Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qarku Vlorë, Gjiknuri prezanton Klosin drejtues politik: Do të vazhdojë punët e mira
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Qarku Vlorë, Gjiknuri prezanton Klosin drejtues politik: Do të vazhdojë punët e mira
Politike

Qarku Vlorë, Gjiknuri prezanton Klosin drejtues politik: Do të vazhdojë punët e mira

Published: October 4, 2022
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri prezantoi sot para strukturave drejtuesin e ri politik të qarkut Blendi Klosi. Në një komunikim me mediat, Gjiknuri theksoi se me eksperiencën e tij të gjatë politike, Klosi do të vazhdojë punët e mira të nisura përsa i përket mirëmenaxhimit dhe mirëorganizimit politik të këtij Qarku.

Drejtuesi politik Blendi Klosi, i cili mban njëkohësisht dhe detyrën e Sekretarit Organizativ në Partinë Socialiste, u shpreh se marrja e besimit për të drejtuar qarkun e Vlorës është një përgjegjësi e shumëfishtë për të arritur rezultate. Ndërkaq, numri dy i socialistëve, Damian Gjiknuri, bëri të ditur se shumë shpejt PS do të fillojë procedurat për vlerësimin e të gjithë kryetarëve saj në të gjitha bashkitë e vendit.

Prononcimi i plotë për mediat:

- Publicitet -

Besoj e keni marrë vesh; sot kam ardhur të prezantoj shokun tim, mikun tim, kolegun tonë, Blendi Klosi. Nga vendimet e Kryesisë, gjëra që janë bërë publike, shoku Klosi është caktuar si drejtues politik i Qarkut të Vlorës. Njeri me shumë eksperiencë politike. Besoj se do të vazhdojë punët e mira të nisura për sa i përket mirëmenaxhimit dhe mirëorganizimit politik të këtij qarku.

Çfarë nuk bëri mirë Arben Ahmetaj?
Për këtë është përgjigjur edhe Kryeministri. Këto janë lëvizje normale përpara para fushatave zgjedhore, ku secili merr pozicionin e tij si lojtar, që ekipi të japë maksimumin.

Mungon sot Arben Ahmetaj?
Është lajmëruar, por mesa di ka qenë i angazhuar.

Blendi Klosi: Për këdo socialist është një nder i madh ta bëjë jetën e partisë këtu, në Vlorë. Padyshim si drejtues politik i qarkut është një përgjegjësi e shumëfishtë, për të arritur të njëjtat rezultate, që kjo parti ka arritur gjatë gjithë periudhës së post-tranzicionit. Një parti, e cila ka dëshmuar që gjithmonë ka arritur t’ia dalë të jetë e suksesshme, sepse ka qenë bashkë.
Misioni që më është ngarkuar është që kjo parti të jetë e bashkuar, të jetë pranë qytetarëve, të ketë mundësinë që të diskutojmë problematikat që ka çdo banor i Qarkut të Vlorës. Si qark i madh, ka nevojë për shumë punë.
Po ashtu, si pasojë e të gjitha rezultateve pozitive na del si detyrë, që jo vetëm të strukturojmë punën e Partisë Socialiste, por të jemi së bashku me qytetarët.
Jo vetëm për mua, por për këdo që do të vinte këtu në Vlorë është një respekt i jashtëzakonshëm dhe një përgjegjësi shumë e madhe.

Një shqetësim që është reflektuar edhe tek qytetarët është përplasja që ka nisur me z. Gjiknuri kur ai ka qenë drejtues i qarkut, më pas edhe me z. Ahmetaj, ka qenë ajo mes Bashkisë dhe Partisë Socialiste. Shohim që mungon Dritan Leli.
Detyra jonë është që të jemi së bashku me qytetarët. Mos u përpiqni që të ndani popullin. Ne që marrim detyra nga këta njerëz që na votojnë, kemi përgjegjësinë e madhe që t’iu shërbejmë. Vlerësimi për gjithsecilin, bëhet sesi u shërben qytetarëve.
Prandaj shumë shpejt, ne do të fillojmë procedurat për vlerësimin e të gjithë kryetarëve tanë të bashkisë, në të 61 bashkitë e vendit. Nuk do të jetë struktura e partisë që do të bëjë vlerësimin, por do të jetë ajo çfarë ata kanë dhënë për qytetet që kanë drejtuar dhe sesi qytetet kanë mirëpritur ose jo, drejtuesit e mandatuar nga Partia Socialiste. Të marrësh një mandat nga Partia Socialiste është jashtëzakonisht respekt dhe sidomos në Vlorë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?