Plazhet në zonën e Gjirit të Lalëzit që prej vitesh janë shndërruar në oazin e pushuesve ditor të banorëve të kryeqytetit.
Me infrastrukturë të dedikuar kryesisht për familje mesatare dhe nën këtë nivel, këtë sezon ato janë bërë të papërballueshme.
Përveç naftës çmimet e çadrave dhe shërbimeve të tjera janë rritur së paku me 60% këtë sezon.
Shpenzimet ditore për një person që udhëton nga Tirana me automjetin e tij në një nga plazhet më të lira të Shën-Pjetrit në zonën e Gjirit të Lalëzit arrijnë 3500 Lekë nga 2100 Lekë që ishin vitin e kaluar, nëse merren në konsiderate shpenzimet minimale ( karburanti, çadra, një kafe +ujë).
Për të përshkuar pak më shumë se 80 kilometra nga Tiranë në Lalëz ( vajtje+ardhje) makinë mesatare i duhen rreth 2500 Lekë karburant nga rreth 1500 Lekë një vit më parë. Shpenzimet për naftën janë rritur së paku me 66% në krahasim me vitin e kaluar.
Çmimi një çadre është rritur me 60%, në 800 Lekë në rastin më të mirë nga 500 Lekë që ishte vitin e kaluar. Gjithashtu çmimet janë rritur edhe baret dhe restorantet. Një kafe e shoqëruar me ujë kushton së paku 30% më shtrenjtë se vitin e kaluar.
Kostot e larta të plazheve popullore që frekuentohen nga shtresa mesatare e kryeqytetit, po i kthejnë ata në plazhe “luksi”. Për shkak të çmimeve të larta, frekuentimi i tyre është ulur ndjeshëm.
Administratorët e plazheve pohuan se numri i frekuentuesve në fundjavë ka rënë së paku me 50% për qind, duke i çliruar ato që kanë mundësi të përballojnë kostot, prej trafikut dhe mbipopullimit. Por, sipas tyre rritja ishte e pashmangshme prej rritjes së qirave, lëndëve të para etj.
Popullsia me të ardhura nën mesataren dhe shtresa e pensionistëve e ka të vështirë të përballojë kostot e pushimeve ditore këtë vit.
Sezoni turistik këtë vit ka nisur më shpejt se vitet e tjera për shkak të kohës së favorshme në krahasim me vitet e tjera. Pavarësisht çmimeve më të larta shtetasit e huaj që zgjedhin Shqipërinë për fundjave apo për pushime po rritet.
Sipas të dhënave të INSTAT numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri gjatë pesë mujorit të parë ishte mbi 1.6 milionë persona me rritje vjetore mbi 54%.
Heqja e masave kufizuese për udhëtimet pas pandemisë nga shumica e vendeve ka çuar në rritje të udhëtarëve. Me gjasë të këtë sezon do të konsumohen pushimet e munguara. Por për një pjesë të popullsisë me nivel të ulët ekonomik, plazhet dhe strukturat hoteliere po bëhen të pakapshme.
Monitor
j.l./ dita
Kthehuni pas ne kohe njerez, mos lini kapitalizmin te fitoje
Me tren vajtje-ardhje dhe buke me shalqi e djath
Kush ia dhuroje pronareve keto plazhe?
Partia
Eshte turp qe nje cader 8000 lek ne lalez per 6 ore plazhe. Kur nje dit pune eshte 7000 leke.
Dakord me te gjitha keto qe jane shkruar per rritjen e cmimeve te pa perballushme,por si eshte % e pushusve ne krahasim me te kaluaren,ne rritje apo ne zvoglim…
Une shikoj se karb rritet trafiku shtohet sa nuk kalon dot,kafenet e rest plot…..
Dhe lypsa dhe ata qe germojne kazanet plot
Bashkeqytetare mos harroni perpara se te largoheni nga plazhi ditor, futini nge nje dhjere ne rere dhe ne uje.
“Respekti” lahet me “respekt”
Bravo gazetarit që ka pasyru saktësisht zhvatjen e të pa ngopurve ,dhe të babëziturve për lek ,kush të dojë ta lexoi situatën të degdiste nënë hijen e ndonjë peme dhe buk me vete ,ose ta mbledhë veten , të shkojë ti shkundë xhepat mirë e mirë në oazin e vilave të hajdutve qeveritar manjak ,kriminel , gjyqëtar ,prokuror ,politikan partiak , gazetar ,drejtor hipotekash e zyrash ,bythëlëpirsa ,që gëzojnë demokratoshkërdhatësinë ,ndërsa njerzit e thjeshtë të nderhsëm puntor ,murator ,hekuraxhi .fshatar ,pensionistë ,shegerta , të marr buk djathë domate ,me strajcë në krahë të kaloi afër barave e resorantve luksoze të shikojë me sy e të plasë me zemër ,pastaj të nxjerr shishen e ujt që valon nga të nxehti dhe ta pij ,Bravo kapitalizm mavria ,dhe një grup hajdutësh , i suksesëshëm për vete dhe ndëshkues për shumicën e popullit varfër më një pansion qesharak 100 dollar muaj ,një ditë plazhi në oazet prrallore të hajdutve .Kjo qënka kapitalizmi apo barazia për të gjithë ,turpi dyjasë ,ky kapitalizëm mos qoftë i past ditët të shkurtra .
Ne kete rast, lajmi me i keq eshte ai i cmimit te cadrave 800 leke, ku qytetaret paguajne tek privati per token e bregdetit qe eshte e tyre. Ligji duhet te ishte ndryshe. Asnje centimeter toke privateve ne rere dhe as per parkime. Vetem parkime dhe cadra me qera nga bashkia.