Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin mbron pushtimin e Ukrainës dhe kritikon ashpër Perëndimin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin mbron pushtimin e Ukrainës dhe kritikon ashpër Perëndimin
AktualitetBote

Putin mbron pushtimin e Ukrainës dhe kritikon ashpër Perëndimin

Published: June 17, 2022
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka akuzuar Perëndimin për arrogancë koloniale dhe ka thënë se sanksionet kundër shtetit të tij kanë dështuar.

Në një adresim para Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg më 17 qershor, në të cilin nuk ka qenë i pranishëm gati asnjë zyrtar perëndimor, Putin ka mbrojtur vendimin e tij për pushtim të Ukrainës, të cilin shumë zyrtarë në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, e konsiderojnë të ngjashëm me luftërat e shekujve të kaluar.

Putin ka pretenduar se qëllimi kryesor i pushtimit është “mbrojtja e njerëzve tanë” në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.

- Publicitet -

Kievi dhe Perëndimi e shohin këtë arsyetim si pretekst të rremë për ambiciet e tij imperialiste.

Disa ditë para forumit ekonomik, Putin ka bërë krahasim me vetes dhe Petrit të Madh të shekullit të 17-të, i cili e ka zgjeruar Perandorinë Ruse, pas humbjes së Suedisë më 1709.

Putin ka pretenduar se Rusia është “detyruar” të pushtojë Ukrainën dhe ka thënë se do të vazhdojë luftën pavarësisht përballjes me rezistencë të forcave ukrainase dhe humbje të konsiderueshme të ushtarëve dhe pajisjeve.

Presidenti rus ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për rolin e tyre në çështjet globale, duke thënë se Uashingtoni e konsideron veten “emisar të Zotit në Tokë”.

Ai ka thënë se Rusia do të luajë rol më të madh në atë që e ka quajtur rregull të ri botëror.

“Asgjë nuk do të jetë siç ka qenë në politikën globale”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka kritikuar regjimin e sanksioneve të Perëndimit, duke thënë se parashikimet për kolapsim të ekonomisë në Rusi, nuk janë menduar mirë.

Ekspertët perëndimorë kanë thënë se ekonomia e Rusisë mund të tkurret në deri 15 për qind këtë vit për shkak të sanksioneve, ndonëse ndikimi mund të vërehet më shumë në gjysmën e dytë të vitit.

Putin ka thënë se sanksionet do të godasin Evropën, e cila varet shumë nga energjia ruse.

Putin po ashtu ka hedhur poshtë akuzat e Perëndimit se Moska është përgjegjëse për rritje të ndjeshme të çmimeve globale të drithërave.

Uashingtoni dhe Brukseli besojnë se bllokadat ujore ruse në portet ukrainase, janë duke bllokuar furnizimet e Ukrainës, një eksportuese e madhe e miellit dhe lulediellit.

Ai ka pretenduar se Rusia është e gatshme të garantojë transitin e anijeve që eksportojnë drithërat ukrainase përmes Detit të Zi dhe se Ukraina ka alternativa përmes rrugëve tokësore, ndonëse ekspertët e Perëndimit nuk e shohin këtë mundësi si lehtë të realizueshme./ REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Boss says:
    June 18, 2022 at 1:41 am

    Te lumte o i madhi Vladimir

    Reply
  • Tani says:
    June 18, 2022 at 7:39 am

    Jeni nje perandori e madhe.Koha e sundimit te botes nga SHBA po purfundon.

    Reply
    • Boss says:
      June 20, 2022 at 12:33 am

      Kjo lufte ishte fundi i gjithe Petendimit. Cfare do presesh nga Amerika ku te bardhet sit jane me pak se 40 perqind e popullsise. Amerika eshte bere ghetto Afrikane dhe Amerikano jugore dhe embush me pederast dhe drogaxhinj. Evropianet e bardhe ishin ata qe e ndertusn dhe e bene ate Amerike re pamposhtur. Evropa perendimore eshte mbush me pederast, drogaxhinj, afrikan, aziatik dhe arab. Evropa Lindore ka ngelur e paster dge do Zoti e merr Rusia

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Rama: Kush më quan tradhtar është pa din e iman
  • Detaje nga dita e nëntë e protestës, mijëra qytetarë në shesh, përplasje me të rinjtë e PD; Reuters jep live protestën
  • Rama i përgjigjet Iranit: Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që bëmë
  • Kush është ambasadorja re e BE-së që pritet të emërohet në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  2. Bujar Kanapari on Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  3. 1 on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?
  4. capi on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  5. capi on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?