Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Putinit nuk i punojnë bombat bërthamore!” Eksperti zbulon sekretet: Pse bota s’duhet t’i frikësohet një lufte katastrofike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Putinit nuk i punojnë bombat bërthamore!” Eksperti zbulon sekretet: Pse bota s’duhet t’i frikësohet një lufte katastrofike
AktualitetBote

“Putinit nuk i punojnë bombat bërthamore!” Eksperti zbulon sekretet: Pse bota s’duhet t’i frikësohet një lufte katastrofike

Published: September 22, 2022
Shpërndaje

Vladimir Putin nuk mund të ishte më i qartë se kaq. “Unë nuk po luaj bllofin,” tha ai, në lidhje me kërcënimin e tij për përdorimin e armëve bërthamore, shkruan Daily Mail.

Por a do ta bëjë ai diçka të tillë? Dhe a do të jetë kjo e njejtë me Armageddon (lufta midis të mirës dhe të keqes) nëse Putini do të lëshonte bombat e para bërthamore që bota ka parë që nga viti 1945?

Lajmi i mirë është se Putini nuk mund ta nisë Luftën e Tretë Botërore thjesht duke shtypur një buton të kuq, i ulur në tryezën e tij në Kremlin. Nëse ai vendos të nisë një sulm, urdhri duhet të kalojë të paktën tre kontrolle të krijuara për të parandaluar incidente bërthamore apo të paautorizuara.

- Publicitet -

Urdhëri do të duhet të miratohet nga: Ministri rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu, Shefi i Shtabit Valery Gerasimov dhe kreu i forcave raketore bërthamore ruse, Sergei Karakayev.

Por edhe pas miratimit, lëshimi i bombave bërthamore nuk do të ndodhte menjëherë.

Nëse nuk ka pasur një ndryshim në protokollet standarde që kur Rusia pushtoi Ukrainën, do të kishte një hendek prej 20 minutash nga “Cheget” (çanta bërthamore) që përmban kodet e kërkuara për të dhënë urdhrin e lëshimit.

Këto masa mbrojtëse janë jetike duke pasur parasysh madhësinë e stokut bërthamor të Rusisë. Vlerësohet të jenë 5,977 koka bërthamore – më të mëdhatë në botë, të ruajtura kryesisht në 12 depo në të gjithë Rusinë. Prej tyre, 1500 mendohet të jenë gati për t’u përdorur.

Përpara luftës në Ukrainë, Putin mburrej se sistemi i mbrojtjes raketore të Amerikës Star Wars do të ishte i paaftë për të ndaluar raketat e tij të reja hipersonike.

Megjithatë, në praktikë, armët që ai ka më shumë gjasa të përdorë janë raketa më të vogla taktike të afta për të goditur fqinjët si Ukraina ose shtetet fqinje të NATO-s.

Këto janë të ruajtura kryesisht në Rusinë ‘europiane’ dhe në enklavën e Kaliningradit, midis Polonisë dhe Lituanisë. Midis tyre është edhe raketa Kalibr me rreze të gjatë veprimi, e cila mund të arrijë deri në Londër.

Ekziston mundësia që Putini mund të befasojë Perëndimin duke përdorur raketat e tij Iskander me rreze më të shkurtër veprimi. Së fundmi, Putini ka raketat e tij klasike balistike ndërkontinentale, që ndodhën në kapanone në Siberinë perëndimore.

Ata mund të arrijnë lehtësisht deri në Londër ose Uashington. Ajo që ne nuk e dimë është nëse kokat e vjetra bërthamore të Rusisë funksionojnë ende. Ndërsa Rusia ka testuar raketat që do të mbanin kokat bërthamore, traktatet e ndalimit të testeve nënkuptojnë se as Amerika dhe as Rusia nuk kanë lëshuar për dekada një armë bërthamore.

Duke pasur parasysh sofistikimin e aftësive të përgjimit të shërbimeve tona të sigurisë, asnjë sulm bërthamor rus nuk kalonte pa u vënë re. Për të lëshuar mijëra raketa dhe bombardues do të kërkohen një sërë porosish elektronike dhe këto do të mereshin vesh menjëherë nga Perëndimi.

Në fakt, Perëndimi do të kishte kohë për t’u përgatitur 10 deri në një orë. Diçka e tillë, sigurisht nuk do të na ndihmonte shumë. Edhe nëse do të kishim një rrjet bunkerësh nëntokësorë në qytetet tona, realiteti është se nëse qeveria do të priste derisa të kishte prova të qarta të lëshimit të raketave nga Rusia, do të ishte tepër vonë që njerëzit të strehoheshin në vende të sigurta.

Në këto rrethana, çdo paralajmërim publik ka të ngjarë të arrijë asgjë më shumë se sa panik midis njerëzve. Kjo është arsyeja pse qeveritë perëndimore kanë besuar në parandalimin e përdorimit të armëve bërthamore dhe jo në planet e emergjencës dhe pse unë besoj se ka të ngjarë të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë, duke i përqendruar përpjekjet e tyre në bindjen e Putinit që të tërhiqet.

Skenari në rastin më të keq, natyrisht, është që mund të ndodhë e paimagjinueshmja. Por edhe nëse Putin, vendos të tërhiqet, kërcënimi i një sulmi shkatërues bërthamor duhet ta bëjë këdo në Kremlin të mendohet dy herë para se të sulmojë.

Megjithatë, ne nuk mund t’u besojmë premtimeve të Putinit, kërcënimet e tij duhet t’i marrim seriozisht.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • ?./+ says:
    September 22, 2022 at 2:13 pm

    Ky titull është krejt në kundërshtim me shkrimin!

    Reply
  • Arben.T says:
    September 22, 2022 at 7:45 pm

    1. Thone se ka algoritme te fuqishme qe llogarisin shperthimin dhe pasojat e nje Bombe Nukleare.

    2. Autori do te qetesoje njerezit nga ankthi i nje lufte atomike, por cdo gje ka edhe anen tjeter te medalies.

    3. Vonesat nga vendimi deri tek realizimi i nisjes se raketave eshte i njejte per perdorusit e tyre.

    3. Por nje lufte nukleare, ne situata te vecanta, per gabime interpetuse, sinjaleve te gabuara,
    nga satelitet e burime te tjera informacioni mund te ndodhi, me nje probabilitet te ulet, por jo zero.

    Reply
  • dyshuesi says:
    September 25, 2022 at 10:00 am

    “Koshjenca e Xenos” qehet libri i shkruar nga Italo Svevo ne vitin 1923. Ky liber u shkrua mbas luftes se pare boterore , lufte ne te cien u perdoren arme te reja te shkatrrimit ne mase siç ishin armet kimike LHL(lende helmues luftarake). Ne nje nga pasazhet e librit autori pershkruan raportin e njerzimit me armet gjithnje e me te fuqishme qe njeriu po krijonte . Ne fillimet e njerzimit, armet nuk ishin veçse zgjatime te gjymtyreve p.sh. nje shkop , shpata, topuzi, mburoja etj, etj .dhe fuqia vrastare e tyre varej nga fuqia fuzike njerzore. Me kalimin e kohes njeriu filloje te krijoje arme, fuqia vrastare dhe shkateruese e te cilave gjithje e me pak varej nga fuqia fizike njerzore. Dhe me poshte thekson, duke nenkuptuar Nobelin shpikesin e dinamitut , se vertet shpikesi mund te jete njeri fisnik dhe qellimmire por nuk mund te thuhet e njejta gje per ate qe e perdor. Armet e se ardhmes do kene nje fuqi te atille sa keto te sotmet ( ato te 1923) do te duken si lodra krejt te pa demshme. ” Epra kjo kohe duket se ka ardhur……..@

    Reply
  • Z.Trai Jani funksionar i agjensie Babà Wanga says:
    September 26, 2022 at 8:38 am

    Titulliti ergjigjem:-Agjensia Babà Wanga”njofton hapjen e tenderit nga qeveria Ruse,per rregullimin e defekteve te bomba e atomike ruse.Afati i paraqirjes se offerta e deri me 12 tetor.Preferohen specialiste Shqiptare.”

    Reply
  • ?+ says:
    September 26, 2022 at 9:20 am

    eh si tall trapin imperializmi botëror me ne.
    jo bomba jo leshi preshi. nuk ua mban me bomba se ngrihen popujt e proletariati dhe e rrëzojn imperializmin

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një familje shpenzon 89% të të ardhurave, Tirana kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Europë
  • Horoskopi 23 qershor 2026: Dashuria surprizon disa shenja, financat kërkojnë kujdes
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Vlora 97 on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Nje shqiptar on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. Ppsh on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?