Në njerën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë do të mund të paraqiten tre variante të së njëjtës ide, që edhe pas 32 viteve, kanë të bëjnë me pastrimin e politikës shqiptare nga pjesë të nomenklaturës së djeshme, të shkallëve sipërore të saj dhe, sidomos nga Sigurimi i Shtetit.
Njëra prej tyre, duke u nisur edhe nga kërkesa apo parashtrimi i Autoritetit të Dosjeve, ndoshta disi e modifikuar, do të jetë nga shumica qeverisëse, së cilës , tani, pas kaq viteve, kur në një pjesë të rëndësishme ka kryer katarsin e saj, në pamjen e parë nuk i prish asgjë; tjetra nga ajo pjesë e opozitës që ende quhet zyrtare dhe ka përkdheljen perëndimore, dhe, në fund, e treta, nga ajo pjesë e opozitës që tani është në zyrat e Shqup-it dhe bën gjithë politikën e saj.
Në propozimin e opozitës së lidhur me Foltoren, ndryshe nga të tjerët, është bërë kujdes që në filtrin e pastrimit, si propozojnë dy palët e tjera, të mos kalojnë ata figura politike që, përmes strukturave të mëhershme, kanë marrë çertifikatën e tyre të pastërtisë. E gjitha duket se është ngritur për të mbrojtur figurën politike të ish presidentit Metaj, dhe se, pas kësaj nuk është asgjë tjetër.
Kujdesi që ka bërë Foltorja, për të quajtur legjitim komisionet e ngritura më heret dhe verdiktet e dhëna prej tyre, në fakt e rëndojnë edhe më shumë atë çfarë kanë dashur të mbrojnë, por ngrenë edhe pikëpyetjen: a është kjo vetëm për Ilir Metaj, apo, pas kësaj nisme, mund të ketë edhe ruajtjen e emrave të tjerë, aktivë në politikë, në stuktura drejtuese, apo qoftë edhe në parlament, të cilët, edhe pse kanë marrë çertifikatën e pastërtisë, përsëri kanë në jetën e tyre hije që nuk janë shlyer, edhe pse janë bërë manipulime të mëdha?
Politika shqiptare, jo vetëm tani, por në shumë vite, ka qenë nën diktatin e sigurimit të shtetit, por jo vetëm, të tij, edhe nën dikatatin e shërbimeve fqinje, të cilat, edhe pse tani duan të vënë mbi vete petkun e luftës kundër komunizmit, në fakt ishin dhe vazhdojnë të jenë armiqësore ndaj Shqipërisë.
Qindra milionë euro dhe dollarë janë hedhur nga këto shërbime, hidhen edhe sot, jo thjeshtë për destabilizimin e vendit, por edhe krijimin e imazhit të rremë, se e keqja e këtij vendi vjen aktualisht nga Perëndimi, me të cilin duhet të ndahemi, për të gjetur mbështetje te shteti rus, arritja e së cilit kalon përmes tokave dhe politikës sllave serbe.

Në propozimin e bërë nga Foltorja, e cila ka gjithë të drejtën e botës të shtojë apo të largojë gjithfarë nenesh e predispozita, do të mund të ketë strehë edhe më tej, dhe kjo jo rastësisht, edhe për figura të tjera, të cilat, në vite të ndryshme, ose kanë bashkëpunuar me sigurimin e shtetit, ose, edhe më tej, kanë qenë pjesë e shërbimeve sekrete fqinje. Zhdukja e dosjeve të shërbimit serb në Shqipëri është tregues se çfarë force ka pasur ai në strukturat e larta të shtetit shqiptar, ashtu si fshehja e së vërtetës dhe kalimi i filtrit politik të bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit dëshmon se politika ka prishur edhe atë që mund të ishte ndrequr shumë vite më parë.
Loja me nene të veçanta apo përjashtime fsheh të vërteta që një ditë do të jenë të njohura. Nëse zoti Metaj apo dikush tjetër, të paktën, sipas informacioeve të pjessshme, edhe tri figura të tjera, dyshohet se kanë qenë pjesë e sigurimit të shtetit apo e shërbimit sekret serb, ka gjithë pastërtinë e duhur, për të qenë pjesë e politikës, asgjë nuk i pengon të kërkojnë hapjen e dosjeve të tyre, të bëjnë ballafaqimin e duhur, si gjithë qytetarët e tjerë. Kjo sqaron gjërat, nxjerr përgjegjësitë, zbulon të fshehtat – nëse ata ekzistojnë dhe bën shembullin për të tjerët.
Nëse një njeri, i cili ka bërë një shkelje të zakonshme qytetare në riinë e tij, apo është dëbuar nga nj shtet europerëndimor ku ka kërkuar strehm politik, çka ka ndodhur me shumicën e shqiptarëve, ligji nuk e lejon të jetë deputet apo funksionar i lartë, cili ligj mund të pengoj hapjen e dosjeve, fillimisht të nomenklaturës politike, e më pas, edhe të qytetarëve të tjerë? Përse ka kaq shumë droje nga hapja e tyre? Nëse i ka shërbyer besnikërsht, apo i detyruar shërbimit të sigurimit shqiptar, ka përgjuar dhe përdhosur jetn e të tjerëve, pavarësisht nga dëshira apo nga e keqja, koha ka ardhur që, duke qenë njeri i lirë, të kesh ndëshkimin politik për të mos qenë pjesë ligjbërëse apo në shkallët e larta të ekzekutivit.
E njëjta gjë duhet sanksionuar qartë, shkurt dhe tashmë është koha e fundit që, bashkëpunëtorët e shërbimit të fshehtë serb, grek e maqodonas, të mos jenë as në parlament, as në shkallët e ekzekutivit, dhe as këshilltarë politikë të figurave të larta të shtetit.
E njëjta praktikë, e sanksionuar në ligje të sakta, të thjeshta dhe të kuptueshëm për të gjithë duhet të ndermerret për mos ringritjen e ideve fashiste dhe ultra ekstremiste, që, jo rastësisht, drejtues të së djathtës, e më shumë nga ata që kalojnë nga e majta në të djathtë, përpiqen të joshin të lëkundurit, atë pjesë të popullsisë që nuk e ka njohur diktatin, dhunën. Pjesë të kësaj poliike gjenden në parlament, herë herë ata e kanë shprehur haptas dëshirën për revansh, rikthimin në vitin 1943 e më pas, por në kahun e kundërt, duke pritur e shpresuar se mund të vijë koha e revanshit të tyre.
Në lëvizjet e shtetit shqiptar, sidomos në shkallën sipërore të tij, ata që kanë drejtuar, të marrosur pas dosjeve, si mjet shantazhi apo pastrimi të politikës, e dinë më mirë se kushdo tjetër se, tërheqja në politikë e kësaj pjese të shtetit, jo një herë dhe jo rastësisht e ka dëmtuar ecurinë, ka krijuar dualitetin dhe , më pas, duplixitetin mes atyre që kurrë nuk i ka brejtur ndërgjegja për të mirën e vendit.
Përmes këtij kontigjenti, që, pas vitit 1991 iu ngjit me shumicë klasës politike, ka ardhur një pjesë e rëndësishme e degradimit të shtetit, në humbjen ebesimit ndaj pushtetit, kushdo që ka qeverisur dhe krjijimin e mjedisit luftarak, kur në parlament “ lufta “ zgjat” disa minuta dhe pastaj vjen paqja e tenderëve dhe konçensioneve.
Një gjë është e saktë: si rrjedhim i afrimit të oligarkisë politike me oligarkinë financiare, të zotërinjve të mëdhenj të shumicës me zotërinjtë e mëdhenj të opozitës , ndërmjet tyre ekziston një marrëveshje e heshtur për të larguar nga mundësia e pushtetit këdo që mendon në mënyrë të rrezikshme dhe nuk bindet, e duke mbajtur të bindurit.
E, askush më i bindur se sa një bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit apo i shërbimit të fshehtë serb a grek, nuk mund të gjendet. Ndaj edhe i mbajnë, ndaj i kanë afruar poste, u kanë zhdukur dosjet, i kanë bërë këshilltarë politikë, i kanë dërguar në Shërbimin Informativ, i kanë bërë ambasadorë dhe diplomatë. I kanë vënë në dshmojnë kundër njëri tjetrit, i kanë bërë hasëm, përgjues, e në fund, puthanakë!
Me të bindurit ata, qeveritarët tanë, qeverisin në paqe.

sa e bukur ishte ajo fotoja e salës në makinë.
ditën kur budallenjt hodhën në tok statujën e enver hoxhës dhe dëgjuan salën si antikomunist i thekur i cili ishte dërguar me porosi nga ramiz alia dhe me urdhër nga jugosllavia se atëherë ishte çasti më i volitshëm.
dhe budallenjt shkuan pas tradhtarit më të madh të kombit siç ks ende njerëz që bëjn akoma të njëjtën gjë
OK,B.Islami.Kemi 32 vite që dimë se S.Berisha është agjent i shumfish.Spiun i SHIK në vitet 67 i REKRUTUAR NGA ALI ANADOLLI(S.Braho)me pseudonimin ” PENICILINA”.
-Në vitet 70-80 është agjent i UDB-ASFALISË-FRANCEZ-KGB,etj..me pseudonimin ” BISTURIA”.Duke kën i tillë Sb organizoi 4 vrasjet në 2 prillin 1991 Shkodër sipas parimit të UDB “..Vrit 1,2,3..nga të tutë dhe hidhja fain kundërshtarit politikë..” -Kjo teori u zbatua në 12 shtator 1998 me vrasjen e Azem Hajdarit.
-Dje(2.10)u pasqyrua në medje agjenti Rus që financon S.Berishën i quajtur KONSTANDIN MALOFOJEV,i cili ( Sipas FBI)kërkon destabilizimin e vëndit,siç ndodhi në Mal Të ZI në rrëzimin e Qeverisë së Abazoviçit.Në MV më parë, etj.Kështu,në M.Zi jan përzën,Arrestuar mbi 10 agjent Sërb e Rus.Ky lajm nuk u reflektua në asnjë medje 99.99 % të kapur nga Sb 2005 veç DITËS.
-Shpallja e Sb non grata nga DASH për korrupsion madhor,Përvetsim të pasurisë Publike,Minim të demokracisë në 32 vite,Shpërfillje e Drejtësisë,etj dhe mos arrestimi tij nga SPAK nën drejtimin Amerikan do të thot se:
1.Ose Amerika ka frikë nga S.Berisha për ndonjë destabilizim madhor në Ballkan dhe më gjërë si agjent familjarisht i DEKLARUAR..Ose.
2.Sb është agjent edhe i përtej OQEANIT dhe u duhet akoma… për deri sa 44.000 luftëtarët e Sb të bëjnë një 1996,97,98,08,09,011..të dytë.
3.Nuk dim pse Kuvëndi Shqipërisë po vonon ndryshimin e Ligjit Bezhani+Mezini sipas kërkesës së Autoritetit të dosjeve.Edhe këtu ka disa probleme:
1.Ose Edi Rama nuk i ka votat e mindëshmë për kalimin e ligjit..
2.Ose nga të gjitha krahët ka shumë spiunë..
4.Ose ka interesa..edhe Nd/Kombëtare.
-Na mbytën spiunët 32 vite.Zoti e ruajt Shqipërinë.
-FLM B.I,DITA.
o kolonel P.
çështja është këtu.
amerika që ju e konsideroni hero është maskara si sala.
amerika e ka mbështetur dhe e mbështer salën. duhet ta kishte shpallur nongrata që kur e kuptoi që sala ësht hajdut.
ose të paktën në 2013.
e bëri në 2021. kjo teegon që ata bashkë ishin.
berisha nuk i intereson më vetja e vet por fëmijët. usa ka bër shum budalliqe që sala i di dhe ka prova dhe po i nxorri sala provat atëher usa i del boja në tër botën.
ata kan bër marrëveshje. mos më ngacmo mua dhr fëmijët e mi. amerika tha ok. vetëm do bëjm ca aktrim.
këtë e kam bërë 45 vjet tha sala.
sala është kryeagjent i udb.
sala në bashkëpunim me imperializmin botëror ka në plan ta copëtojë shqipërinë dhe tia japë grekoserbit.
edhe rama është bërë palë me saliun.
dhe mënyra e vetme e mundshme në shekullin 21 për tia dhënë shqipërinë grekoserbit është të shhpopullosh shqipërinë që rama po e bën në mënyrë perfekte.
ngrihu o shqiptar dhe lufto për të drejtat e tua.
ne jemi një popull antiimperialist.
ne duam të jetojmë të lirë si shqiponja.
prandaj popull shqiptar ngrihu në këmbë sa nuk është vonë dhe rrëzoje qeverinë antishqiptare dhe ndërto qeverinë popullore
Në përgjigje të XY(Po më lejoi DITA).
-Në medjen e lirë secili shpreh mendimin e tij të lirë.Por,kjo liri nuk duhet të prekin interesin e përgjithshëm:
1.Nuk jam dakort që populli Shqipëtar është kundra SHBA.Këtë e ka shprehur ANDI BUSHATI nipi Hysni Kapos,S.Berisha me të tijët..!
2.Ne dim se AMERIKA dhe 2 Shtete të tjera..nuk deshi të arrestohej Sb në 1997.Ndaj,Sb bëri 98-tën,Gërdecin,21 Janarin,Kl.Partizani,Çez,Shitjen e Detit.. etj,etj mbi 155 dosje Vjedhje e krimi..
3..Dhe DASH po e kupton se SPAK është i TREDHUR prej Sb që në 92 si 800 gjyqtarët e Prekurorët e tjer MALINJ.Por Amerika nuk mund të arrestoi nië politiqën si Sb kur krimet i ka bërë në Shqipëri..! Faisia e Zonjës YURI KIM qëndron që doli kundër KM E.Rama kur kritikoi SPAK-un SELEKTIV që po godet vetëm majtas,kur në të djathtë ka shumë që i kan lyer duart me gjak me mbi 20.000 të vrarë,ku vetëm në Tropojë = 200 djem.
4.Mesaduket DASHA pret të zvogëlohen militantët e PD që e ndjekin nga pas S.Berishën në çdo foltore..deri në 2025 ose nëse Sb vdes klinikisht duke e lën gjatë të vdekur politikisht..!
5-Duhet përsëritur një gjë e shkruar se: Amerika u mor me rrëzimin e E.Hoxhës deri në vitin 1952 duke dërguar DIVERSANT si Hamit Matjani,Xhevdet Mustafa,etj dhe kur e pan se E.Hoxhën e duartrokiste edhe fëmija i porsalindur athere tha..Le të vuaj populli me të që e do aqe shumë..! Kjo siç duket do të ndodhi edhe me Sali Berishën.Ai do stazhionohet në copën e PD që ka kapur..dhe kur të ngelen pa pushtet…pas vdekjes së Sb do e tërheqin zvarr si Enverin në 90-tën.Ky është mentalitet i një pjese të popullit fikacak Shqipëtar..!
6.Mendoj se Amerikës hë për hë i duhet Edi Rama K.Ministër dhe asnjë nga opozita.
1.Për të çuarë përpara Reformën në DREJTËSI-Sidomos.Pasi Sb,IM,Lb..etj nuk e kan dashur RD.Biles Sb u ka premtuarë të shkarkuarve nga VETINGU se do i kthej në detyrat që kishin.Ndaj prej tyre po zbatohet praktika..KÇK..kap ça të kapësh duke u njësuar: PD+PL+DREJTËSI+OLIGARK+HAJDUT+VRASËS ME PAGESË+SPIUN..Dhe të gjithë këta i mbajnë syt nga LINDJA.
2.Amerika Shqipërinë antare NATOS nuk mundet tja dorëzoi S.Berishës dhe I.Metës(Ky në 5 vite në Presidenc kishte punësuar 2 agjente Sërbe) si dy Spiun Sërb+Rus,etj të vjetër dhe pa reputacion nd/kombëtar.
-E fundit për sot:Amerika kërkon stabilitet në Ballkan sidomos në Shqipëri duke përkrahur edhe OPEN BALKAN.
-Amerika ka shumë besim te E.Rama(pa mohuar të metat) si antar i KS OKB,Si drejtues i OSBE.. që promovon vetëm paqe,ndonse në Qeverisjen e tij 10 vjeçare i kan ndodhur 2 tërmete,Pandemia dhe L3B në Ukrainë me pasoja ekonomike në mbar botën..!
o ethem lalaj shqiptarët i urrejn të këqijtë, pra ata që i duan të keqen.
nqs amerika vazhdon të mbajë në pushtet kastën 30vjeçare atëherë është armiku ynë.
kur kimetja thot shqipëria po bën progres në luftën ndaj korrupsionit ësht tallje me shqiptarët.
saliu është tradhtati më i madh i kombit por rama është futur në sërën e antishqiptarëve.
dhe amerika këta i mbështet sepse ësht imperialiste. nqs kapitalizmi zhvillohet në shqipëri që ska shanse sepse nuk na lejon amerika, atëher ne do tentojm jo varësinë nga amerika .e kape lojën e amerikës tani që ësht armiku yn e na do që të jemi të pazhvilluar në mënyrë që të na shfrytëzojë më lehtë
Vetem nje gje nuk kupton autori:-sigurimi i shtetit ishte “sherbim armik i Shqiperise”,ndersa sherbimit e huuaaja ishin sherbim “mike”,si cia udb(me marveshje Bashkepunimi qe ne vitin 1954),ASFALINE FRANCEZIN,englezin,KGB qe ia marrsha te keqen.Keta shpetuar Shqiperine nga diktatura ne liri. LAVDI agjente e te zbulimeve te huaja mike qe ma shpetuar.Si the ai diktatori-“edhe derri e disa do te hyne”.Ka mbetur the pa hyre me instalimit e fashizmit ne shqiperi?
Rama do te beje cmos ta shpetoje Ilir (Meten (Metajn) sepse i trembet dosjes se qe ka krijuar Iliri per te.
Keshtu, te jeni te sigurt se Ilirin do ta shpetojne perseri (behet vetem zhurme kunder tij) por do ta hedhe pa u lagur.
Qysh ne vitin 1985 Shqiperia po drejtohet nga agjenturat e huaja te superfuqive dhe shteteve fqinje. harrojeni Pavaresine Shqiperise!
Zoti Bedri !
Nuk na zhgenjeve ne qorrollepsjen tuaj biblike te pakten nga prilli 2014 ( kur Ramortja ne Kukes e quajti Sali Tradhetarin si Atdhetar te shquar ne clirimit Kosoves….dhe ajo salle ra paturpesisht ne heshtje dhe psheretima kurse Bedri mbylli Sqepin kriminalisht..:
.
E quaj DIRTY JOB kete “mesele” me spiuna te sigurimit qe ne 2022 kur 99% e pjeses kryesore te tyre ose kane vdekur…ose kane piketuar vendin ku do varrosen dhe jane me bebelina me perjashtimte ca adoleshenteve si Ilir Agush Meta/j IGM
.
E quaj DIRTY JOB kete “mesele” me spiuna te sigurimit sepse dhe ky sigurimsi I parrezikshem atehere adoleshent IGM pasi u be President-Kryeminster-zv-kryeminister..kryetar parlamenti-minister I jashtem-kryetar partie…pra u ngjit ne Himalaje…..tani po e perjashtojne nga politike me kete pornoparlament…
.
. E quaj KIM-EZERI kete “mesele” me spiuna te sigurimit sepse me ardhjen ne pushtet te talebaneve naziskine-antikomuniste-makartiste ne 22 mars 1992 hapi I pare qe beri Rajersonoviqi Beogradit ishte kerkesa nga Usali Biberishaj celsat e archives shtetit dhe vecanerisht ate te Sigurimit Shtetit qe ishte nje Eldorado per inteligjencen amerikane..por dhe dosjet e nxehta per persona te vecante qe do pketoheshin dhe mbaheshin nen Presion…per tre dekada….
,
A thua o Bedrislamiku nuk e ka pare Rajersonua kete Agushin e Monikes per “bemat” e tij si sigurims 17 vjecar…dhe po anatemohet sikur te ishte zevendesi Koxi Xoxes per superkrimet e tij..
.
. A thua o Bedrislamiku nuk ka ZERUAR Rajersonua BASHKPUNTORET E DYFISHTE CIA-UDB-ASFALIA kur keto dy te fundit qe ne vitet 1985 e ketej ishin “goca tezesh” me amerikenet..
.
Nese nuk e ke kuptuar qe kjo KIM-EZERI duke luftuar me bomba atomike sigurimsat e vdekur adoleshente apo buze varrit…dhe hedhje deodaranti nga dyshja Biden-Blinken non grata gallata per Superkriminelin Usali Biberishaj je “pika pika= fjale e rende tallese”
.
Nese e ke kuptuar dhe paguhesh per keto carcafe hipokrizie nje pike te rente ne cacke te kokes…sepse edhe vjet kur Kimja e Elbasan-streetit beri Lulin Hero dhe KRIMBerishen “mini fajtor” EDHE PSE KANEBERE BASHKE 3 SUPER KRIME) e quajta radioloje KIMIRAMABASHANERISHAMETA qe cuditerisht ka prure Usaliun prane “pushtimit te trete te krujes” qe do te thote se amerikanet po bejne gabimin e turqeve ne shekullin e 15 ku midis te tjerave ikja e lemerisur e shqiptareve nga ai vend ja ka kaluar jo vetem kohes se osmaneve por dhe ikjes se ukrainasve sot edhe pse behet lufte..
Pra kush na ka pushtuar ?
Hipokrizia e miqve
apo miopia e Bedrislamikeve dikur te nderuar
sot te toksikuar..
o danglli ke shum të drejt.
rama sala dhe likja mbrojn njëri tjetrin dhe mbrohen nga amerika.
amerika i ka këta si qehajallarët e vet dhe i ka lënë dorë të lirë mjafton të bëjn njëççik teatër që të mashtrohet populli.
jo jo popullin shqiptar nuk e mashtron dot.
ne do ta rrëzojmë qeverinë antishqiptare dhe do krijojmë shtetin tonë popullor bazuar në sovjetët
Sherbimet e Huaja deshiren me te madhe te realizuar kane patur Shqiperine e izoluar 1945-1991 Burg me tela me gjemba qe vriste shqiptare qe donin ti shkonin andej. Kete ja garantoi Enver Hoxha per 47 vjet! Sa per klasen politike te pas 1990, ajo natyrisht nuk kishte si ishte e ardhur nga Marsi, por i perkishte pikerisht atij hibridi qe ndertoi ne 47 vite ajo Diktature e qe e pagezoi “Njeriu i Ri”! Edhe Bedri Islami i perket po asaj rrace, patjeter.
o shqiptari antishqiptar.
sala kryeagjenti i udb në shqipëri nuk i përket kohës së socializmit pavarësisht se më atë kohë ka lindur dhe mësuar. ai është agjent i udb dhe bashkë me ramizin dhe nexhmijen hodhën në er socializmin dhe vunë kët kast politike 30vjeçare. gjyshi i PD është ramizi, babai është sala
boll me përrallat me tela me gjemba. në koh të xhaxhit popullsia vajti 3 milion , tani më pak se 2 milion. këtë e bënë politikanët antishqiptarë e jo xhaxhi.
xhaxhi pati fajin që nuk e kuptoi lojën antishqiptare që po bënte imperializmi botëror. ai skuptoi që gruaja që ky xhaxhi e dashuronte ishte agjente e udb
Po te mbash nje vend rrethu me ushtare e te vrases kedo qe kerkon te ike matane kufirit e jo pak por per gadi 50 vjet natyrisht qe do shtohet numri i te burgosurve ne ate burg 28 mije km2 qe quhej Shqiperi Socialiste por qe ishte Shqiperi Talloniste. Asnje pushtues nuk ja ka bere kete mynxyre ketij populli ne shekuj, qe ta kete vrare pas shpine duke ikur per nje jete ne Europe e mos ti kete lene as varr si ka bere Enver Hoxha yt i tungjatjetes per 50 vjet.
Sa i peshtire. Ku i gjen keto shprehje? Me siguri nga minierat e vyera ramutore te Rilindjes. Dhe jo vetem
Bashkependemajtes o Ramutit.
Puthanake thote
Shqiperise talloniste i ha mutin ti. Te keqen Shqiperise ja bete ju morrat e ballit dhe te Zogut.
Te keqen e tallonit se sot as mut ka per pulat pa taksat e PPPve.
Ha pula strall dhe rinia ha burgjet