Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikimi i listës së pagave dhe të dhënave personale, Tatimet shpallen “fajtorë” dhe gjobiten me 25 mijë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Publikimi i listës së pagave dhe të dhënave personale, Tatimet shpallen “fajtorë” dhe gjobiten me 25 mijë euro
EkonomiKryesore

Publikimi i listës së pagave dhe të dhënave personale, Tatimet shpallen “fajtorë” dhe gjobiten me 25 mijë euro

Published: December 1, 2022
Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është shpallur “fajtore” kryesore për skandalin e rrjedhjes së pagave dhe të të dhënave personale të 637 mijë qytetarëve shiptare dhe është gjobitur me 3 milionë lekë apo 25 mijë euro.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka ndërmarrë një hetim të zgjatur në kohë sa i takon bërjes publike të të dhënave me sensitive të qytearëve dhe ka dalë me vendim më datën 24 nëntor 2022, ku janë konstatuar 6 shkelje ligjore nga tatimet për të cilat janë vendosur dhe masat administrative përkatëse.

Sipas vendimit të zbardhur nga scan tv, gjatë hetimit është konstatuar se “Nuk ka norma specifike që rregullojnë ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale, gjatë proceseve përpunuese që zhvillon Kontrolluesi, në përmbushjen e detyrave funksionale.  Gjithashtu, nuk janë konstatuar procese monitorimi të standardizuara dhe periodike sipas rregulloreve të hartuara për mbrojtjen e aseteve dhe informacionit, për ruajtjen, integritetin, disponueshmërinë dhe konfidencialitetin e të dhënave”.

- Publicitet -

Po ashtu, rezulton se “Drejtoria e Përgjithshme e Tattimeve,  nuk ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të trajnimit të punonjësve që kanë akses dhe përpunojnë të dhëna personale lidhur me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Rezulton mosplotësim i detyrimeve në lidhje me ngritjen, administrimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit së Sigurisë së Informacionit (SMSI) për sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale”.

Në vendim thuhet gjithashtu se , Kontrolluesi ka dëshmuar një qasje pjesërisht jobashkëpunuese, e cila, shoqëruar me mosadresimin e kërkesave të parashtruara në lidhje me dhënien e dokumentacionit dhe mundësimin e aksesit/demonstrimit të funksionimit të sistemit “eTaxation”, sipas kërkesave të grupit të hetimit, ka pamundësuar zhvillimin e gjerë të hetimit administrativ, në lkundërshtim me ligjin.

Ndërkaq, Drejtorisë së Tatimeve i është lënë si rekomandim kryesor që të përcaktojë në mënyrë të qartë databazat në të cilat legjitimohet të ketë akses dhe kategoritë e të dhënave që duhet të aksesoj në secilën databazë si dhe të marrë masa të menjëhershme në drejtim të ndalimit të aksesit të paligjshëm, në ato databaza, aksesi në të cilat, është në tejkalim të parimit të mjaftueshmërisë së të dhënave.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Toni says:
    December 1, 2022 at 12:57 pm

    Po mire po ndonje ka pergjegjedi? Apo onstitucioni? Pra askush I bie se institucioni jane muret…Ore kush I nxorri a eshte ne burg…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë
  • Vuçiç “distancohet” nga thirrjet fashiste të ministres së tij për “spastrim etnik” të Kosovës
  • Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE
  • Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë rreth 200 milionë euro
  • Seanca plenare, autobotë me ujë dhe forca të shumta policie rrethojnë Kuvendin

Komentet e Fundit

  1. Iso on Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë rreth 200 milionë euro
  2. MeteH on Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  3. Ethem Lalaj on Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  4. Bardhyl Anadolli on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  5. 1thundrak on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?