Floresha Rasha një prej grave që u riatdhesua nga kampi Al Hol në Siri ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK, dy vit pas riatdhesimit.
Sipas BW, Rasha, e veja e Lavdërim Muhaxherit, i njohur si ‘Kasapi i Kaçanikut’ ka rrëfyer mënyrën sesi i rekrutuan shtetasit shqiptarë për t’iu bashkuar ISIS.
Dëshmitë e saj konsiderohen si pikë kyçe për hetimet e SPAK, për të zbardhur mënyrën se si rekrutohen dhe dërgohen shqiptarët drejt Sirisë, ku i bashkohen luftëtarëve të ISIS.
Pasi qëndroi për gati 2 vite në një qendër në Durrës, Floresha dhe 3 fëmijët e saj të mitur janë transferuar në një bazë sekrete gjatë muajt korrik, ndërsa janë marrë në pyetje nga Agjentët e Antiterrorit.
Gruaja tregoi për SPAK rrugën se si kishte ikur në Siri.
“6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re. (qëndron në burg”. Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra birri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin, (i njohur si një nga kryeterroristët). Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, një prej të cilëve ndërroi jetë dhe vajza ka mbijetuar. Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin Al-Hol, mu vra dhe vajza që kishte me Diamant Rashën”, mësohet të jetë shprehur Floresha Rasha.
Ajo tha se në Siri janë vrarë plot fëmijë dhe shtetas të tjerë shqiptarë. Duke qenë se ajo ka pasur një martesë me Lavdërim Muhaxhrin, për prokurorinë shqiptarë konsiderohet një dëshmi dhe provë kyçe, pasi kishte emrat e të gjithë shqiptarëve që ndodheshin atje.
Floresha Rasha ka rrëfyer dhe për rolin e grave në kampet e Sirisë, siç ishte dhe Alrmira Kastrati, nusja e Genc Ballës, imamit të vetëshpallur.
Kastrati kishte një rol kyç për të bindur shqiptarët, gratë dhe vajzat shqiptare që të qëndronin në kampe atje dhe mos të ktheheshin në vendin tonë.
Kush është Floresha Rasha
Floresha Rasha shkoi në Siri 6 muaj pas bashkëshortit të saj Diamant Rasha, i cili iu bashkua ISIS dhe më pas u vra duke e lënë të vetme gruan me djalin Amarin dhe vajzën adoleshente.
Më pas ajo u martua me Lavdërim Muhaxherin, i njohur si “Kasapi i Kaçanikut”. Kryeterroristi shqiptar i ISIS u vra me dron nga forcat amerikane në 2017. Përgjatë tri viteve martese me Muhaxherrin, Floresha solli në jetë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.
Fati deshi që djali të mos jetonte, sepse lindi me probleme dhe ndërroi jetë shpejt. Pas vrasjes së Lavdërimit, Floresha u martua sërish. Këtë herë me një luftëtar sirian. Solli në jetë një tjetër vajzë. Nuk mbaron me kaq. Jeta i rezervoi një dramë të rëndë gruas.
Në rrethimin e Bagusit, asaj i vritet burri i tretë dhe vajza e madhe, të cilën e kishte me Diamant Rashën ndërsa Floresha mbeti e plagosur rëndë. Vajzën e sapolindur ia rritën “motrat”. Më 27 tetor të 2020-ës Floresha dhe 3 fëmijët e saj prekën tokën shqiptare.
Ajo është marrë disa herë në pyetje, ndërsa është hetuar nëse ka qenë e përfshirë për 7 vite në Al-Hol në akte terrori apo jo. Ndërkohë, që ajo kishte dhe plagë në trup, ndërsa kur mbërriti në atdhe u transportua me barrelë.
j.l./ dita

keto lexon dhe thua ku je o milloshevic…
Kishte shkuar Per kollodok dhe te pollute rugeve te Sirise prostitution’s e Isit . Per $ 50.00 I hapur kembet benevreke zonje.
Po ore grek me emrin Detar po për ju ku janë Turqit
ATJE TA KISHIT LEN RRUSPIN E MUTIT TA ÇONTE ISS ND BURDELLO QELBESIREN RRAC MUTI
Lojra me fatet e fukarenjëve ngjashëm ishte edhe me batalonin Azov
Ore pse i bini kaq larg, pse nuk e thoni troc, qe ka qene ne Bordellot e ISIS, te tjerat jane merre me lang se mishi u hang thone elbasanllinjte.
GRUA FATALE , CDO LIDHJE E KTHENTE NE VDEKJE .DUHET DERGUAR ME MISIONE LIDHJEJE PER DISA FIGURA TE TJERA KU SPAKU SPO KUJTOHET TE MERET, MBASE NA MBARON PUNE.KA SIGURI ELIMINIM 100 PERQIND.