Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arkivat sekrete të deklasifikuara: Kadri Hazbiu urdhëroi dhe më pas anuloi helmimin e Leka Zogut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Arkivat sekrete të deklasifikuara: Kadri Hazbiu urdhëroi dhe më pas anuloi helmimin e Leka Zogut
HistoriLajmi i fundit

Arkivat sekrete të deklasifikuara: Kadri Hazbiu urdhëroi dhe më pas anuloi helmimin e Leka Zogut

Published: October 20, 2025
Shpërndaje

Diku nga fillimi i vitit 1945, vetëm disa muaj pas mbarimit të Luftës, Qeveria shqiptare e kryesuar nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha, hartoi dhe publikoi një listë të gjatë emrash, të cilët ishin arratisur nga Shqipëria kryesisht në periudhën tetor – dhjetor 1944, ku pjesa më e madhe e tyre ishin ish-eksponentë të lartë të organizatës nacionaliste ‘Balli Kombëtar’ dhe asaj të Legalitetit’, si dhe ish-funksionarë të lartë të qeverive shqiptare që nga koha e Mbretërisë apo atyre nën pushtimin italian e gjerman në vitet 1939-1944, si kryetarë komunash e bashkish, shefa policie e xhandarmërie, ushtarakë të lartë, prefektë, deputetë, senatorë, ministra, kryeministra etj., etj., të cilëve u ndalohej kthimi në atdhe.

Këtë listë që mbante firmën e Ministrit të Drejtësisë së asaj kohe, Manol Konomi, (një nga shokët dhe miqtë më afërt të Enver Hoxhës që nga vitet Liceut francez të Korçës, ku ata ishin nxënës dhe më pas pedagogë), jo thjesht për koincidencë të rendit alfabetik, e kryesonte Ahmet Zogu dhe Abaz Kupi.

Sipas vendimit të qeverisë shqiptare të asaj kohe, të gjithë personat që ishin në atë listë, shpalleshin “kriminelë dhe armiq të popullit”, pasi akuzoheshin se kishin bërë krime dhe atyre jo vetëm që u ndalohej kthimi në Shqipëri, duke mos përfituar nga amnistitë e ndryshme që jepte herë pas here regjimi komunist i Enver Hoxhës, kryesisht në raste përvjetorësh të çlirimit të vendit, apo shpalljes së Pavarësisë, etj.

- Publicitet -

Një rast ishte ai i vitit 1958, ku me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor (firmosur nga sekretari Sami Baholli dhe kryetari Haxhi Lleshi), nga amnistia e gjerë për të arratisurit që mund të ktheheshin në Shqipëri, nuk përfituan 208 persona, të kryesuar nga Ahmet Zogu dhe Abaz Kupi.

Madje ndaj Abaz Kupit, qeveria shqiptare kishte bërë kërkesë në organizmat ndërkombëtare dhe kërkonte ekstradimin e tij në Shqipëri; “për të dalë para gjyqit të popullit dhe për të marrë dënimin e merituar”! Që nga ajo periudhë kur u publikua për herë të parë ajo listë, pra që nga viti 1945 e në vijim, madje deri në vitin 1990, lista pësonte ndryshime, pasi një pjesë prej tyre kishin ndërruar jetë, apo ishin shtuar të tjerë që ishin arratisur nga Shqipëria ndër vite, por emrat që e kryesonin atë, si Ahmet Zogu dhe Abaz Kupi, nuk ndryshuan deri sa ata ndërruan jetë, përkatësisht në 11 prill 1961 dhe 9 janar 1976.

Jo vetëm kaq, por për Zogun dhe Abaz Kupin, si dhe gjithë “emigracionin reaksionar”, (siç i cilësonte ata regjimi komunist), që pas vitit 1945, ku pjesa më e madhe e tyre ishte në kampet e Italisë që ishin hapur nga IRO (Organizta Ndërkombëtare për Refugjatët), kishte filluar ndjekja dhe survejimi nga ana e Degës dhe më pas Drejtorisë së Zbulimit pranë Ministrisë së Brendshme (e atashuar në godinën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi kishte varësi edhe nga ajo), me anë të oficerëve të Zbulimit që ishin kamufluar si diplomatë në të gjitha përfaqësitë diplomatike të shtetit shqiptar, të akredituar në vende të ndryshme të botës, apo dhe me anë të agjentëve të ndryshëm të dërguar enkas nga Shqipëria me misione sekrete, për kontrollin, survejimin dhe ndjekjen e tyre.

Me anë të Degës dhe më pas Drejtorisë së Zbulimit Politik (të drejtuar nga Myftar Tare në 1945-1947, Vaskë Koleci 1947-1948, Nesti Kopali 1948-1949, Hilmi Seiti 1949-1951, Raqi Duri 1952-1954, Zoi Themeli 1955-1966, Jonuz Mersini 1966-1976, Mehmet Çaka 1976-1980, Perlat Çaushi 1980-1983 dhe Sefer Ramaj 1983-1991), Tirana zyrtare kishte nën kontroll dhe survejim të plotë “emigracionit reaksionar”, madje ajo arriti të kishte nën kontroll edhe vetë Mbretin Zog, gjatë periudhës që ai së bashku me Oborrin Mbretëror, u vendos me banim në Kanë të Francës, (ku dhe ndërroi jetë në 11 prill të vitit 1961), me anë të agjentit të Zbulimit shqiptar, Isuf Mullai, i cili u bë pjesë e Oborrit Mbretëror dhe më pas arriti edhe të drejtojë një degë të Lëvizjes së Legalitetit në Belgjikë.

Gjë e cila tashmë është mjaft e njohur, edhe pse eksponentë të lartë të Legalitetit dhe vetë Mbreti Leka Zogu i Parë, pas viteve ’90-të, e kanë mohuar një gjë të tillë, apo kanë pohuar se ata (Familja Mbretërore dhe vetë Mbreti Zog), e dinin misionin e Isuf Mullajt, por ai nuk përbënte asnjë rrezik për ta.

Gjithsesi, ajo që është më kryesorja dhe që është tema kryesore e këtij shkrimi, ka të bëjë me faktin se; a janë rrezikuar ndonjëherë, apo më saktë, a ka pasur tentativa nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, për eliminimin fizik të Mbretit Zog dhe më pas, Leka Zogut, nëpërmjet Zbulimit shqiptar dhe agjentëve, gjatë kohës që ata kanë qenë në emigrim, si në Francë, Spanjë, SHBA-ës, e deri në Afrikën e Jugut?

Ndërsa për Mbretin Zog, ka pasur dëshmi publike nga pas viteve ’90-të, (si p.sh., ish-zbuluesi L.H., i diplomuar në Shkollën e KGB-së në Moskë në fundin e viteve ’50-të, që për vite me radhë ka shërbyer në disa nga përfaqësitë diplomatike shqiptare të Perëndimit, si Francë, Itali, misioni në O.K.B., etj.), që kanë pohuar se fillimisht ka pasur një urdhër nga Tirana për ta eliminuar fizikisht Mbretin Zog, gjë e cila më pas është anuluar!

Sepse, Tirana zyrtare u druhej një hakmarrje të mundshme të “emigracionit reaksionar shqiptar” apo “kriminelëve të luftës”, ndaj personelit të trupit diplomatik shqiptar, në të gjitha përfaqësitë ku ata ishin akredituar, në vende të ndryshme të botës, me të cilat shteti shqiptar kishte dhe mbante marrëdhënie diplomatike.

Për Zogun ka pasur një tentativë për ta helmuar në vitin 1970! Po kush ishte personi, që dha urdhrin apo porosinë për eliminimin fizik të Leka Zogut, nga ç’arsye u mor ai vendim, si do kryhej vrasja e tij dhe përse u anullua ai urdhër?!

Lidhur me këtë dhe të tjera, na njeh dokumenti sekret që po publikojmë ekskluzivisht në këtë shkrim, (tashmë i de klasifikuar), i cili është nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (tashmë prej vitesh, pjesë e fondit të Autoritetit për Informimin e Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit), që botohet për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

DOKUMENTI ARKIVOR ME LETRËN JONUZ ÇIRAKUT, ISH-SHIFRANT PRANË MISIONIT SHQIPTAR NË OKB NË VITET 1970 – 1972, DËRGUAR MINISTRIT TË BRENDSHËM HEKURAN ISAI, NË JANAR TË VITIT 1983

MINISTRIT TË PUNËVE TË BRENDSHME

SHOKUT HEKURAN ISAI

TIRANË

Në vitin 1970, deri në korrik 1972, kam punuar si shifrant pranë misionit tonë në New York. Gjatë kësaj kohe kam deshifruar një telegram drejtuar Drejtorisë së Zbulimit, i firmosur me sa më kujtohet nga ish – Drejtori i Zbulimit Jonuz Mersini, apo nga zëvendësit e tij A.Ç. e S.K.

Telegrami në fjalë kërkonte që rezidenti atje (në New York), sipas porosisë së këtij telegrami të siguronte helme me afat të gjatë veprimi. Po kështu me sa më kujtohet, telegrami kërkonte edhe pajisje armatimesh të ndryshme të diversantëve.

Mendoj për saktësinë e këtij informacioni, të kontrollohen telegramet e kësaj periudhe.

Përgjigje për kërkesën e mësipërme nëpërmjet shifrës, nuk i është bërë.

Me nderime

1.3.1983 Jonuz Çiraku

DOKUMENTI ARKIVOR ME PËRGJIGJEN E ISH-OFICERIT TË ZBULIMIT PRANË MISIONIT SHQIPTAR NË OKB, KOZMA MOJA, PËR HELMIN DHE ARMËT E PAJISJET E TJERA QË U KISHTE KËRKUAR KADRI HAZBIU

Sekret

12.3.1983

Tiranë

Shënim Operativ

Lidhur me informacionin e Jonuz Çirakut, mbi një kërkesë të Qendrës (Drejtorisë së Zbulimit), dërguar Rezidenturës së New Yorkut, për helme me afat të gjatë dhe pajisje për diversantë, theksoj se një Radiogram të tillë, nuk kam marrë.

Për këtë bisedova dhe me shokun Sokol Shehu, Punëtor Operativ në atë kohë në New York, dhe atij nuk i kujtohet një Radiogram i tillë, ose të jenë bërë përpjekje nga Rezidentura për të gjetur në treg apo nëpërmjet B. p. (bashkëpunëtorëve), materiale të tilla.

Një gjë e tillë nuk i kujtohet as shokut S. Ç., që erdhi pas meje në korrik 1972, për të më zëvendësuar.

Shoku Sefer Ramaj thotë se Jonuz Mersini u pyet e e mban mënd, se në atë kohë, janë harxhuar mjete të tilla.

DOKUMENTI ARKIVOR ME LETRËN E ISH-DREJTORIT TË ZBULIMIT JONUZ MERSINI, PËR BISEDËN E BËRË NGA AI ME DREJTORIN E ZBULIMIT SEFER RAMAJ, LIDHUR ME RADIOGRAMIN E VITIT 1970, ME KËRKESAT E KADRI HAZBIUT PËR HELME, ARMË DHE PAJISJE TË TJERA

Nga informacioni i Jonuz Mersinit, datë 16.5.1983

Në një bisedë me shokun Sefer Ramaj, Drejtor i Drejtorisë së III-të, ai më pyeti nëse mund të jepja ndonjë skjarim, lidhur me një radiogram që i qenka bërë rezidenturës sonë në New York në vitin 1970, për të siguruar doza helmi me veprim të ngadalshëm. Kjo nuk më kujtohet, se nga ajo kohë kanë kaluar 13 vjet dhe nuk mbaj mënd, nëse është bërë apo jo një radiogram i tillë.

Po mbaj mënd se në këtë kohë, renegati Leka Zogu u vet shpall “Mbret i Shqiptarëve”, dhe filloi një aktivitet të gjerë kundër vendit tonë dhe për bashkimin rreth tij të emigracionit reaksionar. Në këtë kohë Kadri Hazbiu na shtroi detyrën e asgjësimit fizik të Leka Zogut, nëpërmjet vrasjes ose helmimit. Për këtë na dha udhëzime të siguronim edhe mjetet përkatëse, si armë pa zë dhe helme me veprim të ngadalshëm.

Ne studiuam mundësitë tona për këtë veprim dhe gjetëm të përshtatshëm një agjent, apo mik tonin (nuk më kujtohet ekzakt), në Francë, që kish punuar si kuzhinier i Leka Zogut dhe sido që tani ai ishte në pension. Gerlandina e mbante afër dhe ky shpesh shkonte në Spanjë ku banonte Leka Zogu. Këtë variant, ia raportuam Kadri Hazbiut, ai e miratoi dhe na tha të përpiqeshim të siguronim helmin që veprimin ta bënim në këtë rrugë.

Më vonë Kadri Hazbiu na tha që ta linim këtë çështje, sepse veprimet nëpërmjet zhdukjes me terror fizik, nuk janë metodë e punës së zbulimit tonë, por të vazhdojë ndjekja dhe përpunimi i Leka Zogut. Problemi u mbyll me kaq dhe për kohën sa jeshë unë në Drejtori, nuk u sigura as helm me veprim të ngadalshëm, as armë pa zë dhe as mjete të tjera të teknikës operative.

Nuk e di nëse ky rast i radiogramit të New Yorkut, në qoftë se është bërë, mund të ketë pasur lidhje me këtë problem. Por di dhe këtë e them me kompetencë, që asokohe kam qenë unë, doza helmi nuk janë siguruar asnjëherë nga rezidenturat.

Jonuz Mersini

Ish-Drejtor i Drejtorisë së Zbulimit

—

Dashnor Kaloçi – Memorie

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Labi says:
    October 20, 2025 at 6:15 pm

    (e kryesuar nga gjeneral-kolonel Enver Hoxha)

    Ore po kur u be ky gjeneral mor aman

    Çshkruani kshu more tmarr

    Me çfar u be ai gjeneral se hante fasule ne franc
    Apo ashtu siç i bejn ministrat edhe sot Pa mbush 20 vjeç

    Ai thjesht zbatonte urdhrat e partis per vete se ata e çuan ne kryje pa ber asnje luft apo perpjekje per asnj gje per vendin deri athere

    Ai as që e ka pat iden se çfar ndothte se çdo gje çdo plan ja kishin pergatit se cilet shqiptar do veiteshin

    Mund të ket kuptuar ndonj gje nga vitet 70 që çdo gje po punohej per agjentet dhe shtetet e huaja ku populli shqiptar dhe trojet u coptuan ne 10 shtete

    Por athere ishte teper von sepse nuk e nxirrte do kemben nga rrethi sepse e kishte firmosur me kusht te berit (gjeneral) dhe te gjeturit e postit pa asnje veshtirsije

    Per të miren e nje kombi asnjher nuk behet nga planorganizimet e huaja edhe duke vrar ballin e kombit

    I vrau te gjith te tjeret prap me urdher te partis dhe ngeli vet si kurv e bukur

    Që per mua nuk mund te ket qen as shqiptar por ndonj egjyptian si petritlulo

    Se nje shqiptar i vertet nuk mund te bej aq shum krime popullit tvet per hir tpartis që skish asnj lidhje me shqiptaret

    Dhe me ke ngeli pastaj që te zhvillonte vendin
    Me me te vobektit te pazhvilluarit te pashkolluarit
    Dhe ata që u shkolluan vajten ne mosk te nena parti e zeros

    Që nuk dihet akoma kush e formoj dhe pse

    Pa mar ktu parasysh prrallat që na tregojn prap nga vet partia

    Po çte bente vall nje hoxh tjeter si ehoxha
    ATA te gjith kan te njejten qellim

    Shkatrro popullin Arberor
    Bej ata
    Komunist
    Bektashinj
    Katolik
    Kristijan
    Ortodoks
    Madje edhe budist
    Që ti coptosh ne mijra copa që mos te merren me vesh me njeritjetrin

    Të humbasin
    Gjakun e tparve
    Gjuhen e tparve
    Faren e tparve
    Kanunet e tparve
    Historin e tparve
    Traditat e tparve
    Kenget e tparve
    Mjeksin e tparve
    Zhvillimin e tparve
    Trimerin e tparve
    Trojet e tparve
    Fitoret e tparve

    Posht klyshet e kujtdo SYSTEMI politikofetar që ka punuar per te keqen popullit dhe trojeve shqiptari

    Reply
  • Xha jaho says:
    October 20, 2025 at 7:26 pm

    Pjese nga artikulli:
    Sepse, Tirana zyrtare u druhej një hakmarrje të mundshme të “emigracionit reaksionar shqiptar” apo “kriminelëve të luftës”, ndaj personelit të trupit diplomatik shqiptar.

    😂Na mbushe mendjen me kete konkluzion😂

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    October 20, 2025 at 7:46 pm

    Dikur kishte sigurim shteti që të eleminonte kudo,edhe në usa më i përgatitur se cia, sot kemi shtet patatinash që na komandon greku e serbi.

    Reply
  • Na myten says:
    October 20, 2025 at 8:18 pm

    U përpunua Leka?

    Reply
  • Dauti says:
    October 21, 2025 at 7:24 am

    Jonuz Mersini ka shkruar kujtimet e tij. As e permend porosine per te vrare mbretin. Po deshmia e dhene te shefi i zbulimit? Eshte koha kur hetohet Kadri Hazbiu, edhe Mersini sajon ne kurriz te tij. Nuk ishte as i pari, as i fundit. Deshmuan gati 300 “deshmitare”.

    Reply
  • Km says:
    October 21, 2025 at 8:29 am

    Kadri Hazbiut kete plan TE akorduar ia ka paraqitur Enver Hoxhes per miratim. Enveri e ka refuzuar dhe urdheruar TE Mos zbatohet, sepse eshte akt terrorist dhe sigurimit I shtetit nuk eshte organ terrorist. Lexoni gjyqin e kadri Hazbiut, ka dale edhe KY prvoblem nga goja e vete kadri Hazbiut. Eshte e vertete, qe ish guzhunieri I Ahmet Zogut ka qene agjente I zbulimit shqiptar. Kete e konfirmon edhe Isuf Mullai Ne shkrimet e tij,ne takim et e tij.

    Reply
  • Dauti says:
    October 21, 2025 at 3:01 pm

    Ne gjyq Kadri Hazbiu ka folur per atentatin qe iu be Sadik Premtes. Kjo e Zogut eshte perralle, nga ato per klikime. Jonuz Mersini ka lene kujtime. Historine e Zogut e ka sajuar nje nip i tij. Ky Km falsifikon edhe gjyqin.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    October 21, 2025 at 3:27 pm

    Pak a shume ka ndodhur kjo qe tregon km,ne c`kemi lexuar e degjuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Matura Shtetërore, mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Matematikës
  • I lindur në Irlandë me mbiemër latin, kush është mbrojtësi që u grumbullua me Kepin e Gjelbër nëpërmjet LinkedIn
  • “Dokumenti është firmosur, por detajet mbeten sekret” çfarë ndryshon tani për Iranin dhe Izraelin?
  • “Ç’kërkojnë në Shqipëri Jared Kushner dhe Ivanka Trump”, BBC reportazh për ngjarjet në vend
  • Mjekësia shqiptare në zi, shuhet neonatologu i njohur Edi Tushe

Komentet e Fundit

  1. Horri i bulevardit on Askush nuk mund të japë atë që nuk e ka
  2. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  3. Konfuzion on Revolucioni i Flamingove shkon përtej Kushnerit dhe zogjve
  4. 1thundrak on Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  5. 1thundrak on VIDEO: Përplasje fizike në ambjentet e GJKKO, vëllezërit gjakosin të pandehurin brenda kafazit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?