Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikimi i listës së agjentëve të SHISH në Shqipëri, ish-koloneli anglez: Ishte goditje shkatërruese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Publikimi i listës së agjentëve të SHISH në Shqipëri, ish-koloneli anglez: Ishte goditje shkatërruese
KronikeKryesore

Publikimi i listës së agjentëve të SHISH në Shqipëri, ish-koloneli anglez: Ishte goditje shkatërruese

Published: November 6, 2022
Shpërndaje

Goditje shkatërruese pësoi Shqipëria, pasi rrjedhjes së listës me të dhënat e Punonjësve të SHISH, thotë ish-koloneli britanik i inteligjencës ushatarake, Philip Ingram.

Për DailyMail, ai është shprehur se ajo që u bë nga hackerat ishte rrjedhja më e dëmshme për një vend, pasi përshkruan emrat, informacionet e pasaportës dhe numrat e telefonit të anëtarëve të shërbimit të inteligjencës shtetërore të Shqipërisë (SHISH).

Komenti i tij, erdhi pas analizës së medias britanike mbi pasojat e kësaj liste tek emigrimi drejt Britanisë. Sipas DailyMail, në atë listë kishte emra të njohur të krimit, që për pasojë janë duke u ‘kamufluar’ si emigrantë dhe po u drejtohen vendit të tyre.

- Publicitet -

Ingram paralajmëron se rrjedhjet mund të pengojnë seriozisht përpjekjet britanike për të penguar kriminelët shqiptarë që kontrollojnë kontrabandën e njerëzve me anije të vogla, ndërsa bandat ‘ndryshojnë taktikat e tyre për të qëndruar një hap përpara.

“Këto rrjedhje janë një goditje shkatërruese jo vetëm për shërbimet shqiptare të sigurisë, por edhe për agjencitë tona të zbatimit të ligjit që punojnë për të mbrojtur brigjet tona nga bandat kriminale”, tha ai.

Një zëdhënës i qeverisë shqiptare tha për median britanike se materiali ishte një ‘përzierje e së vërtetës dhe gënjeshtrës’ dhe kundërshtoi disa nga shifrat e përmendura në dokumentet zyrtare si ‘numra krejtësisht të sajuara’.

Më tej, ish-koloneli shtoi: ‘Shqipëria ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik nga Irani, i cili është dënuar nga NATO.’

Pak ditë më parë, hakerat e quajtur “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut” publikuan në Telegram një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Për të ardhur keq! says:
    November 6, 2022 at 1:44 pm

    Këto janë naivitete!!! Si ka mundësi që SHIK vendos emrat sekrete në internet dhe u krijon mundësinë hakerave që të futen në sistem?! A ka specialistë të “Information Technology”, ose IT, që kuptojnë që jo çdo gjë vihet në internet me “Microsoft Operating System”, i cili është i njohur jo plotësisht i sigurtë. SHIK, policia e shtetit, bankat, ministritë, institucionet, etj. duhet të punojnë me intranet dhe jo internet, ose të përdorin sisteme të tjera më të sigurta, si UNIX, LINUX, etj. Këtë dëm e bëjnë individë që kanë bërë kurse, apo kanë marrë master, PHD,etj., që tundin dokumentin e fituar, por nuk kanë eksperiencë pune, sepse tregu i punës minimum kërkon 3-5 vjet eksperiencë, perndryshe je jasht tregut, pavarsisht nga titujt që janë në plan të dytë. Më kujtohet që Irlanda, pati një ngritje, në fund të viteve 1990, pikërisht nga modernizimi i teknollogjisë informatike dhe kërkonte specialistë nga jashtë duke i mirë paguar.

    Reply
  • Aldrin says:
    November 6, 2022 at 2:03 pm

    Ne kemi digitalizim mor ingliz i painformuar. Prandaj na duhet, qe te harxhojme miliarda per te mbrojtur te dhenat nga hackerat.

    Reply
  • Erhard says:
    November 6, 2022 at 2:03 pm

    Keto jane pasojat e SHARLATANIZMIT arrogant e mendjemadh te Edi Rames per t’i grumbulluar te gjitha te dhenat e shtetit ne e Albania!
    Te dhjefsha ne dixhitalizim,o Rame,se ti je jo vetem i pa afte,por edhe aq sharlatan se do qe te dalesh i pari ne bote per cdo gje!
    Ti je gati te mburresh edhe per nje pordhe qe behet ne Sarande se do thuash qe e bere ti!
    Ti je fatkeqesia e kombit shqiptar ,o Rame,te rente damllaja!

    Reply
  • Aldrin says:
    November 6, 2022 at 2:06 pm

    Nuk do te dali i pari ne bote per cdo gje, se nuk dalje para kjo. Punon vetem per te vjedhur. Digitalizimi ishte projekt vjedhjeje, dhe me gjasa dhe i qellimshem per te bere deme te pallogaritshme ne shtetin shqiptar. Tjetri punon hapur per serbin dhe grekun. Per kete ka dale i pari. Meriton medalje

    Reply
  • Andis says:
    November 6, 2022 at 3:39 pm

    Shtetit i ka rene morali dhe dinjiteti me keto te dhena te dala ne publik.

    Reply
  • 3D says:
    November 6, 2022 at 5:25 pm

    Kjo tregon se sa të rrezikuar janë shërbimet sekrete të vëndeve të vogëla nga shtetet e këtyre shteteve

    Reply
  • Gjoba 110 milion euro që do ti paguajn shqiptarët Françesko Beketit për faj të hajdutit Rama është baraz me 2258 kg ar → 658 kg më shumë se rezervat e arit që ka vendi ynë. says:
    November 6, 2022 at 6:48 pm

    Në një rast të tillë në shumë vende Kryeministri do të ishte arrestuar ose do të kishte dhënë dorëheqje, ndërsa ky i yni nuk merr asnjë përgjegjësi!

    Reply
  • RADIKA says:
    November 7, 2022 at 1:52 am

    Te gjitje e mesuan
    Se sa tru ka cari
    Ai se can koken
    Nuk e vret samari

    Ja ka pire lengun
    Ketij fare mileti
    Vetem per te llapur
    Eshte i afte i shkreti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?