Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin mban fjalimin e parë që nga nisja e luftës: Mobilizim ushtarak në Rusi, Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Putin mban fjalimin e parë që nga nisja e luftës: Mobilizim ushtarak në Rusi, Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë
BoteKryesore

Putin mban fjalimin e parë që nga nisja e luftës: Mobilizim ushtarak në Rusi, Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë

Published: September 21, 2022
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin po mban një fjalim kombëtar për herë të parë që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Ai thotë se vendet perëndimore po përpiqen të “bllokojnë” çdo pavarësi dhe zhvillim.

“Për të detyruar vullnetin e tyre në mënyra brutale ndaj njerëzve të tjerë, synimi i Perëndimit është ende dobësimi dhe shkatërrimi, ata e thonë hapur këtë”, tha Putin.

Putin ka shpallur “mobilizim të pjesshëm ushtarak ” në Rusi.

- Publicitet -

“Dekreti është nënshkruar. Është një çështje për të mbrojtur territorin tonë, vendin tonë . Perëndimi dëshiron të na shkatërrojë. Qëllimi ynë është të çlirojmë Donbasin, tashmë pothuajse plotësisht i çliruar. Perëndimi nuk dëshiron paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t’u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve. Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar. Sa i përket propozimit për një referendum për t’i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj. Rusia do të bëjë gjithçka për të siguruar që referendumet të zhvillohen”, tha Putin.

Putin tha se i mbështet referendumet urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus, si në Dontesk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

“Unë i kam dhënë një mandat qeverisë për t’u dhënë status ligjor vullnetarëve që luftojnë në Donbas. Shumica e njerëzve në atë zonë historike në Ukrainë nuk duan të qëndrojnë nën zgjedhën e neo-nazistëve. Për ta arritur këtë (çlirimin e Donbass) operacioni special ushtarak është zgjidhja e pashmangshme. Objektivi që mbetet i pandryshuar. Sa i përket propozimit të referendumit për t’i kaluar Rusisë (në katër rajone të shpërndara midis Donbasit dhe Ukrainës jugore), ne i mbështesim ata popuj. Rusia do të bëjë gjithçka për të siguruar që referendum”.

Në fjalimin e tij, Putin u ndal edhe në çështjen delikate të armëve bërthamore.

“Perëndimi ka shkuar shumë përtej kufijve të agresionit kundër Rusisë. Janë ata që na shantazhojnë për përdorimin e armëve atomike. Unë i them Perëndimit: ne kemi kaq shumë armë me të cilat duhet të përgjigjemi. Dhe ne do të përdorim çdo burim për të mbrojmë popullin tonë”, tha Putin.

Ndërkohë, përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, kërcënon me sanksione të reja kundër Moskës në përgjigje të “referendumeve të paligjshme” që shkelin “pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.

Vendet perëndimore kanë dënuar planet e Moskës për të mbajtur të ashtuquajturat referendume urgjente në pjesë të Ukrainës që janë aktualisht nën kontrollin rus.

SHBA, Gjermania dhe Franca kanë thënë se nuk do t’i njihnin kurrë rezultatet e këtyre votimeve “të rreme”.

Aleanca ushtarake e NATO-s tha se planet parashikonin një përshkallëzim të luftës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz kritikoi planet ruse për vota “të falsifikuara”, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron i etiketoi ato një “parodi” të demokracisë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • demo says:
    September 21, 2022 at 9:08 am

    Po ti mor qyqar nuk e di sa shume arme ka edhe Perendimi!
    Nuk do ta marresh vesh se nga do te vijne.

    Reply
  • Putini po demton Rusine says:
    September 21, 2022 at 10:15 am

    Krimineli dhe tradhetari qe po shkaterron Rusine eshte vete PUTINI. Perendimi e ngriti ne kembe Rusine nga rrenimi qe kishte trasheguar si pjese e BRSS. Bankat, industria, bujqesia, ngritja e gazesjellesve etj.etj. Me mijra super specialiste perendimor , gjermane, angleze, amerikane, italiane etj. dhane kontributin e tyre per ngritjen ne kembe te Rusise. Putini nuk eshte mire me mend e kokes. Ai shikon enderra mesjetare e mbi baza fetare te ushqyera nga KIRILL. Sikurse te gjithe diktatoret ne histori , shikon kudo armiq. India e keshilloi te kerkonte paqen, Kina nuk e perkrahu. Putini ai po shkon drejt nje lufte shumevjeçare qe do ta rrenoje Rusine. Kjo lufte po demton shume tregetine ne tere boten. Po demtohen keshtu interesat e Kines, Indise e shume vendeve te tjera por me shume po demtohen interesat e Rusise. Bursa e Moskes e pershendeti fjalimin e Putinit me nje minus 10 perqind.

    Reply
  • Cajupi says:
    September 21, 2022 at 12:16 pm

    Putini nuk eshte aq budalla sa duket. Ai e di mire se nga nje lufte me arme berthamore jo Kremlini por Moska behet nje krater gjigand.
    Armet atomikke e berthamore qe i ka lene trashegim Stalini, Hrushcovi dhe Brezhnjevi ne gare n e armatimeve me SHBAne sollen shkaterrimin dhe kolapsin e ekonomise sovjetike.
    Mire me tha nje hebre duke udhetuar ne metrone e New Yorkut nga fillimi i viteve 1990 kur gjithe bota e sidomos Gjermania u dergonte ushqime ruseve: Tani ruseve nuk u ka mbetur vec te hane bombat atomike.

    Reply
  • Pilo Lala says:
    September 21, 2022 at 12:19 pm

    Askush nuk kerkon te shkaterroje Rusine, pervec vete Putinit.
    Kush i tha Putinit te sulmonte nje shtet tjeter sovran?
    Tani qe i kane ngelur hekurishtet per lufte, ben patriotin.
    Rusia menjehere duhet te shkarkoje Putinin, kjo eshte zgjidhja te mos veje ne fund.

    Reply
  • alfred cako dv. (pa teorine "earth is plat") . says:
    September 21, 2022 at 12:50 pm

    demos; se k’te budallin e dyte, qe flet
    si nja njeqindmilion “parafoles”, s’eshte per t’a pjerdhur .
    kur i hyne kesaj pune (per te shkaterruar nje komb e nje
    shtet te tere), per xhelozi rraciale dhe per nje aresye qe
    do e themi me poshte, duhet peshuar mire, kur e di se edhe
    ai (komb a shtet), ka aftesi te te zhduke .
    ku e gjene guximin, qe sulmon nje shtet te tille si rusia ????
    se ajo, s’mund te perdore armet e shkaterrimit ne mase,
    se zhduket edhe vete???..
    po sikur ajo (rusia), ne rastin exstrem, te veproje si kamikazet
    japoneze, qe jankite i kane bere “shoke per koke”,
    ku ne p..idh te semes do shkojne demot me kompani ?!?
    sulmi ndaj rusise ka qene status permanent
    i perendimit, jo vetem gjeopolitik, por rracial e ekonomik .
    qe eshte ekonomik po e shohim SOT .
    JANE BERE SHUME LUFTRA NGA USA NE AVGANISTAN IRAK
    E VENDET ARABE,
    por asnjehere s’kane pate ndikim ekonomik, jo vetem
    ne shqiperi, qe s’kishte pune me strukturat (vendet)
    qe komandonte e komandon usa, por dhe ne vendet qe vareshin
    e varen (me shume sidomos “moralisht”),
    nga usa . rusia dhe ukraina na Qenkeshin, hambari
    i njerezimit ne..Grure dhe Energji .
    t’i therritet mendjes; usa nuk komandohet nga “humanoide”
    te krishtere e demokrate, por nga sekte okulte…satanike .

    Reply
  • Evropiani says:
    September 21, 2022 at 1:02 pm

    Me mijra rus po ikin nga Moska pas fjalimit qe mbajti Putini. Si eshte e mundur qe populli rus e duron dhe e duartroket kete idiot Ngjan si Mussolini qe perpara turmes ne ROME bente pyetjen ” DONI LUFTE” dhe turma e i pergjigjej “POOOOO”.

    Reply
  • artis says:
    September 21, 2022 at 5:06 pm

    si ta thyesh krahun?
    Në Rusi, kërkesa është rritur ndjeshëm: “Si të thyejmë një dorë” – të dhëna nga Google Trends
    Gjithashtu, në pak minuta u shitën të gjitha biletat direkte nga Moska për në Stamboll dhe Jerevan. Ata shkruajnë se tashmë është e pamundur të fluturosh jashtë vendit

    Reply
  • dyshuesi says:
    September 21, 2022 at 5:38 pm

    Po mire …… perse botohet ne gazeta se ç’thote Putini….? Ç’na intereson ….? Çfardo qe te thote Putini ne nuk jemi dakort. Çfsrdo qe te thote Amerika ne jemi dakort. Kaq mjafton …..j

    Reply
  • Putini po shkaterron Rusine e planetin tone says:
    September 21, 2022 at 6:55 pm

    I nderuar dyshues, ky fjalim i Putinit na intereson pasi ai po pergatit luften bethamore. Do te filloje me bombat taktike atomike qe i ka me bollek dhe do te perfundoje me bombat termoberthamore. Putini po kercenon tere njerezimin dhe po pergatit fundin e planetit tone Dukuria PUTIN, tregoi se sa e rrezikeshme eshte per nje popull e njerezimin mohimi i demokracise dhe vendosja e nje diktatori ne pushtet. Tere diktatoret ne nje moment te jetes te tyre çmenden. Kjo po ndodh edhe me Putinin.

    Reply
  • Ceku says:
    September 21, 2022 at 7:04 pm

    Pseudonimi Alfred Cako eshte pseudonim i Nikolai Berezovit (vendbanimi ne Bathore.

    Reply
  • Katiu says:
    September 21, 2022 at 7:04 pm

    Rusia – armiku ynë historik !
    Mit’hat bej Frashëri

    Poshtë social-imperializmi sovjetik !
    Enver Halil Hoxha

    Rusia s’ka vënd në Ballkan !
    Edvin Kristaq Rama

    Reply
  • Spaku says:
    September 21, 2022 at 7:06 pm

    Ky filorusi i mesiperm le te shkoje ne Rusi se edhe ai muzhik duket se eshte.

    Reply
  • xy says:
    September 21, 2022 at 7:14 pm

    rusia nuk është armiku jonë, ashtu si amerika nuk ësht armiku jonë
    armiku ynë i përbashkët botëror është imperializmi, dhe pavarësisht rus apo amerikan ne nuk i urrejm ata.

    as serbët nuk duhet ri urrejmë. të urrejmë shovinizmin dhe imperializmin serb

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 22 qershor 2026
  • Kina, godinë tetëkatëshe dhe objekte ndihmëse të rrethuara me masa të forta sigurie në Tiranë
  • Horoskopi 22 Qershor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • E hëna nis me reshje të lehta shiu në disa zona, moti i kthjellët mbizotëron territorin
  • Incident natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Komentet e Fundit

  1. RROFTË 🇦🇱SHQIPERIA🇦🇱 on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. Rilindasi i Vlores on Incident natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  3. Berlin on Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
  4. [email protected] on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. prehistoriku on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?