Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Punëtorë nga Nepali dhe Bangladeshi? Biznesi pohon se nisma ka dështuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Punëtorë nga Nepali dhe Bangladeshi? Biznesi pohon se nisma ka dështuar
EkonomiKryesore

Punëtorë nga Nepali dhe Bangladeshi? Biznesi pohon se nisma ka dështuar

Published: January 8, 2023
Shpërndaje

Punësimet e punonjësve nga vendet aziatike erdhën si domosdoshmëri për shumë biznese në vend, të cilët prej disa vitesh po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Marrja e punonjësve nga Nepali apo Bangladeshi pritej të ishte zgjidhja e duhur për të zëvendësuar mungesën e burimeve njerëzore, për shkak të emigracionit.

Tashmë nisma rezulton se ka dështuar. Në shumicën e rasteve bizneset pohojnë se punonjësit u janë larguar, pasi Shqipëria është përdorur prej tyre si trampolinë për t’u larguar drejt Europës.

Drejtuesi i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, pohon për “Monitor” se nisma për marrjen e punëtoreve nga vendet aziatike ka dështuar te përpunuesit. “Edhe në sektorin e industrisë agro-përpunuese, për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, shumë biznese kanë punësuar punëtorë të rinj nga vendet aziatike.

- Publicitet -

Në shumë raste, të punësuarit janë larguar nga vendi i punës, pasi synimi kryesor ishte përdorimi i Shqipërisë si trampolinë për t’u larguar drejt Europës. Nga fabrika jonë, vjet janë larguar 7 punonjës aziatikë.

Bizneset kanë shpenzuar shumë të mëdha parash për marrjen e këtyre punonjësve, pasi u janë paguar pagat sipas kontratave, akomodimi duke përfshirë fjetjen dhe ushqimin. Mund të them se kjo masë ka dështuar jo vetëm në industrinë tonë, por në shumë sektorë të ekonomisë”.

Edhe përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se masa e marrjes së punonjësve nga Bangladeshi ka dështuar, ku sipas tij disa strukturave akomoduese, së fundmi u janë larguar 40 deri në 50 punonjës të rekrutuar.

Edvin Prençe, Kryetari i Proeksport Albania, thotë se nisma për të marrë punonjës nga Bangladeshi ka dështuar në rastet kur sipërmarrësit kanë kontraktuar punonjësit nëpërmjet kompanive të tjera dhe jo nëpërmjet shoqatës.

Konkretisht, për sektorin fason, pritet të mbërrijnë së shpejti 150 gra nga Nepali dhe 40 nga Filipinet.

Punësimi i grave nga Filipinet po rezulton i suksesshëm sipas tij. Z. Prençe thotë se për punonjësit konkretisht nga Nepali, kontratat janë mundësuar me garancinë e ambasadës së këtij shteti. Ai shton se marrja e grave po rezulton më e suksesshme se ajo e burrave, pasi rreziku i largimit të tyre është shumë herë më i vogël.

Kosta Bezhani, administratori i kompanisë “Fresh”, e lidh dështimin e nismës me pagat e larta që kërkojnë punonjësit e huaj. “Bizneset shqiptare nuk kanë mundësi të mbajnë punonjës të huaj, pasi ata kërkojnë paga më të larta se vendasit, duke shtuar edhe koston e akomodimit.

Disa vite më parë, kompania jonë punësoi disa punonjës nga Kina, por për shkak të pagave të larta që duhet t’i paguanim, nuk arritëm t’i mbanim për një kohë të gjatë”, pohon ai.

Paga mesatare neto në Shqipëri llogaritet në 323 euro në muaj, sipas të dhënave të vitit 2019, referuar nga “Numbeo”.

Pas Shqipërisë vjen Bangladeshi, 301 euro në muaj, Armenia 300 euro në muaj dhe Irani, 296 euro në muaj. Ndërsa me diferencë nga paga mesatare e Shqipërisë, paraqiten Sri Lanka me 232 euro në muaj; Nepali, 182 euro; Nigeria, 175 euro; Siria, 86 euro etj.

Drejtuesi i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, thotë se kjo mënyrë zëvendësimi e fuqisë punëtore dështoi, nuk e zgjidhi problemin, për këtë arsye është e nevojshme të ndërhyhet me masa lehtësuese fiskale te pagat që do të frenonte largimin në emigracion të punonjësve.

“Në këtë situatë është e domosdoshme që për një periudhë të përkohshme, qeveria të lehtësojë bizneset nga barra e tatimit mbi të ardhurat. Kjo taksë për pragun e pagave 150,000 deri 200,000 në muaj të jetë zero, për të kuptuar nëse këto masa do të arrijnë të zgjidhin problematikën me mungesën e fuqisë punëtore dhe të largimit të rinjve”.

Zusi rekomandon gjithashtu bizneset për zhvillimin e projekteve sociale për punonjësit, si dhe të ofrojnë shërbimin e transportit falas, kopsht dhe aktivitete ditore për fëmijët e punonjësve, shpërblime për më të dalluarit etj.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Orkestra says:
    January 8, 2023 at 9:02 am

    KARMA is a bitch!

    Keshtu eshte kur biznesmeni nuk ka inteligjence mbi mesataren e popullsise per te kuptuar arsyet e largimit dhe mosfunksionimit te tregut te punes dhe abuzimit qe i ben punetoreve.

    Nese mendon se drejtohet biznesi sipas llogjeve te rilindjes dhe me moton ‘”Shqiptaret jane Dembele” thjesht i provon vetes se je nje idiot.
    Dembelet nuk emigrojne por vegjetojne.
    Ata qe vegjetojne ne kte vend jane palobiznesmenet dhe administrata.

    Por tani u kaardhe veza tek b. edhe oluigarkeve se e kuptojne qe pa punetore nuk ka as blerez dheemigrantet nuk lene kockat andej per te shpenzuar apo pleqeruar ketu sepse do qendrojne me femijet e mbesat e niperit atje ku jane ndjere njerez.

    LAMTUMIRE biznesmene rilindas!

    Reply
  • MollA says:
    January 8, 2023 at 9:22 am

    Zoti ju ndihmofte
    Po ku ka biznes.
    Kur cari per vete
    Eshte teknefes

    Sapo kendon gjeli
    Nuk di tjeter gje
    Te coj kartolina
    Se gjumi se ze

    Pa i bere reklame
    Weverise se tij
    Per cdo vrime qehap
    Ne uje ai

    Lum si ne qe e kemi
    E ka thene Rabia
    Nje dite pa brek
    Do mbetet shtepia

    Reply
  • Ero says:
    January 8, 2023 at 11:10 am

    Kane blere vizat ke pronaret ..ata duhen proceduar per emigracion te paligjshem…kjo dihej…te gjithe ikin ne Europe….kta kane bashkepunuar, por kam frike se Europa mund te na vendosi vizat

    Reply
  • ShaRRI says:
    January 8, 2023 at 5:23 pm

    Përfitimi esthete privat i biznesmenit, i cili nuk duhet lejuar te marre puntore nga Nepali e Bangladeshi.
    Nese biznesi i mbyllet me mire është sepse perfiton Shqipëria.

    Reply
  • Adi* says:
    January 8, 2023 at 7:54 pm

    Bëjini vetë, bashkë me atë shkrdhtën e Ripjelles. Shqiptarët nuk janë budallenj që të punojnë falë për ju. Dhe mirë që janë kufinjtë e hapur e ikin e kërkojnë punë jashtë, se këtu do kishte krisur lufta dhe nuk do e gëzonin pasurinë këto plaçkitësit e demokracisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?