Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Opozita e sotme e ka krijuar bindjen se, edhe në zgjedhjet e vitit 2025, si më parë, humbja e tyre do të jetë e thellë, ndoshta më e thellë se heret e tjera. Sondazhet që bëjnë ia kanë ngulitur drojën se viti 2025 do të jetë shembulltyrë e vitit 1997, ose diku afër tij.
Unë jam i prirur të mirë kuptoj në sinqeritetin e tyre të gjithë ata militantë të opozitës, të cilët besojnë deri në fund se, i vetmi njeri që mund t’i rezistojë pushtetit të Edi Ramës, është drejtuesi i tyre, Saliu. Nuk e di nga e kanë këtë besim. Duket i pa kuptimtë në ditët e tanishme. Por ata e besojnë.
Prova të shkurtra bënë me Shehun, Selamajn apo Bashën si kryetarë. Të tre u përzunë nga partia dhe vetëm kush u kthye kokëulur bëri përsëri vend. Eksperimenti më i keq ishte zgjedhja e Bashës. Berisha thirri pranë vetes dikë që mund t’i besonin vetëm familjarët e tij; ai vetë nuk beson askënd.
Basha ishte e vazhdon të mbetet si ato domatet e gjelbëra të fillim tetorit, që nuk arrijnë kurrë të bëhen të kuqe. Ai ishte i gatshëm të shesë nderin, ndërgjegjen, kolegët, bindjet e tij për pasuri. Dhe kaq bëri.
Në Shqipëri, që nga janari i vitit 1991, politika është përceptuar si luftë, për fat të keq, jo e vizioneve, por e përplasjes dhe e dhunës. Njeriu, të cilit i besojnë, është arkitekt i kësaj.
Në fakt, asnjëherë opozita e tanishme, duke përjashtuar 22 marsin e vitit 1992, nuk ka qenë fituese në zgjedhje. Që nga referendumi për Kushtetutën në vitin 1994, deri në majin e vitit 2023, në zgjedhjet e fundit vendore, Berisha ka humbur. Partia e tij ka pasur rënie në humnerën e politikës, ngritje të vogla, të përkohshme, marëdhënie fluide me të tjerët, por kurrë nuk u bë forca e parë politike në vend. Edhe kur kishin në duar presidencën, Shërbimin Informativ, Gjykatën, Prokurorinë, Qeverinë, gjithçka. Të gjitha zgjedhjet i ka humbur.
Kthimi në pushtet në vitin 2005 ishte dita e ndarjes së të majtës, për hir të pushtetit dhe pasurisë, dhe jo fitorja e së djathtës.
Tani, pasi të hënën, 7 tetor, përdori metodën e parë të mos bindjes civile, opozitës i kanë mbetur edhe 76 metoda të tjera. Gjithnjë sipas thënies të së djeshmes nga lideri i tyre i përjetshëm. Deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm ka kohë për të provuar gjithçka dhe për të mësuar shumëçka.
Thanë se protesta ishte për Salianjin, por askush nuk u kujtua për të. Salianji nuk është as ide, as faktor, as vizion. Thanë që synojnë krijimin e një qeverie teknike, jashtë forcave politike!! Dhe ku shefi i qeverisë të mos jetë Edi Rama. Me këtë do justifikojnë humbjen, apo, edhe më keq se kaq, braktisjen e zgjedhjeve politike. Pasi është e vështirë që Rama të krijojë qeverinë teknike. I ka të gjitha, përse duhet t’i lëshojë?
Askush nuk ikën me dëshirë nga qeverisja, sidomos në pragun e zgjedhjeve politike. Sipas një rregulli të pa shkruar, kush tërhiqet – ai humbet, dhe Rama e di fare mirë këtë. Ai humbi në vitin 2009, jo se nuk mori votat e duhura, por se pushteti i kohës, ku shefi i qeverisë ishte pikërisht Berisha, vodhi votat haptas, bandat e lidhura me të shkelmuan çdo ligj zgjedhor, e në fund, si për të dëshmuar pushtetin, fletët e votimit u dogjën në zallin e tharë të një lumi.
Rama mund të bëjë një qeveri si atë të vitit 2017, të lëshojë disa dikastere të rëndësishme, ku opozita të shkojë e të luajë ministrash, mund të heqë dorë nga disa institucione ku bëhet grumbullimi i parasë, dhe abuzimet janë më të mëdha; ai mundet që të krijojë një zyrë të posaçme për një zevendëskryeministër të ri, por jo të lëshojë zyrën e tij.
Më është kujtuar orët e fundit një histori e Osman Gazepit dhe kërkoj ndjesë për krahasimin. Kur në fundin e vitit 1948 apo fillimin e ’49-tës, ndodhi arrestimi dhe burgosja e Koxi Xoxes, në burgun e madh të Tiranës, ku ishin të burgosur dhjetra figura të njohura të shkencës, politikës, letërsisë, dikush hodhi fjalën se pas pak ditësh do të lirohen. “Fajin, tha ai, do ia lënë Koxi Xoxes”.
Disa u bënë entuziastë, disa të tjerë menduan të përgatitin rrobat. Osman Gazepi, zogisti i vjetër, që ishte edhe babai i tre partizanëve, njëri i vrarë në Tendën e Qypit, nuk luajti nga vendi dhe u tha, “ Mblidheni mendjen o të marrë! Enver Hoxha çfarë nuk hoqi deri sa na mblodhi e tani të na lëshojë?!”.
Krahasimi çalon në të gjitha drejtimet, por një mesazh sjell. Edi Rama çfarë nuk hoqi deri sa mori pushtetin. Atë e rrahën, e linçuan, e braktisën, u detyrua të ikë dhe të kthehet, të jetë një makiavelist i fortë në lojën e pushtetit, të rrahë shpatullat e Berishës pas Gerdecit, të jetë në një darka ngjalash me Ilir Metën, të bjerë copë dhe të puthet me Fatos Nanon, të marrë me të mirë Gramoz Ruçin e Namik Doklen, të largojë një plejadë të shquar të së majtës, të durojë Lulzim Bashën kur i hidhte vickla, të dëgjojë kërcënimet e Palokës, që dikur mblidhte rrugaçë për ta goditur, të futë në lojë figura të lidhur me bandat dhe ndonjëherë t’i bëjë edhe pjesë të parlamentit, të linçojë kolegët e tij ish ministra që burgosen e dënohen…
Dhe tani të largohet se ia kërkon dikush, të cilin bota perëndimore e ka lënë në vetminë e tij, as e përfill e as e ka në refene, dhe ky vetë, Edi Rama, nuk ia ka më frikën?
E bëri Ilir Metën të flasë me vete, të marrë malet apo të zhytet në pellgje me ujë, nga ku del si bajlozi i detit; Berisha u mbyll në “ tetë penxheret” e shtëpisë së tij; partitë e vogla satelite të opozitës janë vetëm figurina që zgjohen kur bëhen zgjedhjet. Askush në pluralizëm nuk ka pasur pushtet më absolut se ai.
Me aq zullume sa ka bërë qeveria e tanishme, në tri mandate në pushtet, ajo do të kishte rënë me kohë si fik i pjekur. Me punët e dobishme që ka bërë thotë se meriton të rrijë përsëri në pushtet. Por kalbëzimin e qeverisë e mban ende në këm stërkalbëzimi i opozitës.
Ky është fakt, që, sido ta mendosh qeverisjen, përsëri mbetet.
Ata të protestës së fundit duke dashur të dëshmonin ndikimin e liderit të tyre, befas, kuptuan se ndodhi e kundërta. Bojkoti ishte pikërisht për njeriun që ata besojnë se do t’u kthejë mrekullinë e pushtetit.
Kjo protestë, sa më shpejt të harrohet, aq më e dobishme do të jetë për opozitën. Thirrjet delirante, 77 mënyrat e mosbindjes civile të lakuara nga dritarja e katit të tretë, mollotovët e hedhur, dërgimi i notave të protestës – të gjitha këto nuk i çojnë në pushtet.
Dobësia e opozitës nuk është thjeshtë besimi në një njeri të vetëm, apo tek ai grumbulli që marshon pa e ditur se ku do të shkojë.
Është një punë e vështirë për opozitën, që ende nuk e përcepton, sa e urtë është të ndalosh një fushatë përpara çastit kur dhuna shdërrohet në raskapitje. Por ata kanë sërish e sërish në krye të njëjtin njeri që nuk njeh as paqe, as arsye, as drejtësi. Veç lista përmbytjesh dhe dhunë të vazhdueshme. Mjerë kush beson vërtetë se ai mund t’i kthejë në pushtet.
Nuk mund te jete force politike dhe as e pare ne Shqiperi nje parti qe sulmon me zjarr institucionet, parlamentin dhe kultivon violencen njesoj si terroristet.
Pra del qe Rama eshte force e pare politike.
Tani kthehemi tek parate sepse kapitalizmi kete ka prioritet, parate.
Ky zoteria qe quhet Bedri Islami mund te na beje nje permbledhje te shkurter te qeverise Rama se sa ka fituar Rama dhe sa ka fituar Berisha dollare ,a euro,rubla nuk ka rendesi.
Nuk I kerkohet kjo ketij sepse populli thote :parate e gjynahet nuk tregohen.
Rama e Berisha jane persona publike dhe populli do te dije rreth pasurise se tyre.
Thonë që politika ( shumë fytyra apo shumë etika të civilizuara) janë pjellë e kurvickës që futi shejtanin në shishe.
Jamë dakord!
Por..,kjo funksionon vetëm në njërin kah,në atë socialist…
Për çudi, ja dalin kaqë bukur dhe me lezet me pa u lodhur fare ..!
Do të thoni ju pse …?!
Sepse kanë përballë një putanë të plakur ,që i kanë mbaruar tashmë dhe prrallat me mbretë , dhe s’di nga t’ja mbajë..!
Kanë gjetur një termë mjaft demode (mosbindje civile)…!
Që do të thotë; çfarë…?!
As vetë ata që e përdorin s’ja dinë kuptimin!
Mosbindje civile= huligan i betuar ose i ndëgjshëm , apo antinjerëzor,kriminel të lindur..!
Kur mbaron llogjika ,hidhu e pirdhu hu më hu sa të duash, askush nuk t’a varr teneqen .!
Përfundimisht e kupton që je majë thanës dhe zverdhur e tharrëtuar nga braktisja e madhe,kakarritë se mas gjenë ndonjë kokosh mashkull të pjellë ndonjë koqe ve!
E ku po ju çojnë mushka plakë..!
Thirri mëndjes o opopritë !
Jo METE jo..! S’ka më për vete!
Mjaft se na menderosët bjentin !
Bedri Islami perse nuk thua ndonje fjale per Lulzim Bashen kur dihet qe keni qene ne te njejten llogore me Nderkombetaret ne luften e Kosoves?
Kjo tregon nje nivel te ulet te qyteterimit tend.
Lulzim Basha ka nje personalitet ne BE dhe ne US.
Ai ka misionin te manage resurset e ndaluara te Rusit per t’i kaluar rindertimit te Ukraines.
Perse nuk e thua kete apo kjo e hedh Ramen ne plehera ?
Nejse ti vazhdo me kanace te mbledhesh ndonje kore nga Rama e Berisha .
Shqiptari per shqiptarin eshte ujk! Vetem bedriu dhe Saliu me sektin e tij flasin per lufte,hakmarje, percarje! Nuk dine gje tjeter! Rama eshte armiku i saliut dhe kultit te tij sepse Berisha nuk ka me ne dore pushtet, qe tee sundoje si kriminel!Ka mbledhur rrethtij me idiotet e zgjuar shqiptare!Tropojane e Kuksiane,kavajas bythqire dhe Elbasanas po te tille, Kolonjare,Durrsake,Gollobordas spiun Mulin, Alizotin te perndjekurin politik qe thote se do ta votoj Saliun sa te jete gjalle! Ku jemi ku po shkojme! Para Rames jeni te gjithe te vegjel si milingonat! Na eshte edhe nje spurdhjak qe po e shfrytezojne si Salianjin,fshatr edhe ky diku nga Bregu Sherdhe Dhuli, Dinake te zgjuar! Njelloj si nje shprehje italiane Richi e Poveri! pasanike te varfer! Te gjithe po presin te vdes kali dhe t’i marrin patkonjte! Nxirreni jashte ligjit Saliun si parti terroriste!
Tjeter gje eshte TE DUASH PUSHTETIN dhe Afteesia per te drejtuar Shtetin.
Te dy keta aktoret delenxhij nuk kane aftesi per te bere shtet.Berisha eshte tmerr.Eshte nje re karkalecash qe le prapa shkretetire.Ku shkel kemba Berishes nuk mbin bari.Ky tjetri,Edi Rama eshte si shiriti Derrit ne Trup te Shtetit.
Katastrofa one eshte mungesa e nje Force te Re te pakompromentuar qe jep shprese.
O Demo hahaha
Shife çfarë figure të gjetur ka thënë Bedriu per ty:
“Demo ishte e vazhdon të mbetet në letërsi e poezi satirike, si ato domatet e gjelbëra të fillim tetorit, që nuk arrijnë kurrë të bëhen të kuqe.”
🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣
Nji qeveri si kjo nuk e gjen kurkund..se kane ligje bota jo kshu ..ti lesh forcat e rendit per mish e top the ata ti qellojne me ca te duan ..shume keq dhe me rreziku jeten policeve
Shume i sakte Bedri Islami, kjo qe spjegon eshte e qarte si drita e djellit, kush sdo ta kuptoj eshte deficent, aq e ka…..problemi vetem eshte qe forca e re apo figura e re (qe nuk e ve ne dyshim qe ne Shqiperi dhe jashte saj ka plot te rinj te afte e te shkolluar) , eshte e mbytur qe ne lindje nga menyra “diktatoriale” e drejtimit te forcave politike si dhe nga ligji i famshem elektoral ( marreveshja Rama-Berrisha 2008) qe nuk lejon…..
Nw Shqiperi ben vaki qe nje kriminel lufte si Berisha ta quash ne arrest duke ndenjur ne shtepine e vet. Ben vaki qe kryeministrit i bien ministra, zv/kryeministra te akuzuar per korrupsion, keqmenaxhim fondesh dhe Njeshi del gjithmone pa’ lagur. Ben vaki qe “presidenti me i mire i te gjitha koheve”, i ngulur si presh ne ate karrike nga dora vete pasaniku i Partise Socialiste, te na shfaqet qesharak ne luftera imagjinare per demokraci si ai ushtari japonez qe gjeten ne vitet ’70 qe s’kish marre vesh se lufta kishte mbaruar prej 30 vjetesh. Djegin goma ne mes te Tiranes si jevgjit ne kasaphane evgjiti Kellici apo hamalli Flamur maloku me brigaden e mitingjereve me meditje. E nderkaq populli paguan faturen e prishje/ndreqjeve dhe kinkalerirat e kripura te panairit te kotesive. I mesuar me nderrim te perditshem te mollare e, brekusheve, atleteve dhe podkasteve me qyfyre bulevardi, pasaniku i PS e pronari i qeverise, gjenerali i bizneseve te ndertimit/lejeve te ndertimit/ projekteve madhore me llac e beton dhe asfalt e tynele, i ishujve turistike aveniristike dhe qilareve ku vajiset mekanizmi i parase; ku di gje ky se pensioni 100 mije leke i katandis te moshuarit nen nivelin e lypesave. Cuditem sesi pensionistet paguajne gjobitjen e shtrenjte te energjise, te ujit te papijshem ne gjithe totalitetin e republikes. Cuditen edhe mjeket sesi mbijetojne te moshuarit me ilace te skaduara, me sherbim per ibret dhe ckujdesje totale nga shteti. Si helmohet tregu me pula te kalbura braziliane, apo me domate te rritura nga perdorimi pa’ kriter i pluhurave hormonale. Nje vend ku gjysme kile makarona kushtojne 2€ dhe tregtari i Venedikut mburret qe po leshon satelite per nje vend me te vogel se ishulli i Sardenjes. Per z. Islami ky pronar qeverish mbijeton fale opozites se Flamur Lokes edhe evgjiteve qe i gezohen zjarrit te gomave ne sheshin e Skenderbeut ne shekullin e XXI. Ne fakt Jo! Ia lejon baseni i gjere i njerezve qe e perkrahin nga e keqja. Nga nevoja per nje cope vend pune. Kush nuk qeshi kur spiropali bertiste ne tribune se ish ngjallur Skenderbeu i ri i Shqiperise. Me veshje imami dhe pasaporte katolike. Mirepo spiropali u gdhi kryetare parlamenti dhe lavdet shperblejne. Si nuk doli njeri te thote qe institucionet jane gje serioze. Qe qeverisja eshte dicka serioze. Qevpo nderrove 3-4-5 ministra rendi do te thote qe nuk jane si puna e kollares apo atleteve qe duket te pershtaten ne te zezen e brekusheve. S’ke ditur te zgjedhesh ose zgjedhjet nuk jane kolegjiale. Populli s’te ka votuar ty por grupimin politik qe Ka histori ndryshe nga jotja. Natyrisht qe ky s’iken vete. Pse te ike? Qe te nesermen te gdhihet pa aradhen e interesaxhinjve qe do i shkojne pas per firme pronarit te ri te lejeve dhe koncensioneve? Mbase xhepat dhe llogarite e njohura e te panjohura i ka plot. Por s’kane peshen e pushtetit. Ku fol edhe kot e tallu e qeshu; una do puna te te degjojne e te brohorasin. Te te bejne Skenderbe e kaluar Skenderbeut. Jo pse fitove mbi turqit por sepse me ne fund amerikanet i hoqen mbeshtetjen kriminelit te qelbur nga bjeshket e Nemura
Ti SPAK duhet te jesh nga Vlora por je me bythqire se te gjithe ata qe permende. Ti SPAKje nje kone qe leh sipas muzikes se Rames sepse te ushqen dhe pa kete lehje ti je i mbaruar familjarisht, po q se ke familje. Ty te duket vetja i zgjuar e qytetar sepse ne Tirane te ka sjelle Enveri e te ushqen Rama por ne realitet ti je nje hiç , nje i lindur ferrave, nje i rritur ne befatrof dhe nje ish- dhe vullnetar i denje i partise.
Fjala me vend!Edhe sikur asgje te kishte botuar dhe filmuar demo,,Vetem komentet ne gazeten Dita keto 12 vjet,,kane sqaruar popullin,.ketu dhe ne Kosove. E kane mbyllur bishen Berishe ne kafaz dhe thonjte e piste grabitqare te Edi Rames mos zgjaten,.Demo ka mesuar tararranaket e proletariatit hyistorine,kulturen edhe stilin e shkrimit,,Nuk sheh si fasada shpelare frylozofike e xha Sevoz vjedh komentet e demos per sharlatanet e Etimologjise se gjuhes shqipe?
Nuk e kupton si Edi Rama,ay Lamja i lehalizimeve e ndonje tjeter kopjojne stilin e demos me lexik te tradites,me barbarizma turkoarabe qe demo i perdor si kripa ne gjelle per LEZET,keta llumhanet e proletariatit i bejne shellire helm shkrimet e tyre,se jane idjote koplace pa tradite,pa kulture.
Nje sorre kengetare,(jo katina belleri,por e bija),po kengetare sorre,kishte kopjuar nga demo nje perle te poezise popullore te Laberise se poshtme,qe nuk gjendet ne vellimet folklorike.E pat mbledhur xhaxhai im kur ishte mbledhes detyrimesh te shtetit,ne 51 ne Kaqrdhiq te Gjirokastres.Kjo sorra ka kenduar 4 vargje aq sa kam shkruar une ne koment,se poezia origjinale ka edhe strofa te tjera.Nje hajdut tjeter me mbiemrin Ciraku,ka vjedhur nje dokumentar te demos per Trion e famshme Vlonjate me titull:TE PA IMITUESHMIT. atje rrihte Ciraku tek Zbulimi i demos,qe ky ansambel i kendshem qe argetoi popullin e qytetit te Vlores per 20 vjet eshte i pakopjueshem,i pa imitueshem.
Vfare te thote me demo ty?Keta kritikat,verejtjet sugjerimet dhe mesimet e demos nuk i pelqejne,,por me kohe ,pasi i pertypin mire,I PELQEJNE DHE I BEJNE TE TYRET.
OK,B.ISLAMI:
1.Lutem,komentuesve ANONIM,më thoni 1 të mirë që ka bër NON GRATA në 13 vite qeverisje & 33 vite në krye të PD-dejuro & defakto 1991 me 453 KOMUNIST E SPIUN. ?
– Ata humbameno që thon se Sb na futi në NATO & HOQI VIZAT..Janë dopjo servila: Po,Ato u realizuar se Sb i FALI GREQISË 354 KM DET,TOKË PËR VORREZAT,LIROI NGA BURGU KRIMINELIN F.BELERI 1994,PRANOI YANULLËN KRYEPESKOP,HAPI SHKOLLA GREKE,NUK ZURI NË GOI LIGJIN E LUFTËS,TENTOI TI FALI HIMARËN,etj..Pra i ra në gjunjë Greqisë..!
2.Lutem,më thoni pse Sb në 34 vite nuk ka bërë 1 libër për karrierën e tij si President e KM në të mirë të vëndit?
– Sb në Pushtet & opozitë ka bër veç nië të mirë(99 % keq) në FIER,Kur si President duke kën ligji me jetë në fuqi FIRMOSI VARJEN NË LITAR TË 2 KRIMINELVE QË MASAKRUAN NJË FAMILJE ME 5 VETA NË LIBOFSHË..!
-Nëse do ishte në fuqi Ligji me vdekje mbi 2000 Socialist përfshi F.NANON & E.RAMËN nuk do ishin të gjallë..F.Nano në Bënç Tepelenë & E.Rama i lënë i masakruar në rrugë në Tiranë u quajt i vdekur..!
3.Sb u vendos në krye të vëndit,nga tjetër kush.. VETËM për ti bër KEQ vëndit që e Lindi,E rriti,E shkolloi Doktor,E punësoi si Doktor BLLOKU për të mësuar pisllëqet e tij,E bëri Antar të PPSH 1968,sekretar Partie 25 vjet..pra KOMUNIST 400 KARAT,PËR TË SULMUAR KOMUNISMIN E VDEKUR..që të vepronte më pas si President e KM më keq se E.Hoxha që eleminoi shokët e tij të luftës & punës ndërtimore me FORCAT E VETA.!
4.Pse Sb,A.Hajdari,G.Pashko..me teorinë SHOCK,çdo gjë në ZERO.. Shkatërruan mbi 500 nd/Je e institucione të 46 viteve baras me 350 mild.$.? A ishte kjo me diktim të agjenturave të huaja SËRBE,GREKE,RUSE,etj..DJE & SOT..?
-A ka ndodhur kjo katrahurë në një SHTET NË BOTË..në lindje apo perëndim..?
– Si ka mundësi që në 34 vite Ai që vjedh,shkatërron..nuk dëmshpërblen..?
5.Si ka mundësi të mos argumentohet se Sb KAPI 100% DREJTËSINË 1992 & MEDJET 99 % NË 2005..?
-Nën tutelën e kujt është drejtësia SOT.? Pse në të majt jan arrestuar e nën hetim mbi 101 Socialist..& në PD vetëm Shpifsi Saliani ditë më parë.?
6.Si ka mundësi që në TV-t e Sb nuk zihet në goi fare shpallja NON GRATA e Sb nga SHBA+BE..dhe së fundmi nga DEPUTETI GJERMAN+PPE..për Korrupsion madhor..etj,ku Deputeti Gjerman deklaroi dje(08.10)se Sb duhej në BURG DHE JO TË REHATOET NË SHTËPI..!?
7.Nëse PS,E.Rama duhet të largohet nga pushteti për korrupsion-Athere kush duhet të vijë në pushtet në Shqipëri Antare e NATO-S..Përsëri Sb ( berishizmi)dhunuesi DEMOKRACISË,I KORRUPTUARI MADH,Shpërfillsi DREJTËSISË,shpifsi me RETORIKË helmuese Kombëtare e Nd/Kombëtare.?
8.Me Sb PD do haj BAR(Yuri Kim) & opozita nuk kthehet kurrë në Pushtet. Dhe E.Rama nuk është i marr si Sb 1970..të dorëzoi Pushtetin në tavolinë..!
-FLM B.I,DITA.
Respekt “Dudumi” , shume dakort me komentin tend…, mjafton te shkosh ne nje zyre per nje dokument banal ose te rendesishem, te sillen sikur kane ne dore jeten tende, jo sikur e kane per detyre.. nuk eshte ky shteti qe prisnim , me administrate qe ne baze per tu sherbyer njeresve.
Titulli i Bedriut eshte Alibia qe perdor Regjimi Rama per te justifikuar vetvehten ne pushtet.
Edhe te zevendesohet sot Opozita e tera me Shejtore te zbritur nga qielli me Lider mes tyre vete Jezusin a Muhametin prap se prap nuk fito dot ne Shqiperine e sotme.
Sepse ne zgjedhje nuk garon Partia qeverisese me Partite iopozitare, JO!
Ne Shqiperi ne ato “zgjedhje” garon SHTETI-Parti me tere institucionet e tij te varura e te pa-varura (emerohen te tilla pikerisht ato me te varurat)
Partite opozitare kane perballe ne ato “zgjedhje” Administraten shteterore (ne leter e depolitizuar) Policine e Shtetit (mbushur me eksponente me Certifikata nga Rilindja) Drejtesia (e krasitur sipas oreksit te Rilindjes) Mediat (qe ne mbi 3/4 jane hapur ne ane te Rilindjes) Presidenti (i zgjedhur te rrije Sus nga Rilindja) Kreu i KQZ (nje Ish-Minister i Rilindjes)
Kjo pra eshte Shqiperia sot dhe ajo “Shqiperia e 2030” qe projekton Rama, nje Shqiperi ky Shteti eshte Partia qe e kujton vehten Shtet e mbi Shtet.
Rilindja pra e Rames eshte nje Regjim e historia tregon se Regjimet nuk ikin kurre me vote se Voten e kane Prone ashtu si vete Shtetin.
Demo respekte!
Je vërtet një xhevahir apo antikuar me shumë vlera ndër të gjithë komentuesit.
Demo, je si një sënduk që ndonëse duket I vjetër, ka brenda tij gjithë ato gjëra me vlera të pallogaritshme, historike, kulturore, përvoje jete, etj.
Ndjesë, kur e kam tepruar me shakatë ndaj teje.
Të jesh mirë me shëndet e bereqet, e bëfsh as më shumë komente me vlera si përherê!
Fjale me vend.
Leri furcat per demon por kerkoi llogari Bedri Islamit qe atje ku jeton per 40 vjet vetem dy emra degjon ne politike ?
Ne Shqiperi Opozita eshte inekzistente, jo e sterkalbur. Metaforat e Bedriut per Opoziten nuk i japin te drejte Rames te vjedhi dhe te shesi Shqiperine me te dyja duart e kembet.
Kjo do te thote, qe Bedriu eshte dakort me krimin kombetar qe po ben Rama, dhe, per kete e ka fajin Saliu.
Kur degjon te tilla absurditete habitesh. Te habit fakti qe te tilla cmendurira te pafytyra i nxjerr nga goja nje burre i pjekur ne moshe.. do te thote te jesh njeri i ndyre, asnje tjeter vec nje te pafytyri nuk mund ta bej kete qe ben Bedriu
Ketu cakalli Rama po ben hatane, ky thote e ka fajin ujku i ngordhur Berisha.
Sa njerez te peshtire ka ky vend, prandaj nuk behet
Lulzim Basha
Kryeopozitari më i madh në Shqipëri!
Nuk po e kuptoi mBedri Islamin kur thote ” E bëri Ilir Metën të flasë me vete, të marrë malet apo të zhytet në pellgje me ujë, nga ku del si bajlozi i detit; Berisha u mbyll në “ tetë penxheret” e shtëpisë së tij; ”
A thua vertet e beri Edi Rame te flas me vete Meten dhe berishen te mbyllet ne ” tete penxheret” apo i beri kriminaliteti i tyre krime keto qe nuk kan te numruera.
Te shkruash ketu Z.Badri do te thot qe keto i paska shpikur Edu Rama e jom se i pasken bere ket gjate ketyre 32 vjetve ne jeten pliraliste !
Nje qendrim i till me dukt qe Bedriu u jep suport politik ketyre qe ishin ne kupolen e qeveris dhe qe ja ben varrin Shqiperise !