Duke folur në një takim vjetor me ministrinë e mbrojtjes, presidenti rus Vladimir Putin tha këtë të mërkurë, se objektivat e asaj që Moska e quan “operacion special ushtarak” do të përmbushen “pa kushte”.
“Nëse ata nuk duan një diskutim thelbësor”, tha ai, “atëherë Rusia do t’i çlirojë tokat e saj historike në fushën e betejës.”
Putini pretendoi se administrata e mëparshme amerikane kishte “drejtuar qëllimisht situatën drejt një konflikti të armatosur”, duke shtuar se Uashingtoni besonte se Rusia mund të dobësohej ose madje të shkatërrohej brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Ai më pas sulmoi udhëheqësit evropianë, duke i akuzuar se iu bashkuan administratës së Joe Biden. “Derrkucët e Europës menjëherë iu bashkuan punës së administratës së mëparshme amerikane, duke shpresuar të përfitonin nga kolapsi i vendit tonë”, tha Putin duke shtuar se me “ta dialogu është i pamundur.
Komentet e ashpra të Putinit erdhën, ndërsa zyrtarët amerikanë pretendonin se bisedimet e mëparshme me Ukrainën në Berlin kishin zgjidhur rreth 90% të çështjeve më të vështira. Por mbeten dyshime të mëdha nëse lideri rus është i gatshëm të bëjë kompromis mbi kërkesat e tij të gjera.
Putini ka këmbëngulur vazhdimisht që Kievi të dorëzojë pjesët e mbetura të rajonit lindor të Donbasit që janë ende nën kontrollin ukrainas – një kërkesë që Shtëpia e Bardhë në disa raste duket se e ka mbështetur, por që Ukraina e ka refuzuar kategorikisht. Moska ka kërkuar gjithashtu kufizime të rrepta mbi ushtrinë ukrainase, ndalim të trupave perëndimore në territorin ukrainas dhe përfundimin e mbështetjes ushtarake perëndimore.
Lideri rus të mërkurën mohoi gjithashtu se Moska planifikonte të pushtonte territor të NATO-s, duke pretenduar në vend të kësaj se aleanca kishte filluar përgatitjet për një përballje të mundshme ushtarake me Rusinë, me synim vitin 2030.

Mire e ka po he, shoke te Ramutit jane. Te pakten Putin nuk e ve veten ne nje tavoline me Ramutin
Putini i quan Koleget Derrkuca. Bukur, shume bukur. Po pse more Tavarish Putin, ti e di mire qe jeni te gjithe Derrkuca te nje stalle, pavaresisht se ju ka ndare Agai ne seksione e hungerrini. Nje tagji ju jep, dhe nen nje cati ju ka Agai. Po ti Tavrarish Putin e di mire kete,, por thjesht do besh ate rolin tend ne pjesen qe te ka caktuar Agai.
Meqe nuk i lane nje mundesi komentesh vizites se z,Spiropali ne Greqi po komentoj ketu.
Ne takimin me ministrin e jashtem te Greqise Spiropali foli per marreveshje te ndarjes se detit me Greqine mbi bazen e mirekuptimit,miqesise dhe konventave nderkombetare.kurse Ministri grek foli PER ZGJERIMIN E DETIT TE GREQISE,as miqesi,as motersi,as mirefqinjesi mirekuptime e mrroklla degjeneratash fjalamane rilindjote,qe pas nje viti ju merret vesh cfare kane firmosur e vulosur ne dem te territorit e kufijve te Shqiperise.
Cameri dhe ceshtje came nuk permendi gjekundi kjo leckamane fshasaxhije qe ndricon nga luksi,,vetem turinjte e pleqve greke qe zgjateshin te puthnin faqkat e llustrosura te znj ministre.
Me Ato 27 qendra azilantesh aziatike qe do te hape se shpejti ne Shqipri Lyderi Global,Greqia eshte e gatshme te jape OK per pranimin e Shqiperise ne BE.
Po kush e pjerdh Greqine ne BE?
O Qeverri Hajdutesh!Nuk mbulohen hajdutlluqet e juaja duke falur detin e Shqiprise dhe duke sjelle emigrantet me te felliqur afroaziatike ne Shqipri!
Me dorën e srbëve i vure dërrkucat në xhamitë e Francës. Tani dërrkucat e Rusisë dhe dronet e Iranit u bënë bashkë.
Sakte Demo,….