Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Punojnë më shumë dhe paguhen më pak”, punonjësit shqiptarë me pagat më të ulëta për orë në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > “Punojnë më shumë dhe paguhen më pak”, punonjësit shqiptarë me pagat më të ulëta për orë në Europë
EkonomiLajmi i fundit

“Punojnë më shumë dhe paguhen më pak”, punonjësit shqiptarë me pagat më të ulëta për orë në Europë

Published: March 5, 2025
Shpërndaje

Punonjësit shqiptarë janë më të nën paguarit në Europë, si përsa i përket pagës që ata marrin në një orë, ashtu dhe fuqisë blerëse, apo produkteve që mund të blejnë me të.

Sidomos për fuqinë blerëse, me pagën e një ore në Shqipëri mund të blesh gjysmën në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia e Veriut, apo Mali i Zi.

Të dhënat janë bërë të ditura në një raport të fundit të Eurostat, që krahason pagën për orë në euro dhe të matur sipas fuqisë blerëse (PPS) në vendet e Bashkimit Europian dhe ato kandidate për vitin 2022. (të dhënat për Kosovën mungojnë).

- Publicitet -

Punonjësit shqiptarë, sipas të dhënave, paguhen m 2.47 euro në orë, në krahasim me punonjësit serbë, që marrin gati dyfishin, në 4.43 euro në orë, apo në Bosnjë me 4 euro. Të dhënat për Malin e Zi nuk janë përditësuar, por ata paguheshin 3.42 euro për orë që në vitin 2014 dhe maqedonasit 2.2 euro po në 2014-n.

Femrat në Shqipëri paguhen 2.63 euro në orë, ndërsa meshkujt 2.39 euro, sipas statistikave të Eurostat.

Sipas standardit të fuqisë blerëse (PPS), që i bën të dhënat më të krahasueshme për shkak se eliminon diferencat mes çmimeve, Shqipëria renditet serish e fundit me pagën orare prej 4.62 PPS, përkundrejt 7.6PPS në Serbi dhe 8.7 PPS në Bosnjë. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 5.2 që në 2018-n (kur në Shqipëri ishte 3.2) dhe Mali i ZI 6.2 që në 2014-n.

Sipas të dhënave të tetorit 2022, paga bruto mesatare për orë pune, e shprehur në euro, tregon dallime të mëdha mes vendeve të Bashkimit Evropian. Paga më e lartë mesatare bruto për orë u regjistrua në Danimarkë me 29.8 euro, e ndjekur nga Luksemburgu (24.0 euro), Belgjika (23.8 euro), Irlanda (20.3 euro), Gjermania (19.4 euro), Finlanda dhe Suedia (me 19.3 euro secila) si dhe Holanda (19.0 euro), referon Eurostat.

Në anën tjetër, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (4.1 euro), Rumani (5.6 euro), Hungari (5.7 euro), Portugali (6.2 euro), Kroaci (6.8 euro) dhe Poloni (6.9 euro).

Në shkallë të përgjithshme, paga mesatare më e lartë për orë në një vend të BE-së ishte 7.4 herë më e lartë se ajo më e ulëta.

Sipas fuqisë blerëse, paga mesatare bruto për orë në nivel kombëtar, në tetor 2022, ishte 3.3 herë më e lartë në vendin me pagën më të lartë krahasuar me atë më të ulët, kur shprehet në standarde të fuqisë blerëse (PPS), një njësi që eliminon ndryshimet e niveleve të çmimeve mes vendeve.

Pagat më të larta mesatare bruto për orë, të shprehura në PPS, u regjistruan në Danimarkë (22.4 PPS), Belgjikë (21.3 PPS), Luksemburg (18.4 PPS), Gjermani (17.3 PPS) dhe Irlandë (17.0 PPS). Në anën tjetër të shkallës, pagat më të ulëta mesatare bruto për orë u regjistruan në Bullgari (6.7 PPS), Portugali (7.4 PPS), Hungari dhe Letoni (8.9 PPS secila), Kroaci (9.4 PPS), Sllovaki (9.7 PPS), Greqi (9.8 PPS) dhe Rumani (9.9 PPS).

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • lato says:
    March 5, 2025 at 9:00 am

    Realisht keto 2 vjet ka rritje pagash ne sektorin shteteror(administrate,shendetsi,KESH,OST,Arsimetj),por keto rritje pagash jane te paperfillshme me Standartin e Fuqise blerese ne vendin tone,.Cmimet ketu rriten disa fish sapo lajmerohet ndonje rritje page.Kjo nuk ka Arsye Ekonomike.Maqedonia nuk ka nafte,por cmimi i naftes ne Maqedoni eshte 2,5 here me i ulet se ne Shqipri,.Mali i Zi nuk ka Fushe,Eshte vend malor,por cmimi i veres ne Mal te Zi eshte tre here me i ulet se ne Shqipri.
    Se cfare mund te beje shteti ne kete rast,nuk jam expert ekonomie,se edhe arifmetiken,me fiziken mezi mezi e shtyja nje cope 5.Po edhe zoti kryeminister nuk eshte expert i kesaj fushe.Pse nuk shkon kryeministri me zonjen Belida te pyesi Qeverrine Maqedone:Mor po si ja beni ju,qe i keni cmimet kaq te ulta?

    Reply
  • Tironci says:
    March 5, 2025 at 10:35 am

    Mjaft genjyet o gazetar , nuk esht rroga 700 euro ne bosnje e 600 euro ne mal te zi , mjaft me genjeshtra sharlatanesh se lat nam , ne te fundit tek rrogat ne te fundit ne blerje , vjen ne shqiperi nuk gjen nje vend ne lokal apo restorant , athere ju shkencetaret e statistikave naj tregoni ku i vjedhin parat ky popull qe ter diten e kalon ne bare e restorante , naj shpiegoni dot , atje thon qe nje pastruse mer 700 euro ne muaj pjestoini per dit pune dhe per or pune , llogaria nuk esht kjo qe tregoni , si sju vjen turp shani denigroni pa fund , te shkosh ne mal te zi e maqedoni jan cope cop , athere ne ose abuzojm e vjedhim si popull , ose ky kopuku statistikes ja fut kot .

    Reply
  • Vigjilenca says:
    March 5, 2025 at 4:11 pm

    Të shkosh për kafe në një lokal, pra ta shikosh atë si mjet argëtimi nuk është ndonjë harxhim i madh, në botë njërëzit po shkojnë për turizëm çdo lloj moshe, nga të rinjtë deri tek pensionistët.
    Të flasim realitetin, pensionistët që nuk janë një numër i vogel, 700 000qytetar, nëse nuk i ndihmojnë fëmijët refugjatë, një pjesë rreth 3/4 e tyre nuk mbyllin muajin.
    Ka intelektualë pensionistë (që i kanë fëmijët në Shqipëri që paga e tyre nuk i del për vete) dhe shkojnë që herët në lokale me shoqëri që të marrin kafen me çmim më të reduktuar(kur kanë mbi 40vite punë) dhe çfarë mund t’i thuash kësaj, lluks i madh për pensionistët (intelektualë) që kanë punuar një jetë. Tani këtyre pse vallë i numërojnë dhe kafen, kur punonjës të ndryshëm të administratës (të çdo rangu) dalin në vende të ndryshme të Europës sa herë të duan(të ardhura nga korrupsioni) si dhe banesa të dyta e të treta në qytete të ndryshme dhe shumë prej tyre(gjyqtarë, prokurorë, avokatë) bëjnë jetë lluksi pa asnjë trashëgimi.
    Përfundimisht njërëzit e njohin realitetin dhe të flasësh Kodra pas bregut, është paturpësi.
    Mund të kalojë me një kafe disa orë një pensionist, por ta shikosh këtë si mirëqenie është absurditet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?