Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria, 67 milionë euro investime për sigurinë kibernetike, vetëm në Inteligjencë Artificiale shkojnë 57 milionë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Qeveria, 67 milionë euro investime për sigurinë kibernetike, vetëm në Inteligjencë Artificiale shkojnë 57 milionë
Lajmi i funditPolitike

Qeveria, 67 milionë euro investime për sigurinë kibernetike, vetëm në Inteligjencë Artificiale shkojnë 57 milionë

Published: June 8, 2025
Shpërndaje

Më të sofistikuara dhe më keqdashëse, po bëhen sulmet kibernetike në vorbullën e këtij revolucioni digjital. Sulmi ndaj sistemeve online në Shqipëri i ndodhur tre vite më parë nga Irani, nuk duhet të përsëritet, për këtë arsye institucionet shqiptare planifikojnë të shpenzojnë 67 milionë euro, për të bërë investime në staf dhe në teknologji të avancuara për të rritur sigurinë kibernetike.

Në strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030, të hedhur për konsultim publik, thuhet se duhet të rriten kapacitetet teknike dhe profesionale për të përballuar sfidat e hapësirës digjitale.

“Sfidat e sigurisë kibernetike bëhen edhe më të mëdha si pasojë e rritjes së vazhdueshme të numrit të sulmeve kibernetike, si dhe nga niveli i lartë dhe sofistikuar i këtyre sulmeve, të cilat shfrytëzojnë teknologjitë më të avancuara. Objektivat e këtyre sulmeve po bëhen gjithnjë e më të gjera, duke përfshirë jo vetëm sektorin publik, por edhe shërbime jetike, si shëndetësia, financat, transporti dhe energjia”, thuhet në strategji.

- Publicitet -

Për të krijuar sisteme të forta me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sulme të sponsorizuara nga shtete, organizata kriminale apo grupe keqdashëse, do të investohen 57 milionë euro për implementimin e teknologjive të avancuara si Inteligjenca Artificiale për zbulimin, parandalimin dhe reagimin ndaj sulmeve kibernetike.

“Shteti, ekonomia dhe qeveria shqiptare përballen me kërcënime të vazhdueshme kibernetike, që kërkojnë vëmendje të menjëhershme për të mbrojtur infrastrukturën kritike, rrjetet e sektorit publik dhe të dhënat e qytetarëve”, thuhet në strategji.

Po ashtu do të investohet në struktura inteligjente për të parandaluar aktivitetet ekstremiste dhe terroriste në hapësirën digjitale, me qëllim parandalimin e propagandës ekstremiste online.

Vetëm gjatë vitit të shkuar janë regjistruar në vend 971 vepra penale në fushën e krimit kibernetik me rritje prej 44,5% në raport me vitin 2023, kur ishin regjistruar 672 vepra penale të kësaj natyre.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • capi says:
    June 8, 2025 at 8:13 pm

    Ndonje euro menjane per votimin elektronik keni hequr. Se keshtu kujoheni nje muaj para dites se zgjedhjeve dhe preteksi skemi kohe te mjaftueshme ta veme ne pune.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?