Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Historike në futboll: PSG e adoleshentëve turpëron 5 me 0 Interin dhe siguron Ligën e Kampioneve për herë të parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Historike në futboll: PSG e adoleshentëve turpëron 5 me 0 Interin dhe siguron Ligën e Kampioneve për herë të parë
Lajmi i funditSport

Historike në futboll: PSG e adoleshentëve turpëron 5 me 0 Interin dhe siguron Ligën e Kampioneve për herë të parë

Published: May 31, 2025
Shpërndaje

PSG dhe Interi luajtën sot për trofeun më të lakmuar për klube në futbollin europian, Ligën e Kampioneve. Një trofe që e diskutuan dy skuadra të cilat nuk ishin ndeshur asnjëherë më parë me njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare në sfida zyrtare.

Francezët e shkatërruan skuadrën italiane me rezultatin e thellë 5 me 0.

PSG vinte për herë të dytë në finale, teksa ka humbur të parën në vitin 2020 përballë Bajern Mynihut.

- Publicitet -

Ndërsa për Interin kjo ishte finalja e shtatë në histori, me tre të fituara dhe tre të humbura, të fundit në vitin 2023, me protagonistë shumë nga emrat të cilët ishin në fushë edhe sot.

LIVE PSG-INTER 5-0

12′ Hakimi, 20′, 63′ Doue, 73’Kvaratskhelia, 85′ Majulu

NGJARJET KRYESORE

85’ GOOOL PSG! Aksion i pabesueshëm me shumë pasime i francezëve, adoleshenti Majulu shënon para Zomer.

84’ Kvaratskhelia, Fabian Ruiz dhe ZHoa Nevesh i lënë vendin ën fushë Zair-Emeri, Gonçalo Ramos dhe Majulu.

81’ Barkola i shtrin të gjithë me radhë pasi depërton në zonë, por në mënyrë të pabesueshme gjuan jashtë.

80’ Gjuajtja e fortë e Zalevskit nga distanca, sfera shkon në duart e Donarumës.

75’ Turam ka mundësinë të shënojë me një diagonale nga e majta, por gjuajtja e tij ndalet nga Donaruma.

73’ GOOOL PSG 4-0/ Francezët e pamëshirshëm nuk ndalen me një kundërsulm të jashtëzakonshëm të finalizuar nga Kvaratskhelia.

70’ Tjetër zbritje e shpejtë e francezëve, në fund topi shkon te Barkola i cili nuk gjen portën duke fluturuar sferën mbi traversë.

66’ Luis Enrike largon nga fusha Doue, për t’i bërë vend Barkola.

63’ GOOOL PSG 3-0/ Dembele pason me thembër duke nisur kundërsulmin perfekt të parisienëve, të finalizuar nga Doue.

63’ Bisek del nga fusha i dëmtuar bashkë me Mkhitarjan, ndërsa i bën vend Karlos Augusto dhe Darmian.

61’ Kundërsulm perfekt i francezëve me Hakimin në të djathtën, gjuajtja e tij diagonale përsëri nuk shkon në portën e Zomer.

55’ Pas një goditje këndi, një dalje e gabuar e Donarumas krijon pak panik në zonën e PSG, por në fund gjuajtja e Barelas bllokohet nga mbrojtësit e skuadrës franceze.

54’ Bisek dhe Zalevski marrin vendin e Pavard dhe Dimarko në radhët e Interit.

53’ Dembele gjen hapësirë në të majtën, gjuan drejt shtyllës së dytë, por nuk gjen portën.

50’ Kundërsulm thuajse perfekt i francezëve, Kvaratskhelia gjendet përsëri i vetëm në zonë, por edhe një herë gjuajtja e tij nuk gjen portën.

49’ Interi kërkon prekje topi me dorë në zonë, gjyqtari akordon një të tillë kundër italianëve.

49’ Harkim i rrezikshëm në zonë për Turam, Hakimi nuk rrezikon dhe i dhuron italianëve goditje këndi.

46’ Menjëherë një depërtim i Kvaratskhelias në të majtën, gjuajtja e tij nuk gjen portën e Zomer.

46’ Nis pjesa e dytë pa ndryshime në radhët e dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes me avantazhin 2-0 të PSG.

45’+2’ Edhe Kvaratskhelia gjuan pas një depërtimi nga e majta, sfera devijohet dhe përfundon jashtë katërkëndorit të italianëve. (VIDEO)

45’+1’ Doue gjen një hapësirë për të gjuajtur nga jashtë zonës, sfera shkon jashtë, ngjitur me shtyllën në të majtën e Zomer. (VIDEO)

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Doue nga e majta harkon në shtyllën e dytë ku gjen Dembele, gjuajtja e të cilit godet vetëm traversën e portës së Zomer. (VIDEO)

42’ Interi merr më shumë iniciativën në këto minuta, por pa gjetur të çarën për të goditur në portën e Donarumës.

37’ Një goditje këndi nga e djathta e Çalhanollu gjen Turam në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij me kokë shkon jashtë jo shumë larg portës së Donarumës. (VIDEO)

34’ Harkimi i një goditje këndi gjen Markinjos, gjuajtja e tij me kokë nuk gjen katërkëndorin.

27’ Fabian Ruiz provon me të majtën nga jashtë zonës, topi shkon në duart e Zomer.

23’ Interi tenton të reagojë me një goditje nga këndi, topi harkohet në zonë ku Açerbi gjuan me kokë, por çon sferën mbi traversë.

20’ GOOOL PSG 2-0/ Kundërsulm perfekt i parisienëve, topi shkon te Doue në të djathtën dhe gjuajtja e tij e devijuar shkon në rrjetë pas krahëve të Zomer.

17’ Kvaratskhelia depërton në të majtën, gjen hapësirën dhe gjuan, por çon sferën shumë lart mbi traversë.

12’ GOOOL PSG 1-0/ Aksion i shpejtë i francezëve, pasimi nga e djathta i Doue gjen Hakimin i cili shënon golin e avantazhit.

11’ Dembele në të djathtën gjen hapësirë për t’u futur në qendër, gjuajtja e tij shkon në duart e Zomer.

10’ Doue ndërron krah dhe del në të majtën, gjuajtja e tij përfundon në duart e Zomer.

7’ Harkime radhazi në zonën e Interit, Markinjos fillimisht nuk ia del të devijojë me kokë e pas gjuan jashtë.

2’ Doue hyn në zonën e Interit por nuk ia del të gjejë pasimin e duhur, teksa shkakton faull ndaj Çalhanollu.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    May 31, 2025 at 9:16 pm

    Keta Interi ose kane udhetuar ne kembe nga Milano ne Gjermani,ose jane pire,jane bere tape,pervec Inzagit,qe ishte shume energjik.Ishin bere telef,qe nga minuta pare deri te fundit,topat tek portjeri.Tani mos ankohen per arbitrin,si Sali Berisha.

    Reply
  • chp says:
    May 31, 2025 at 9:42 pm

    E ke gabim krahesimin zoti demo
    Salih Berishaj nuk eshte ankuar per albitrin por e ka share me liber shtepie…Edhe pse ka tre kartona te kuq Usaliu nga Usa ai eshte prape ne loje me i fuqishem se atehere kur pshurri qeverine e stabilitetit ne 4 dhjetor 1991…qe ishte qeveria e ime dhe juaja..derisa sa te shoh prangat ne duart e Berishes kam te drejte te them se ai ka kartele paprekshmeria nga “federata e usa-tallareve” qe i dhane Non Grata Cokollata si Viagra..Perendimi po shkruan me Saliun e tyre pjesen e dyte te librit “REZILI ANGLO-AMERIKAN PER SHQIPERINE”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Kokpalari 21 janarit on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  3. TITI on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  4. !!? on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. Askushi on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?