Diplomati dhe sociologu Fatos Tarifa në një shënim në DITA shpreh shqetësim mbi një pikë në pyetësorin e Censusit 2023.
“Mund të kem shumë objeksione për këtë pyetësor, por shqetësimin më të madh ma krijon pyetja 166, që u kërkon qytetarëve të shprehen se “me çfarë identiteti etnik identifikohen” – shkruan Tarifa dhe shton:
“Zgjedhja” e identitetit etnik të një personi nuk mund t’i lihet subjektivitetit të vetë atij personi. Ndryshe nga identiteti ose përkatësia fetare, të cilën çdo individ e zgjedh me dëshirën e vet, përkatësia etnike nuk është një zgjedhje subjektive, një identitet personal që e zgjedhim sipas dëshirës sonë, por një fakt ontologjikisht dhe epistemologjikisht objektiv, që lidhet me–dhe përcaktohet nga–faktorë historikë, gjeografikë e kulturorë që nuk varen nga ne.
Unë s’mund të bëhem ai që nuk jam. Nëse jam shqiptar, pra i përkas këtij grupi etnik, nuk mund të bëhem ose të them se jam grek, italian, amerikan apo turk”.
Të njëjtin shqetësim, të thelluar në dolumentacion që botohet për herë të parë shpreh edhe drejtori i Arkivave të Shtetit, Ardit Bido.
Në një artikull që publikohet nesër në DITA, pjesë e një studimi të zgjeruar, Bido shpreh shqetësimin se një nga synimet e fshehura të Census 2023 është rritja artificiale e numrit të atyre që vetëidentifikohen si grekë në bashkitë Himarë dhe Konispol.
Studiuesi paraqet arsyet pse në Himarë dhe Konispol ka individë që vetëidentifikohen grekë dhe analizon të dhënat demografike. Për herë të parë, paraqiten të dhënat e kombësisë nga regjistri i gjendjes civile, si dhe numri minimal dhe maksimal i atyre që kanë kombësi shqiptare në regjistër por vetëidentifikohen grekë që nuk i kalojnë 15% në asnjë prej dy bashkive.
Bido paralajmëron një synim për greqizimin e bashkive Himarë dhe Konispol, përmes vetëdeklarimit të rremë të mbi 20% të banorëve si grekë.
Kjo do të bënte që nga Qafë Bota në Llogara të duhet të ngrihej flamuri grek krah atij shqiptar në institucionet shtetërore dhe greqishtja të bëhej gjuhë e dytë zyrtare me tabela e shkolla dygjuhëshe duke prodhuar një varësi afatgjatë të Shqipërisë nga Athina zyrtare.
Bido argumenton se si shteti grek ka një zhvendosje graduale nga viti 1991 në vitin 2012 me kahun e tezave të qarqeve nacionaliste që pretetendojnë “Vorio Epirin”, përmes mekanizmave si shtetësitë, pensioneve dhe personazheve si Fredi Beleri apo kryepeshkopi Anastas Janullatos. Stuiuesi mendon se e kanë zhvilluar këtë strategji edhe për Censusin 2023.
Shkrimi i plotë i Tarifës: KËTU
Shkrimi i plotë i Bidos: KËTU
n.s. / dita

Z. Tarifa ka të drejtë. Etniciteti nuk mund të pèrcaktohet nga mendimi i momentit të një personi, sepse duhet të « pyeten » edhe prindërit, gjyshërit dhe stergjyshërit e atij personi. Duhet të qartësohet ky lloj biznesi që për të marrë një pasaportë, apo një pension, të ndryshosh etnicitetin dhe vëndet e tjera e shfrytzojnë për qëllime politike. Vetëm Shqipëria tregohet zëmërgjërë, duke njohur 9 minoritete edhe atje ku nuk janë, ndèrsa vëndet e tjera, megjithëse kanë një minoritet të madh, me probleme të pazgjidhura, nuk e pranojnë se i kanë këto minoritete.
Ore Bido po na habit fare?
E dergove shifren e grekomaneve ne Konispol 13%..Une nuk kam nje njohje te sakte te Levizjeve demografike ne Konispol,,Por di qe Konispolatet jane Came shqiptare.Nga dolen 13% greke ne Konispol?
Po Mesut Grrethi,qe ka lyer mushken me shirita bardh e blu se eshte tifoz i Tirones,,Zeber do e shenoni ju ne Census Mushken e Mesutit???????/
Nuk ju duhen Cudira shqiptare ne Vetedeklarimet e popullsise!
Keni Pervojen Greke qe eshte Antare e BE dhe kampjone Boterore e Te Drejtave te Njeriut dhe Minoriteteve.
ZBATONI PERVOJEN E FQINJEVE TANE NE KETE FUSHE.
jo vetem shqiptaret came te krishtere nuk lejohen te identifikohen dhe te vetedeklarohen me Kombesi shqiptare,por vetem me Kombesi Greke,.Jo vetem Vllahet e krishtere nuk lejohen te deklarohen Vllahe,
Jo vetem sllavo-maqedonasit nuk lejohen te idendifikohen sllave bullgare,por edhe emigrantet shqiptare te gjenerates fundit duhet te vetedeklarohen-greke.
Aaaa shteti grek e ka nje enklave jo greke per syte e Botes Demokratike.Turqit Muslimane te Thrakes Lindore mund te vetedeklarohen turq.
Ja,ku e keni shembullin.
Pse do cpikni ju te Censusit Praktika jo Evropiane???
Shteti grek eshte Kampion i Europes.
ca thua o demo,
nuk te marr vesh fare,
je raki prej rrushi,
a prej kocimare.
na iku gjithe jeta,
me keto marrina,
nuk na ben efekt,
me as aspirina.
ca thua o demo,
ti e ca te tjere,
cdo gje duket fallso,
dhe si e permjere.
jane bere shqiptaret,
futja njeri-tjetrit,
eshte bere prej ari,
dhe lekur e pjeprit.
eshte bere dhe fiku,
si gje me me vlere,
matet njerezia,
ta blere mos ta blere.
Census (shq: regjistrim i pergjithshem) 2023 eshte i influencuar nga agjenturat serbe dhe greke; pyetesori duhet te redaktohet nga specialistet e demografise dhe sociologjise.
Per censusin kam rene ne hall,
Nuk me ze gjumi gjith naten,
Pyeta gjelin, macen, qenin,
Sot vendosa te pyes paten.
Per censusin jam ne merak,
Konsensus nuk po gjej dot,
Kam dhe demon qe me nget,
demon se s’beson ne zot.
demo nuk eshte ateist,
nuk eshte as agnostik,
nga gjyshi eshte zogist,
dhe eshte shume patetik.
Dhe tani o fjale e dhjere,,une ballist me gjysh zogist do vete te pi nje kafe me raki plepi tek
KLUBI 1 MAJI…Apo e keni prishur me ATE PROJEKTIN…
Vetëm bojkotimi masiv nga shqiptarët i rregjistrimit të popullsisë do të mund të çojë në dështimin e planeve greke për marrjen e tokave shqiptare në jug ! Duhet me doemos që tradhëtia të dështojé! Populli duhet të veprojë me protesta dhe revoltë! Pastaj duhet hetuar roli i kishës greke , kryepeshkopit, shteti grek, opzitës dhe qeverrisë sonë në këtë akt tradhëtie antishqiptar!.
Dy kembe mire, kater kembe keq!
Vetedeklaruar jo shqiptar , kjo e vertetuar nga hetimet e organeve te drejtesise qe eshte mashtim perben vexer 2 here pénale te dénuement me vetedije te protéger.
Kujdes kur te deklaroni se çdo gje mund te jeté kunder jush ne gjykate.
Ju faleminderit per mirekuptimin.