Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin: Këmbimet e të burgosurve me SHBA-në janë të mundshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin: Këmbimet e të burgosurve me SHBA-në janë të mundshme
AktualitetBote

Putin: Këmbimet e të burgosurve me SHBA-në janë të mundshme

Published: December 9, 2022
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin, më 9 dhjetor, tha se këmbimi i mëtejmë i të burgosurve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë është i mundur dhe se kontaktet midis shërbimeve të inteligjencës të të dyja vendeve do të vazhdojnë.

Putin foli në një konferencë shtypi në Bishkek të Kirgizisë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, në këmbim të të burgosurve, këmbyen tregtarin rus të armëve, Viktor Bout, me basketbollisten amerikane, Brittney Griner.

“Po, gjithçka është e mundur”, tha Putin.

- Publicitet -

“Kontaktet vazhdojnë, në fakt nuk u ndalën asnjëherë… U gjet kompromisi, ne nuk refuzojmë ta vazhdojmë këtë punë në të ardhmen”, tha presidenti rus.

Rusia edhe më tej është duke mbajtur Paul Whelanin, një veteran marins amerikan, i cili u dënua për spiunazh në vitin 2020.

Më 8 dhjetor, agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke cituar avokatin e Whelanit, raportoi se Uashingtoni dhe Moska po vazhdonin bisedimet për lirimin e Whelanit.

Ndërkohë, më 9 dhjetor, aeroplani me yllin amerikan të basketbollit, Brittney Griner zbarkoi në SHBA, pasi ajo u lirua në një këmbim të burgosurish pas gati 10 muajve të kaluar në burg në Rusi. Griner u pa duke zbritur nga aeroplani në bazën e forcave ajrore San Antonio-Lackland në Teksas, raporton AP-ja.

“Muajt e fundit kanë qenë ferr për basketbollisten Griner dhe gjithë familjen e saj”, tha presidenti amerikan Joe Biden pas lirimit të saj më 8 dhjetor.

Më pas Biden tha gjithashtu se “Amerika nuk e ka harruar Paul Whelanin”, një tjetër shtetas amerikan i burgosur në Rusi që nga nëntori i vitit 2018, për shkak të akuzave për spiunazh.

Familja e Whelanit dhe Qeveria amerikane thonë se akuzat për spiunazh janë të pabaza.

“Fatkeqësisht, Rusia po e trajton rastin e Paulit ndryshe nga ai i Brittney Grinerit për arsye krejtësisht të paligjshme”, tha Biden.

Shkëmbimi i Grinerit dhe Boutit është shkëmbimi i dytë i të burgosurve në tetë muaj e fundit, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve. Të burgosurit e tjerë nuk u përmendën si pjesë e marrëveshjes. Në vitet e fundit, Rusia ka dënuar disa qytetarë amerikanë me burgime të gjata. /REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Siti LIN 3 konfirmohet vendbanimi palafit më i vjetër në Europë
  • Ekspedita e përbashkët shqiptaro-zvicerane ka dokumentuar përmasat gjigande të sitit arkeologjik “Lin 3”
  • Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor
  • Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  • Kushtetuesja, vendim për rastet e Vetingut që ktheu Strasburgu, zgjatet mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. Rebeluesi on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Dursakja on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  4. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!
  5. demo on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?