Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria e ka klasifikuar “sekret”, projekti Smart City i nënshkruar në Abu Dhabi pritet të sjellë survejim masiv në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Qeveria e ka klasifikuar “sekret”, projekti Smart City i nënshkruar në Abu Dhabi pritet të sjellë survejim masiv në Shqipëri
KronikeLajmi i fundit

Qeveria e ka klasifikuar “sekret”, projekti Smart City i nënshkruar në Abu Dhabi pritet të sjellë survejim masiv në Shqipëri

Published: January 31, 2025
Shpërndaje

Marrëveshja sekrete mes qeverisë shqiptare dhe një kompanie nga Emiratet Bashkuara Arabe- e dyshuar për lidhje me autoritetet kineze, për të instaluar një sistem kamerash inteligjente në qytetet shqiptare ngre shqetësime mes organizatave për të drejtat e njeriut dhe ekspertëve të privatësisë – shkruan gazetari Besar Likmeta.

 

Në një ceremoni zyrtare në Abu Dhabi në prill 2024, ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI‘ – pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

- Publicitet -

“Ky projekt nuk është vetëm një investim në teknologji, por një investim në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë,” deklaroi Balla pas nënshkrimit të memorandumit.

Marrëveshja parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore të Shqipërisë, që premton të rrisë sigurinë publike dhe të transformojë menaxhimin e trafikut përmes teknologjive bashkohore, përfshirë inteligjencën artificiale.

Megjithatë, marrëveshja e klasifikuar si sekrete nga qeveria shqiptare, ka ngjallur shqetësime midis aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe ekspertëve të privatësisë, të cilët paralajmërojnë për potencialin e abuzimit dhe mungesën e transparencës në projektet e këtij lloji.

Përfshirja e kompanisë ‘Presight AI’, pjesë e grupit ‘G42′ që po përballet me akuza për lidhje me qeverinë kineze dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, i ka shtuar këto shqetësime dhe ka ngritur pikëpyetje serioze mbi sigurinë e të dhënave personale dhe sovranitetin e informacionit që do të mbildhet nga sistemi.

Marwa Fatafta, një eksperte e të drejtave digjitale në Rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut për organizatën ‘Access Now‘ i tha BIRN se natyra sekrete e kësaj marrëveshjeje ngre shqetësime serioze për qëllimet e qeverisë shqiptare.

“Publiku ka të drejtë të dijë se çfarë teknologjish po përdorin autoritetet në qytetet e tyre dhe përse; çfarë të dhënash do të mblidhen dhe përpunohen dhe për cilat qëllime; dhe më e rëndësishmja, cilat agjenci publike apo private do të kenë qasje në të dhënat e tyre personale,” tha ajo.

“Në mungesë të kësaj njohurie, do të jetë më e vështirë për njerëzit të sfidojnë sistemet e zbatuara ose të kërkojnë drejtësi kur ndikohen në mënyrë të padrejtë,” shtoi Fatafta.

Kompania “Presight AI” nuk i përgjigj një kërkese për koment nga BIRN në lidhje me shqetësimet e ngritura për projektin e saj me qeverinë shqiptare.

Projekti ‘Smart City’

Në përgjigje të një kërkesë për informim, Ministria e Punëve të Brendshme i tha BIRN se projekti ‘Smart City’ vinte si produkt i një memorandumi bashkëpunimi midis Tiranës dhe Abu Dhabit për luftën kundër krimit të organizuar dhe çështjet e lidhura me fushën e sigurisë.

Përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale dhe Sistemit të Analizimit të të Dhënave, projekti ‘Smart City’ synon rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërinë urbane, përmirësimin e sigurisë publike duke parandaluar dhe dokumentuar veprat penale nëpërmjet investimeve teknologjike dhe edukimit te komunitetit,” tha MPB.

Sipas Ministrisë, ky memorandum bashkëpunimi u nënshkrua bazuar në ligjin Nr. 145/2020 “Për Ratifikimin e Marrëveshjeve për Bashkëpunimin Ekonomik Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe”.

Në një intervistë për emisionin ‘Opinion’ në TV Klan më 30 maj 2024, ish-ministri i Punëve të Brendshme, tha se projekti do të shtrihet në Tiranë dhe 19 qytete të tjera të vendit.

Sipas ekspertëve, sistemi i mbrojtjes së të dhënave personale dhe sigurisë së të dhënave në Shqipëri është i dobët, ndërsa survejimi masiv i popullsisë nëpërmjet kamerave konsiderohet si një nga ndërhyrjet më të rënda në privatësi, ndaj si rrjedhojë, rreziqet nga projekti ‘Smart City’ konsiderohen të larta.

“Për çdo ndërhyrje dhe kufizim të të drejtave themelore, autoritetet duhet të garantojnë ligjshmërinë, proporcionalitetin dhe llogaridhënien – duke zgjedhur masën më pak kufizuese apo dëmtuese, dhe [duke] ofruar arsyetimet përkatëse në mënyrë transparente,” tha Megi Reçi, juriste dhe studiuese për sigurinë digjitale.

“Në dijeninë tonë, qeveria nuk ka bërë publike asnjë analizë apo vlerësim të saj mbi këtë çështje, por vetëm ka komunikuar masën,” tha ajo.

“Mbi të gjitha, duhet të ofrohet informacion mbi masat e sigurisë digjitale që janë marrë për këto teknologji, duke përfshirë vlerësimet e rrezikut, auditimet, dhe procedurat që zbatohen për të siguruar mbrojtjen e të drejtës së privatësisë, lirisë së shprehjes dhe masat kundër diskriminimit gjatë përdorimit të tyre,” shtoi ajo,

Sipas Reçit, për zbatimin e një projekti të tillë nevojitet transparencë për llojet e pajisjeve dhe teknologjive të survejimit që do të përdoren, për të dhënat që do të mbledhin, aftësinë për njohjen e fytyrës ose forma të tjera të identifikimit biometrik, informacion mbi buxhetin e përdorur, vendet nga të cilat janë blerë këto teknologji, procedurat e prokurimit dhe prodhuesit e këtyre teknologjive.

Ajo theksoi se projekti përfshin edhe përdorimin e inteligjencës artificiale (AI), ndërsa Shqipërisë i mungon baza ligjore e duhur për të ofruar garancitë bazë për të mbrojtur privatësinë dhe të drejtat e shtetasve, si për shembull ndalimi e survejimit biometrik të fytyrave në hapësira publike.

Ajo theksoi se metodologjia për AI e miratuar nga qeveria në 2024 nuk përbën akt ligjor, është shumë e kufizuar dhe nuk adreson shqetësimet e shumta që ngrihen nga përdorimi i AI në survejime masive.

Sipas Marwa Fatafta, qeveritë dhe kompanitë shpesh përdorin narrativa tekno-optimiste për të promovuar projekte qytetesh “të zgjuara” [smart city], “krijuese”, “të qëndrueshme” ose të “përshtatshme”, por këto të ashtuquajtura “qytete të zgjuara” janë, në thelb, projekte mbikëqyrjeje, të ndërtuara mbi mbledhjen dhe përpunimin masiv të të dhënave personale të njerëzve pa dijeninë apo pëlqimin e tyre.

“Përkundër pretendimeve që promovojnë për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe sigurisë publike, instalimi i sistemeve të mbikëqyrjes të drejtuara nga AI, si teknologjitë e njohjes së fytyrës nëpërmjet të dhënave biometrike, mundëson mbikëqyrje masive dhe diskriminim përmes mbikëqyrjes,” tha ajo.

“Këto mjete kanë kapacitetin për të identifikuar, ndjekur dhe monitoruar njerëzit kudo që shkojnë, duke cenuar të drejtat dhe liritë e tyre themelore – përfshirë të drejtën për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave, lirinë e shprehjes, lirinë e tubimit dhe të asociimit, si dhe të drejtën për barazi dhe mosdiskriminim,” theksoi Fatafta.

Ajo shtoi se ndikimet e një arkitekture të tillë mbikëqyrjeje janë edhe më të rënda në vende jo demokratike ose me demokraci të kufizuar, ku transparenca, sundimi i ligjit dhe qasja në procese të drejta ligjore janë të dobëta.

“Nën vëzhgimin e shtetit, krijohet një efekt frenues që ndryshon sjelljet e njerëzve dhe cenon më tej të drejtat e tyre,” shpjegoi Fatafta.

Lidhjet kineze

“Presight AI” është një kompani të dhënash dhe inteligjence artificiale e regjistruar në Abu Dhabi. Ajo është pjesë e grupit të kompanive G42. Kryetari i bordit të kompanisë është Tahnoun bin Zayed Al Nahyan, këshilltari i sigurisë kombëtare i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili është dhe aksioneri kryesor i saj. Ndërkohë, drejtuesi ekzekutiv i saj është Peng Xiao.

Përpara se të drejtonte G42, Xiao ishte drejtues i Pegasus LLC, pjesë e kompanisë së sigurisë kibernetike ‘DarkMatter‘ nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo kompani është hetuar më parë për punësimin e ish-agjentëve sekretë amerikanë për të punuar për autoritetet në Emirate, si pjesë e një programi që shenjestronte aktivistë të të drejtave të njeriut dhe gazetarë.

Një komision i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA ka ngritur gjithashu dyshime për lidhjet e kompanisë G42 me autoritetet kineze, duke i kërkuar Departamentit të Tregtisë që ta hetojë atë dhe kompanitë e lidhura – përfshirë Presight AI.

Në një letër drejtuar këtij departamenti në Janar 2024, Komisioni i Posaçëm për Partinë Komuniste Kineze ngre pikëpyetje serioze mbi Xiaon dhe lidhjet e tij me Kinën, si dhe përfshirjen e kompanisë DarkMatter në shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Sipas dokumenteve të lexuara nga Komiteti, drejtuesi i G42, Peng Xiao, operon dhe është i lidhur me një rrjet të gjerë kompanish me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinën, të cilat zhvillojnë teknologji me përdorim të dyfishtë dhe mbështesin në mënyrë të konsiderueshme konglomeratin ushtarak-civil të Kinës, si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut,” shkruan kreu i komisionit, Mike Gallager.

“DarkMatter është një filial i koorporatës G42 që zhvillon ‘spyware’ dhe mjete survejimi që mund të përdoren për të spiunuar disidentë, gazetarë, politikanë dhe kompani amerikane,” shtoi ai.

Sipas Marwa Fatafta nga Access Now, fakti që qeveria shqiptare po e mban sekrete marrëveshjen me kompaninë ‘Presight AI’ ngre shqetësime serioze, veçanërisht duke marrë parasysh rekordin e dyshimtë të G42 – kompanisë së saj mëmë, lidhur me të drejtat e njeriut dhe lidhjet e saj me aktivitete survejimi.

“Projekte të tilla, që mund të përbëjnë rreziqe serioze për publikun dhe të drejtat e tyre, duhet të realizohen në transparencë të plotë dhe në konsultim me ekspertë të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së të dhënave në vend,” tha ajo.

“Autoritetet shqiptare duhet të prioritizojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të tyre për privatësi dhe mbrojtje të të dhënave,” përfundoi Fatafta.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Colpo grosso says:
    January 31, 2025 at 7:08 am

    Keni hyre ne perendim o budallenj harrojini ca keni bere nuk levizni dot me kush ben krim ne burg.

    Reply
  • Ggu says:
    January 31, 2025 at 7:48 am

    NA KTHEU NE KAVIE
    DEMUTOKRACIA
    TE NA RROJE BOSI
    NE HESFEL SHQIPERIA

    Reply
  • Ggu says:
    January 31, 2025 at 7:48 am

    NA KTHEU NE KAVIE
    DEMUTOKRACIA
    TE NA RROJE BOSI
    NE HESFEL SHQIPERIA

    Reply
  • demo says:
    January 31, 2025 at 8:00 am

    U shofsh o Arabistan
    Djemte tane,Atje i mban!
    popullore,.
    o te hengerte mortjaaa,o te rente Damllajaaa!
    Beduinet e shkretetirave te Harabise i bente terbjet me nje kamxhik,caushi Laberise.
    Po ti ngrejne kullat mu ne Hene, nuk vjen Zhvillimi nga helaqerit e Harabise.Eshte marrosur Laraska Edvin Rama pas Dubait,Abu Dabit,.Nusretit,.Ky i ka trute sa ato balerinat pa breke,. Vur Elsa Haxhirajn Kryeministre,.
    Ajo e ka Jeten Behar.Mbaron Behari ne Shqipri,vazhdon Beharin ne Dubai.

    Reply
  • demo says:
    January 31, 2025 at 8:19 am

    Po shih o trularaska tra la la se t`u permbyt Durresi dhe Vlora per te 100 here,.me nje shurre shi.Shih ato puseta ,ato kanale,Ato bonifikime,Mos i mblidh kryebashkiaket vetem per te vjedhur votat,por edhe te bejne pune Themeltare,o fasadee!Te dhjefsha Lungo Maren tende,,investimet belvedere,o trularaske.Po kush u mahnit nga vitrinat e Tuaaa,.?
    O Fatos Nanoo!Ti as vodhe,as vrave, as fejeve,as shite Atdheun. Por demi qe i solle ketij populli eshte katastrofik.
    More Edi Ramen nga nenurat e Parisit me thonj paprere,,me zymbylyke te veshet,me unaza te hundet,me kalceta me xhufka,,E kishin bere hazer Sorrosianet ta dergonin SHAMAN ne Afrike,,Ti vajte e bere minister dhe kryeminister.KY ESHTE KRIMI JOT NDAJ ATDHEUT. TRADHTI E LARTE KOMBETARE.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 31, 2025 at 8:52 am

    Po pergatisin infrastrukturen e Gulageve Dixhitale ne qiell te hapur. Une u ngjira duke paralajmeruar, por juve ju duken teori Konspirative keto.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 31, 2025 at 9:02 am

    Prisni pak deri sa ti fusin dhe te gjithe te ajo paraja Elektronike. Nepermjet sistemit te monitorimit 24 ore dhe Identitetit biometrik personal dixhital, as fryme nuk do merrni dot pa gjobe. Do keni dhe sistem pikesh sociale, te cilat po kaluan ne te kuqe, as porta e supermarketit nuk do hapet per ate me biografi te keqe. . Dhe gjoba nuk eshte e paguaj apo se paguaj. Jo, jo harrojeni ate. Gjobat do te deduktohen automatikisht nga Portofoli dixhital. Prandaj them shpesh, se ku duan te na cojne, eshte nje Komunizem Teknokrat, i bazuar te teknologjia.

    Reply
  • Mirësia says:
    January 31, 2025 at 9:07 am

    Duhet të këmbëngulë tek programet në institucionet publike, duke filluar nga çerdhja, kopështi, arsimimi në shkolla dhe arsimimi i plotë dhe i saktë profesional në universitete.
    Nuk mbahet rendi publik me aparatura, ato mund të shërbejnë për ndjekjen e kontingjentit të krimit, por shteti nëpërmjet institucioneve dhe ligjit bën ndërgjegjësimin qytetar.
    Nuk bën punë shteti duke i dhënë rëndësi fasadës, dukjes, formaliteteve.
    Ato metoda të çojnë në degradim dhe rrënim të shtetit dhe kur çdo gjë del nga normaliteti shpiken metoda të diktaturave. Arsimimi dhe vetëm arsimimi çon përpara vendin, e bën të qëndrueshme ekonominë dhe rrit përgjegjshmërinë qytetare.

    Reply
    • Phoenix says:
      January 31, 2025 at 10:51 am

      I dashur, kjo nuk ka lidhje fare me kriminelet, sepse nen kete sistem jemi te gjithe kriminele, jemi kriminele per faktin se marrin fryme e jetojme. Duhet te kuptoni se kjo eshte nje lufte qe keta monstra i kane shpallur njerezimt. Llafollogjite e bukura qe perdorin, si diversitet, siguri, barazi, inkluzivitet etj, jane thjesht nje garniture per te fshehur monstruozitetin e vertete te kesaj axhende antinjerezore, deri sa infrastruktura e tyre te jete finalizuar dhe aplikuar,, ku asnje nuk do kete mundesi zgjedhje dhe arratisje nga ky monstruozitet qe po gatuajne nen hundet tona. Jemi ne Lufte, dhe eshte nje lufte per mbijetesen e njerezimit dhe nje lufte qe nuk e zgjodhem ne, por ata kunder nesh. Sa me shpejte ta kuptojne kete njerezit, aq me mire. Po shumica fle gjume.

      Reply
  • Phoenix says:
    January 31, 2025 at 9:19 am

    Eshte fiks Modeli Kinez. E inkubuan dhe eksperimentuan ne Kine per 25 Vite rresht, dhe tani po e implentojne ne Perendim, hap pas hapi dhe dale ngadale. Rama si is shiitur qe eshte, thjesht zbaton axhenden e Pronareve te tij Globaliste, sepse kjo eshte e sinkronizuar ne te gjitha shtetet e Botes, drejt Diktatures Globale. Deri sa ta marrin vesh njerezit se c’fare luhet, nje dite do gdhihen te gjithe te burgosur ne qiell te hapur me pranga Dixhitale. Operacioni Global Covid-19, ishte nje akselerator i kesaj axhende, ku pjese e rendesishme e saj eshte dhe shpopullimi Global.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 31, 2025 at 9:55 am

    Une nuk jam kunder teknologjise, por teknologjia mund te perdoret per mire por edhe per keq. E kam thene shpesh, qe keto monstra, do ta militarizojne teknologjine dhe AI, kunder gjithe njerezimit. Me sa tregojne bathet, ate rruge kane zgjedhur drejt nje sitemi skllavopronar Modern, ku nje pakice e paperfillshme kerkon qe te skllaveroje dhe te kontrolloje c’do aspekt te jetes se shumices.

    Reply
  • Tani says:
    January 31, 2025 at 11:27 am

    Phoenix i komplesuar i paafte te arsyetoje pa ndikimin e kpmplekseve te tij kerkon te perhape ket kompleks mendor i ardhur nga paaftesia e tij te kete nje mendje te hapur

    Reply
    • Phoenix says:
      January 31, 2025 at 11:34 am

      Cilat jane komplekset e mija? Ato qe thote e ben vete Kryeministri ne ciflikun e tij qe ja la trashegimi Aneta e Kolekajve, pa pyetur askend, as Ligj e as Maliq ne nje strukture qesharake qe e quajne me pompozitet Demokraci? Rri more djale i mbare, mos e germo shume mutin me cipal, se qelbet era.

      Reply
  • Jimi says:
    January 31, 2025 at 11:58 am

    Per kete investim indinjohen pikerisht ata persona apo grup personash qe u “cenohet privacia” kriminale.

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    January 31, 2025 at 12:03 pm

    Une jo vetem gojen qe do e mbyll, por do mbyllem krej ne shpi! Kam mendime te keqia per drejtuesit e sotem boterore, ndaj kam frike se do mi lexojne mendimet! Prandaj per here te fundit po them, te na rruaje topet i gjati, doktori, i cmenduri i sapo-zgjedhur ne Uashington, terroristi dhe gjenocisti i TelAvivit, kasapi i Riadit, psikopati i Argjentines, Putleri i Kremlinit, Xiu turi-miu … lista eshte shume-shume e gjate, ndaj po e mbyl ketu!

    Reply
    • Phoenix says:
      January 31, 2025 at 12:21 pm

      Amin!

      Reply
  • Remo says:
    January 31, 2025 at 12:24 pm

    Nuk e ka thene kot Veziri i Surrelit,
    qe per keta Kalifet e botes arabe, ka
    nje dobesi te madhe…lere me, kur behet
    fjale per sulltan Erdogen, i iken pini fare..
    .si i tha atij gazetarit; “mos u kruj shume”!
    Tashme, me Europen qe po shkon
    drejte MeloniZImit, dhe Trampizem
    fashizmin amerikan, Edvinit, i ka ardhur
    dita qe mezi e ka pritur si narcist qe eshte.
    Ku me kampe perqendrimi, ku me resorte
    turistike(investitoret strategjike te pa taksuar
    i perzgjedh vete SocialSSalisti), do vazhdoje perpara, derisa t’a shikoni mire “ate gjene”!
    Si Edi,si Saliu, i kane dhene provat per ligesine qe kane ne shpirt, keta jane gati per eksperimentet e reja, mjafton te kene te garantuar pushtetin, keta Yes-Man te te
    gjitha poshtersive!

    Reply
  • Tani says:
    January 31, 2025 at 12:56 pm

    Zoterinj
    Ramen e kane votuar shumica
    Nuk e la trashegimi Aneta
    Shani ata

    Reply
  • Tani says:
    January 31, 2025 at 12:58 pm

    Liderat boterore te pa klasikuar dmth te nivelit te ulet , i kane votuar

    Reply
  • Tani says:
    January 31, 2025 at 12:58 pm

    Kjo Eshte tragjedi por e pranueshme

    Reply
  • Rroft Luli says:
    January 31, 2025 at 1:03 pm

    Voto Lulin!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  • ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?