Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Publikohet sondazhi për vitin 2021: Gjyqësori në Shqipëri vazhdon të kryesojë listën e korrupsionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Publikohet sondazhi për vitin 2021: Gjyqësori në Shqipëri vazhdon të kryesojë listën e korrupsionit
KronikeKryesore

Publikohet sondazhi për vitin 2021: Gjyqësori në Shqipëri vazhdon të kryesojë listën e korrupsionit

Published: September 20, 2022
Shpërndaje
Nje punetore, duke pastruar gjate Analizes Vjetore te Drejtesise ne Shqiperi 2015, me teme "Reforma ne Drejtesi, Sfida e te Sotmes, Garancia e se Ardhmes", ne Pallatin e Kongreseve. /r/n/r/nA worker, during the Annual analysis of Reform in Justice in Albania in 2015, at Congresses Palace.

Sondazhi ‘Besimi në qeverisje’ për vitin 2021 tregon se shumica e shqiptarëve ndjehen të pasigurtë në Shqipëri, ndërsa vlerësojnë se korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të jetë i gjithëpërhapur dhe se gjyqësori mbetet ende sistemi më i korruptuar.

Një sondazh i publikuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, i titulluar “Besimi në Qeverisje” për vitin 2021 tregon se shumica e shqiptarëve ndjehen të pasigurtë në jetën e tyre të përditshme, ndërsa 41% e të anketuarve dëshirojnë të largohen nga vendi.

Arsyet kryesore të ndjenjës së pasigurisë, sipas sondazhit, janë kriminaliteti, padrejtësia, niveli i papunësisë, problemet me shëndetin si dhe fatkeqësitë natyrore.

- Publicitet -

Sondazhi i opinionit publik ‘Besimi në qeverisje’ është një ushtrim i përvitshëm që përdoret për të matur besimin e qytetarëve tek institucionet publike; si dhe çështje të tilla si transparenca dhe llogaridhënia institucionale; përhapja e korrupsionit në institucionet shtetërore; niveli i angazhimit të qytetarëve në politikëbërje; kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave jodiskriminuese.

Sondazhi është realizuar gjatë periudhës kohore 6-21 nëntor 2021 dhe është fokusuar në pjesmarrës nga 61 bashki të Shqipërisë.

Korrupsioni mbetet një ndër problemet madhore të Shqipërisë, ndërkohë që besimi i qytetarëve shqiptarë tek institucionet e ndjekjes penale vazhdon të mbetet i ulët.

“83.1% e shqiptarëve e perceptojnë korrupsionin e nivelit të ulët si të përhapur ose shumë të përhapur, ndërkohë që 83.7% e perceptojnë korrupsionin e madh apo të nivelit të lartë me një përhapje të tillë”, thuhet në raport.

Pesë institucionet që u renditën si më të korruptuarat në 2021 ishin gjyqësori, ndjekur nga institucionet e kujdesit shëndetësor, administrata publike, institucionet vendore dhe policia.

Lidhur me këtë fenomen duket se pjesa më e madhe e të anketuarve nuk kanë besim tek ndëshkimi apo ndjekja penale e korrupsionit prej organeve ligjzbatuese.

“68.4% e qytetarëve nuk kishin besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, ndërkohë që 59.3% nuk kishin besim në ndjekjen efektive penale të rasteve të korrupsionit të nivelit të ulët”, shtohet më tej.

Mungesa e transparencës është gjithashtu një nga problemet shqetësuese.

“Më shumë se gjysma e të anketuarve i konsiderojnë qeverinë qendrore (57.4%) dhe bashkitë (58.2%) si jo transparente”, tregojnë rezultatet e sondazhit.

Nga ana tjetër, qytetarët e anketuar shprehen më besimplotë tek organizatat ndërkombëtare në Shqipëri, sesa tek vetë institucionet vendase. Përkatësisht, 77% e të anketuarve besojnë se organizatat ndërkombëtare i kërkojnë llogari qeverisë më tepër se sa institucionet vendase.

“Organizatat si NATO (73.2%), OKB (71.4%), dhe BE (71.3%) e ruajtën renditjen e tyre si institucionet më të besuara në Shqipëri“, shtohet në raport.

Shumica e të anketuarve (72.2%) raportuan se nuk kanë mjaftueshëm mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes së institucioneve publike, por ata shohin si më efikasë për nxitjen e llogaridhënies në vend institucionin e KLSH-së, ndjekur nga Parlamenti dhe media.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sadushi: Bllokimi i pagave, jo më çështje financiare, por çështje kushtetuese
  • Merz akuzon AfD-në për “spastrim etnik”, anulon telefonatën me Trump pasi uroi ekstremistët
  • Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj pritet të dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut
  • Gjykimi ndaj Thaçit drejt fundit, nisin deklaratat përmbyllëse në Hagë
  • Trump thotë se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Berlin on Kush është “Igori” në audiopërgjimin me Ron Yeffet
  2. Berlin on Parime apo Interesa?
  3. Berlin on Trump thotë se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
  4. tom on Trump thotë se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
  5. Aldo on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?