Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punësimi i të rinjve, zhvillohet mbledhja e parë e IPA, ja qëllimi i programit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Punësimi i të rinjve, zhvillohet mbledhja e parë e IPA, ja qëllimi i programit
AktualitetPolitike

Punësimi i të rinjve, zhvillohet mbledhja e parë e IPA, ja qëllimi i programit

Published: June 20, 2025
Shpërndaje

Në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u zhvillua mbledhja e parë për këtë vit e Komitetit të Monitorimit Sektorial IPA, në kuadër të Programit Operacional “Punësimi i të Rinjve 2024–2027”.

Programi ka si qëllim kryesor përfshirjen e plotë të të rinjve në tregun e punës, me fokus të veçantë tek grupi NEET, të rinj të moshës 15-29 vjeç që nuk janë të përfshirë në arsim, punë apo trajnim.

Me një buxhet total prej 63.48 milionë euro, nga të cilat 50 milionë financohen nga Bashkimi Evropian dhe 13.48 milionë nga qeveria shqiptare, programi do të mbështesë tri fusha prioritare: rritja e punësimit të të rinjve; përmirësimi i arsimit dhe formimit profesional;  forcimi i kapaciteteve institucionale për zbatimin efektiv të programit,.

- Publicitet -

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për arritjen e objektivave të programit dhe për adresimin e nevojave të brezit të ri.

“Angazhimi ynë është i plotë për të ndërtuar politika të efektshme, transparente dhe me ndikim të drejtpërdrejtë për brezin e ri në Shqipëri”, u shpreh Manjani.

Gjatë takimit u riafirmua angazhimi i përbashkët për krijimin e mundësive konkrete për punësim dhe trajnim profesional për të rinjtë shqiptarë, si dhe në forcimin e institucioneve për menaxhimin transparent dhe efikas të fondeve të BE-së.

Në tryezën konsultative morën pjesë përfaqësues nga institucionet bashkëdrejtuese të programit, përfshirë Koordinatorin Kombëtar të IPA-s, Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, si dhe aktorë të tjerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të përfshirë në zbatimin e programit.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?