrofike.
    Edi Rama ta luaje dybekyn si te kete qejf,nuk i shpeton burgut per vjedhje te Shtetit me shumice dhe pakice.
    Ata Rioshet politikane sot jane Shpresa e Vetme e ketij populli,qe nuk mund te mbetet peng i Krimineleve dhe Hajduteve te Pangopur..

    Reply
  • Vladimir Dushniku says:
    January 19, 2025 at 4:57 pm

    Nje shkrim pa asnje vlere,nje retorike e perseritur nder vite qe jo vetem nuk trajton asgje,por as qe jep ndonje zgjidhje! DITA nuk i afrohet fare gazetes se dikurshme Kohajone,qe e vetme e ngriti popullin ne kembe! Pronaret tuaj dhe kryetedaktori jane ne sherbim te Rames aq sa keni bllokuar shumicen e komenteve dhe do t’a censuroni edhe kete koment!
    Per turpin tuaj nuk keni trajtuar 8 protestat e pensionisteve duke u bere pjese edhe e KLAN,Top channel,Vizion Plus,RTSH etj kunder interesave te shumices se vuajtur te shqiptareve! Shqip: E KENI SHITUR SHPIRTIN SHEJTANIT!

    Reply
  • chp says:
    January 20, 2025 at 4:03 am

    Zhgenjimi eshte kaq i thelle per shkak te ketyre faktoreve 1- Mediat shqipfolese qe jane bere pjese e bandave politike me ne krye serial killerin Berishe dhe shprese vrasesin Rama……2 dipllomatet euro amerikane qe ne menyre te hapur mbrojne Usaliun e tyre.. me Non Grata Gallata…3…Mazhoranca e majte qe historikisht ka patur shumicen ne ate vend dhe ka treguar nje impotence kriminale Zonja Llukaçaj eshte shume e vonuar qe paska kuptuar zhgenjimin e thelle…Ky zhgenjim u cimentua qe ne 31 mars 1991 kur Banda Tropojes me gjeneralin Biberaj,Marshallin Berishe me Pit Bullin Hajdari prishen votimet e asaj dite duke organizuar 2 prillin 1991 ku dogjen Shkodren dhe krejt Shqiperine..Shqiptaret nuk do zhgenjehen kur te kuptojne qe votimet e 22 marsit 1992 nuk i fitoi Berisha me PD por ceku i bardhe i Rajesonit dhe Vaporrat e leshit te Biber Elezit qe prisnin ne Otranto …zonja Llukaçe je 33 vite e vonuar….

    Reply
  • Americano says:
    January 21, 2025 at 1:12 am

    Dal te shkruaj asgje per mos hic asgje!!
    Ja ka futur autorja sa nga krushka sa nga mushka, se c’ka dashur te thote vec ajo e di!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?