Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikimi i pagave, Komisioneri gjobit Drejtorinë e Tatimeve me 25 mijë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Publikimi i pagave, Komisioneri gjobit Drejtorinë e Tatimeve me 25 mijë euro
AktualitetKronike

Publikimi i pagave, Komisioneri gjobit Drejtorinë e Tatimeve me 25 mijë euro

Published: December 13, 2022
Shpërndaje

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka gjobitur me 3 milionë lekë ose rreth 25 mijë euro, Drejtorinë e Tatimeve për publikimin e pagave për më shumë se 637 mijë qytetarë shqiptarë.

Në vendimin e publikuar në fund të muajit nëntor të vitit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka konstatuar 6 shkelje ligjore nga tatimet për të cilat janë vendosur edhe masat administrative. Gjoba është 25 mijë euro dhe Zyra e Komisionerit në hetimin administrativ nga provat e administruara ka konstatuar se Tatimet ndonëse kanë miratuar një rregullore në funksion të sigurisë së informacionit, nuk ka vendosur rregullat për zbatimin e rregullores.

“Nuk ka norma specifike që rregullojnë ruajtjen, mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave personale, gjatë proceseve përpunuese që zhvillon Kontrolluesi, në përmbushjen e detyrave funksionale. Gjithashtu, nuk janë konstatuar procese monitorimi të standardizuara dhe periodike sipas rregulloreve të hartuara për mbrojtjen e aseteve dhe informacionit, për ruajtjen, integritetin, disponueshmërinë dhe konfidencialitetin e të dhënave”.

- Publicitet -

Gjithashtu, në vendim Komisioneri vë në dukje po ashtu se nuk janë trajnuar si duhet kapacitetet e duhura njerëzore. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të trajnimit të punonjësve që kanë akses dhe përpunojnë të dhëna personale lidhur me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Rezulton mosplotësim i detyrimeve në lidhje me ngritjen, administrimin dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Menaxhimit së Sigurisë së Informacionit) për sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale”.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka ngritur po ashtu shqetësimin për mungesën e bashkëpunimit nga ana e institucionit të Tatimeve, që ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesave të parashtruara nga grupi i kontrollit. Kjo siç thuhet edhe në vendim ka cenuar hetimin administrativ. Sakaq, Drejtorisë së Tatimeve i është lënë si rekomandim kryesor që të përcaktojë në mënyrë të qartë databazat në të cilat legjitimohet të ketë akses dhe kategoritë e të dhënave që duhet të aksesojë në secilën databazë, si dhe të marrë masa të menjëhershme në drejtim të ndalimit të aksesit të paligjshëm, në ato databaza, aksesi në të cilat, është në tejkalim të parimit të mjaftueshmërisë së të dhënave.

Databaza me të dhënat personale dhe sensitive të më shumë se 630 mijë qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik qytetarëve u shpërnda përmes aplikacionit “WhatsApp”, thuajse një vit më parë, duke shënuar rrjedhjen më të madhe të të dhënave zyrtare në vend. Databaza kishte numrat personalë, emrat, subjektet punëdhënëse si dhe pagën mujore të të gjithë personave të regjistruar. Nga hetimet e prokurorisë Tiranë rezultoi se ishin 2 prej punonjës të IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve që kishin shpërndarë të dhënat personale, përkundrejt një përfitimi financiar. Por skandali i pagave nuk ishte i vetmi, ai u pasua edhe nga publikimi i targave të makinave, duke cënuar kështu edhe një herë tjetër privatësinë e çdo qytetari shqiptar.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 06 korrik 2026
  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”

Komentet e Fundit

  1. Dursakja on Arkivoli në protestë
  2. demo on Arkivoli në protestë
  3. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  4. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  5. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?