Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin: Gabimet e mobilizimit ushtarak, duhet të korrigjohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin: Gabimet e mobilizimit ushtarak, duhet të korrigjohen
AktualitetBote

Putin: Gabimet e mobilizimit ushtarak, duhet të korrigjohen

Published: September 29, 2022
Shpërndaje

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se “të gjitha gabimet” e bëra me një thirrje për mobilizim në shërbimin aktiv ushtarak për të përforcuar operacionin e Rusisë në Ukrainë duhet të korrigjohen, pranimi i tij i parë publik ky se “mobilizimi i pjesshëm” që ai njoftoi javën e kaluar nuk kishte shkuar pa probleme.

Ka pasur shprehje të përhapura publike të pakënaqësisë nga zyrtarët dhe qytetarët lidhur me mënyrën se si është trajtuar mobilizimi, përfshirë ankesat për oficerët e rekrutimit që dërgojnë fletëthirrje tek persona qartësisht të papërshtatshëm.

Mijëra djem e burra kanë ikur nga Rusia për të shmangur mobilizimin që u paraqit sikur do të përfshinte personat me përvojë ushtarake e të specializuar, por që shpesh nuk ka marrë parasysh të dhënat e shërbimit ushtarak të individëve, shëndetin, statusin prej studenti apo edhe moshën.

- Publicitet -

Rreth 2 mijë njerëz janë arrestuar gjithashtu në protesta të paligjshme kundër luftës në mbi 30 qytete, dhe disave prej tyre menjëherë iu dhanë fletëthirrje – diçka që Kremlini tha se ishte krejtësisht e ligjshme.

“Gjatë këtij mobilizimi, shumë pikëpyetje po lindin dhe të gjitha gabimet duhet të korrigjohen dhe të parandalohen që të mos ndodhin në të ardhmen”, tha Presidenti rus Putin.

“Për shembull, unë jam duke menduar për baballarët e shumë fëmijëve, ose njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike, ose ata që kanë kaluar tashmë moshën e rekrutimit”.

Njoftimi i Rusisë më 21 shtator për mobilizimin e saj të parë publik që nga Lufta e Dytë Botërore tërhoqi kritika edhe nga vetë mbështetësit e Kremlinit, diçka pothuajse e padëgjuar në Rusi që kur dërgoi ushtrinë e saj në Ukrainë shtatë muaj më parë.

“Ata po i indinjojnë njerëzit, si me qëllim, si për inat. Sikur të ishin dërguar nga Kievi”, tha të shtunën redaktorja e kanalit shtetëror të fuqishëm të lajmeve RT, Margarita Simonyan.

Të hënën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi se disa thirrje ishin lëshuar gabimisht, duke thënë se gabimet po korrigjoheshin nga guvernatorët rajonalë dhe Ministria e Mbrojtjes.

Presidenti Putini u përmbajt veçanërisht nga caktimi i fajit për gabimet – qoftë ministrisë, të udhëhequr nga aleati i tij i ngushtë Sergei Shoigu, ose zyrtarëve rajonalë të cilëve u është besuar të vendosin saktësisht se kujt duhet t’i shkojnë dokumentet e thirrjes në shërbim ushtarak.

Zoti Shoigu tha javën e kaluar se Moska planifikoi të regjistronte vetëm 300 mijë rekrutë. Kremlini më vonë mohoi një raport të gazetës së pavarur “Novaya Gazeta Europe” se një klauzolë e cila nuk ishte bërë publike më parë në dekretin e mobilizimit të Presidentit Putinit, parashikonte thirrjen e një milion rezervistëve./VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Lesh lesh says:
    September 29, 2022 at 11:40 pm

    Po mire cfare ka po te mobilizoj edhe 1 milion rezerviste, apo nuk e lejojne LGBTQ e BE dhe me gjere.

    Reply
  • Igor says:
    September 30, 2022 at 5:32 am

    Edhe te mobilizoj tere popullaten Ruse kur mungon vullneti te populli per te luftuar nuk e fiton luften,Ukraina nuk e sulmoj Rusine por e kunderta dhe ky gabim nuk korigjohet ,nuk esht Putini i vetmi qe filloj me gabime por i gjith shtabi i pergjithshem qe rane dakorde me kete gabim Ruset menduan se Ukraina esht si Kosova pa arme pa ushtri dhe populli iku por me Ukrainen ndodhi e kunderta ju erdhi ndihma nji popull me vullnet per te luftuar,nji ushtri e pregaditur edhe sikur te done Putini te terhiqet e ka fut Rusine ne borxhe per 100 vjet pra i gjith shtabi i Kremlinit nuk e njohin llogiken dhe matematiken.Keshtu munden ta shkaterojne federaten Ruse.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 30, 2022 at 6:33 am

    Kjo tregon se vendimet e mara nuk jane perfundimtare dhe mund te korigjohen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon

Komentet e Fundit

  1. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  2. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. prehistoriku on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. Vlora 97 on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”
  5. K R on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?