Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Putin synon një bashkëpunim më të fortë ushtarak me “mikun e dashur” të Pekinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Putin synon një bashkëpunim më të fortë ushtarak me “mikun e dashur” të Pekinit
AktualitetBote

Putin synon një bashkëpunim më të fortë ushtarak me “mikun e dashur” të Pekinit

Published: December 31, 2022
Shpërndaje

Presidentët e Rusisë dhe Kinës zhvilluan një video-konferencë. Shefi i Kremlinit Putin e ftoi Xi për vizitë shtetërore në Moskë.

Në një video-telefonatë me presidentin kinez Xi Jinping, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi gatishmërinë e tij për të forcuar bashkëpunimin ushtarak midis dy vendeve. “Ne duam të forcojmë bashkëpunimin midis forcave të armatosura të Rusisë dhe të Kinës,” i tha Putin Xi.

Putini e quajti presidentin kinez “mik të dashur” dhe njoftoi se Xi do të vinte në Moskë për një vizitë shtetërore në pranverë. Putini vlerësoi përpjekjet e Moskës dhe Pekinit për të kundërshtuar presionin nga Perëndimi. “Në sfondin e presionit dhe të provokimeve të paprecedenta nga Perëndimi, ne po mbrojmë pozicionet dhe parimet tona”, tha Putini.

- Publicitet -

Xi: Të respektohen ligjet ndërkombëtare

Sipas televizionit shtetëror kinez CCTV, Xi theksoi në bisedë se Rusia dhe Kina koordinojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë për çështje ndërkombëtare. Ndërkohë, të dyja palët në konflikt duhet të respektojnë autoritetin e Kombeve të Bashkuara dhe statusin e së drejtës ndërkombëtare.

Xi tha se rruga drejt bisedimeve për paqe për Ukrainën nuk do të jetë e lehtë dhe se Kina do të vazhdojë të mbajë “qëndrimin e saj objektiv dhe të drejtë” ndaj konfliktit.

Kina po përpiqet të pozicionohet si neutrale në konflikt, por i ofron mbështetje diplomatike aleatit të saj strategjik Rusisë.

Putini dëshiron bashkëpunim në nivel ushtarak

Putini dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin me Pekinin në nivel ushtarak dhe teknik. “Ne kemi pikëpamje të njëjta për shkaqet, rrjedhën dhe logjikën e ndryshimit të vazhdueshëm në peizazhin gjeopolitik global,” tha shefi i Kremlinit.

Për shkak të sanksioneve që vendosën vendet perëndimore ndaj Rusisë pas luftës agresore ndaj Ukrainës, Moska dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Pekinin dhe po hedh vështrimin edhe në tregje të tjera energjie në Azi.

Muajt e fundit Rusia dhe Kina kanë zhvilluar disa stërvitje të përbashkëta ushtarake, ndër to edhe një stërvitje detare të zhvilluar këtë javë në Detin e Kinës Lindore.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    January 1, 2023 at 2:36 am

    Propagande e shpifur dhe e qellimshme. Lutuni per ato ukrainas qe po kalojne festat ne nje tmerr lufte

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?