Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pyetjet e deputetëve për Dumanin dhe Çelën me gojë apo me shkrim? Pse rrezikon të bllokohet seanca e Kuvendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pyetjet e deputetëve për Dumanin dhe Çelën me gojë apo me shkrim? Pse rrezikon të bllokohet seanca e Kuvendit
Lajmi i funditPolitike

Pyetjet e deputetëve për Dumanin dhe Çelën me gojë apo me shkrim? Pse rrezikon të bllokohet seanca e Kuvendit

Published: October 27, 2025
Shpërndaje

Seanca e sotme parlamentare ku janë parashikuar të raportojnë pesë drejtues të institucioneve të pavarura dhe debati është rënë dakord të jetë mbi 12 orë, rrezikon sërish të prishet.

Shkak është procedura që do të ndiqet për debatin mbi secilin raport të institucioneve të pavarura.

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi tha se bazuar mbi manualin e raportimit të institucioneve në Kuvend, deputetët duhet të dorëzonin pyetjet deri para nisjes së seancës dhe më pas gjatë raportimit, drejtuesi i institucionit të pavarur lexon pyetjen dhe jep përgjigjen.

- Publicitet -

Sipas Peleshit kjo është një praktikë e ndjekur që nga viti 2016, por e pazbatuar në dy vitet e fundit.

Në të njëjtën linjë ishte edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla.

“Ka një rregull, pyetjet depozitohen përpara seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, pyetjet depozitohen përpara dhe kryeministri lexon pyetjen që i ka dhënë deputeti. Keni 5 orë për të folur, ndoshta ai aty (Berisha) nuk do që ju të flisni. Është puna e tij”, tha Balla.

Por sipas opozitës kjo është një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të prishur seancën parlamentare.

“Kjo është një tallje me rregulloren dhe Kushtetutën dhe të drejtën e fjalës, por dhe tallje me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, se nuk janë as zëdhënës as sekretarë të deputetëve. Pse doni t’i hiqni të drejtën e pyetjeve deputetëve?”, tha Belind Këlliçi.

Për socialistët, fakti që deputetët e opozitës duan të bëjnë pyetje në seancë, është gjyq që ata duan ti bëjnë institucioneve të pavarura.

“Pyetjet me gojë e vënë në vështirësi dhe i bëjnë presion prokurorit”, tha Toni Gogu.

Ndërsa për Sali Berishën, si drejtuesit e institucioneve të pavarura dhe deputetët e maxhorancës janë mëkatarë dhe kanë rënë dakord që të mos lejohen pyetjet e deputetëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • capi says:
    October 27, 2025 at 11:46 am

    Zakonisht keto seancat me humor dhe muzike i keni te enjten, cne sot eshte e hene. Po cdo pyesni Dumanin, qe sa xhepista ka zene. Ai hajdute dhe kriminelat i ka perballe, do pyesni perse nuk na arreston.

    Lini mor estradat, keq na vjen, duhet ta pranojme, nuk bejme dot shtet e drejtesi. Merrni dhe paguani disa prokuror dhe gjykates te huaj, se keta qe keni e ndriten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht
  • Kryemadhi dhe Meta kërkojnë Edi Ramën dëshmitar në gjyq
  • Meta akuzë të fortë: Tom Doshi është takuar me Charles McGonigal në Vjenë, bashkë me Durim Bamin
  • TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  2. Durresi on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  3. xxx on INTERVISTA: “Po më thua të mos u besoj syve të mi?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren britanike: “Si mund të thosha Jo…”
  4. Gim on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur
  5. Detari on TRAGJIKE: Merr flakë banesa në Shkodër, humb jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e mitur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?