Një efektiv i policisë është pezulluar nga detyra, pasi u publikua një video ku shfaqet duke goditur me grusht një protestues të prangosur gjatë tubimit të sotëm në Tiranë.
Ngjarja është filmuar në Rrugën e Durrësit, ndërsa pamjet janë publikuar në rrjetet sociale.
Pas publikimit të videos, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar menjëherë pezullimin e efektivit.
Bëhet fjalë për inspektorin J. H., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Krahas pezullimit, ndaj tij ka nisur edhe një hetim disiplinor për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës.
Policia e Shtetit ka deklaruar se nuk do të tolerojë shkeljet e ligjit dhe standardeve profesionale nga punonjësit e saj.

Reagimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje ku shfaqet një punonjës policie, i cili godet me grusht një shtetas të shoqëruar gjatë tubimit të sotëm në Rrugën e Durrësit, Tiranë, pezulloi menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë, inspektor J. H., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Tiranë.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësit të Policisë, për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm të forcës dhe për kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi.
Policia e Shtetit nuk toleron asnjë veprim që kryhet në kundërshtim me ligjin dhe me standardet profesionale të punës dhe do të vijojë të reagojë me vendosmëri ndaj çdo shkeljeje nga punonjësit e saj.

Aaa plehr o plehrë
Do t vij dita ty dhe shurrelsit qe ju ndërsen me gjuhën e dhunës
Rrihet polici me protestusin, te dy te rinj, te dy popull i thjeshte me rroga ose pa pune
Per cfare rrihet populli mes vetes?
Per vilat e Ballukut në.det?
Për fermat e luksit të Agasit në mal?
Për kështjellat dhe avionst e Beqirve në Francë?
Për paratë e drogaxhinjve që u jep palaçua i Shurrelit leje për kulla të pista e rezorte ku këmba e shqiptarit familjar e të thjeshtë dot kurrë nuk shkel?
Për shitjen e Sazanit, Zvërnecit si dikur Camërin, Ohrin, Kosovën e copa atdheu që po shuhet?
Për paratë e popullit që derdhen lumë me skema kusarësh nëpër llogari private lloj lloj mashtrusish nga gjithë bota?
Për cfarë?
Bëhuni bashkë o vëllezër
100%👍
Bravo 👏👏
Korrupsioni ka nje Kryeemer!
Ky eshte shembelltyra e kesaj qeverije!
Hita ta udhezoje forcen policore perpara, ne trajnim.
Hita oportunist e pushon policin pasi del video e shkeljes.
Policia hedh gurin fsheh doren, po u kap quhet, Po su kap nuk quhet.
Policia qe nuk ngre gishtin e vogel ndaj krimit ordiner qe mos u shkeli te drejtat “qytetare” hajduteve, i versulet si cakej protestuesve.
Protestuesit duhet te kuptojne se ne rendin kapitalist 10% e popullsise zoteron 85% te pasurive kombetare….Nuk e dij ckerkoni ju kur pasuria shqiptare eshte ndare…Ne protestues na mbetet vetem te punesohemi tek olgarket,te punojme tokat e tyre,te jemi kamarjere etj..
Ka goditur nje njeri te lidhur duarsh,sa trim ky polici.
Ashtu siç policia e shtetit veproi mbi policinë private kur ato tërhiqnin zvarrë protestuesin e Zvërnecit.
Shembuj për policinë e shtetit ka pasur pafund në kohën e njeriut të Zi, Sali Ramë Sheqere Berisha dhe tashmë në radhët e tyre këto janë veprime rutinë,ose shkurt bëjnë një “formalitet” me qytetarin.
Shtet që mbledh taksa ka por shtet që i shërben qytetarit nuk bëhet fjalë.
Deri kur kështu më?
Postoni komentin tim!
Përça e sundo! Atë që bëri turku me shqiptarin, sot po e bëjnë politikanët shqiptare në vendin e tyre.
Kjo veprimtari armiqësore e politikanëve të saj e ka çopëtuar në shekuj këtë vend të bekuar.
Bashkimi rreth së mirës, çon një popull drejt përparimit të sigurt.