Këshilli i Ministrave emëroi sot drejtorin e Përgjithshëm të polciisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
“Zoti Rrumbullaku është oficer karriere i lartë në policinë e Shtetit që ka mbajtur e kryer shumë detyra në gjithë piramidën e Policisë së Shtetit. I vlerësuar në cdo pozivion që ka qenë dhe i vlerësuar gjithashtu dhe së fundmi në pozicionin që ka mbajtur deri javen e kaluar të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Është drejtori që reformoi agjencinë që është kthyer në agjenci civile dhe rezultatet e reformës kanë filluar të ndihen ndërkohë.
Zoti Rrumbullaku mban gradën e drejtuesit të parë në piramidën e Policisë së Shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Në orën 16:00 do bëjmë një prezantim të gjerë të Zotit Rrumbullaku dhe dy drejtorëve të tjerë të agjencive të Ministrisë së Brendshme, drejtoreshës së re të IKMT dhe drejtorit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore”, tha ministri Çuçi.
CV-ja e Muhamet Rrumbullakut
Muhamet Rrumbullaku u lind më 1 shkurt 1966 në qytetin e Tiranës. Është i martuar dhe babai i dy fëmijëve.
Edukimi:
-Është diplomuar “Specialist i Lartë Policie” në vitin 1988 pranë Akademisë së Policisë.
-Është diplomuar në Fakuletin e Drejtësisë Tiranë dhe ka marrë titullin Jurist në vitin 2010.
-Është diplomuar në nivelin Master Profesional në vitin 2011.
Kualifikime dhe trajnime:
-Ka ndjekur Kursin për Zhvillimin e Menaxhimit dhe Udhëheqjes për Drejtuesit e Lartë të Policisë, çertifikuar më dt. 04/05/2001.
-Ka ndjekur seminar mbi Parandalimin e Krimit në DPQ Tiranë, çertifikuar më dt. 19/05/2001.
-Ka ndjekur Kursin për Menaxhim dhe Planifikim i Mbikqyrjes nga Programi ICITAP, çertifikuar më dt. 05/04/2002.
-Ka ndjekur Kurs Trajnimi USA, çertifikuar më dt. 23/05/2003.
-Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Antiterrorin në Budapest, çertifikuar më dt. 20/06/2003.
-Ka ndjekur Kurs Bazë për Hetimin e Narkotikëve, çertifikuar më dt. 21/10/2005
-Ka ndjekur Kurs Trajnimi New Mexico, çertifikuar më dt. 09/02/2006.
-Ka ndjekur Trajnim mbi aftësimin e Punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë Zgjedhjeve, çertifikuar më dt. 12/12/2006.
-Ka ndjekur Trajnim mbi rolin e Policisë në zbatimin e Legjislacionit, çertifikuar më dt. 22/01/2008.
-Ka ndjekur Kursin e Trajnimit mbi Policimin në Komunitet, çertifikuar më dt. 13/06/2008.
-Ka ndjekur Trajnim mbi aftësitë e Punonjësit të Policisë gjatë zgjedhjeve.
-Ka ndjekur Kurs Trajnimi për Menaxhimin e Lartë Policor, në International Law Enforcment Academy (ILEA), në Budapest, Hungari.
Karriera Profesionale:
Rrumbullaku ka patur një karrierë të pasur profesionale, duke manifestuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim.
-Nga data 24/03/2022 me propozim të Ministrit të Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, Kryeministri Edi Rama e ka emëruar si Drejtor i Përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
-Nga data 17/01/2019 deri më 23/03/2022 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
-Nga data 12/07/2017 është angazhuar në sektorin privat.
-Nga data 26/05/2017 deri më 11/07/2017, ka mbajtur postin e Këshilltarit në Kabinetin e Ministrit të Brendshëm.
-Me kërkesë të tij, del në lirim më 01/10/2014, angazhuar në sektorin privat.
-Nga data 09/10/2013 deri më 30/09/2014, ka mbajtur postin e Shefit të Seksionit për trajnimin dhe shkollimin e nivelit të mesëm e të lartë Drejtues, në Qendrën e Formimit Policor.
-Nga data 14/09/2010 deri më 08/10/2013, ka mbajtur postin e Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, në Departamentin e Sigurisë Publike, në DPPSH.
-Nga data 21/06/2010 deri më 13/09/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në DPPSH.
-Nga data 05/11/2009 deri më 20/06/2010, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Rendit Publik, në DPPSH.
-Nga data 08/06/2009 deri më 04/11/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Qendrën e Formimit Policor.
-Nga data 14/10/2008 deri më 07/06/2009, ka mbajtur postin e Drejtorit në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” Tiranë.
-Nga data 12/06/2006 deri më 13/10/2008, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
-Nga data 28/10/2005 deri më 11/06/2006, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës.
-Nga data 01/10/2004 deri më 27/10/2005, ka mbajtur detyrën e Specialistit për Trajtimin e Informacionit Sekret dhe Mbështetjes Operacionale në DPPSH.
-Nga data 01/11/2003 deri më 30/09/2004, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Zyrën e Krimit kundër Personit në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në DPPSH.
-Nga data 01/09/2002 deri më 31/10/2003, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
-Nga data 01/01/2001 deri më 31/08/2002, ka mbajtur postin e Shefit të Sektorit të Policisë Kriminale në DPQ Tiranë.
-Nga data 20/07/2000 deri më 31/12/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë.
-Nga data 01/05/1998 deri më 19/07/2000, ka mbajtur postin e Shefit të Rajonit të Policisë Kombinat, Komisariati i Policisë Nr. 2 Tiranë.
-Nga data 16/02/1998 deri më 15/03/1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës së Luftës Kundër Akteve Terroriste, në DRP Tiranë.
-Nga data 11/08/1997 deri më 15/02/1998, ka mbajtur postin e Shefit të Zyrës Kundër Krimit të Organizuar në DRP Tiranë.
-Nga data 16/07/1997 deri më 10/08/1997, ka qenë në Dispozicion të DRP Tiranë
-Nga data 27/08/1996 deri më 06/04/1997, ka mbajtur postin e Drejtorit në Drejtorinë e Policisë Kriminale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
-Nga data 01/07/1995 deri më 26/08/1996, ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë.
-Nga data 01/09/1993 deri më 30/06/1995, ka mbajtur postin e Shefit të Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë.
-Nga data 01/07/1992 deri më 31/08/1993, ka mbajtur detyrën e Specialistit në Degën e Shërbimeve, në DRP Tiranë.
-Nga data 16/04/1991 deri më 30/06/1992, ka mbajtur detyrën e instruktorit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, në F.N. Shpejtë, të DNSH Tiranë.
-Nga data 01/09/1990 deri më 15/04/1991, ka mbajtur postin e Shefit të Stërvitjes në Repartin Nr. 301, të DBSH Burrel.
-Nga data 01/08/1988 deri më 31/08/1990, ka mbajtur detyrën e Komandantit të Togës, në Repartin Nr. 301, të DPB Burrel.
j.l./ dita

Ne vitin 2010, ne moshen 44 vjecare eshte diplomuar jurist.
Qenka qelibar!
Met Katrori kari-eren e ka bere qe ne kohen e Saliut nje, por kur Saliu i dyte erdhi ne pushtet u be shume me i degjuar pasi ai nuk i harroj trajtimin qe bere ne 24 ore arrest me ushqime dhe informacione, etj.
Eshte anetar i vjeter i grupit Ciftelia qe udhehiqej nga ish badiguardi i Saliut, Agron Kuliqi (Kelyshi), eshte informatori kryesor i non grades e me rradhe.
Keto jane cilesite e xhaketes se kthyer mbrapsht
Edi si legen qe eshte lepiu perseri ate qe ka peshtyre.
Kjo eshte policia qe duam, qarkullim bolesh.
Met Rrumbullaku eshte personi me I inkriminuar ne polici…bashke me Tonin Vocaj.
Eshte mik I Ilir Metes…etj etj…
Vazhdoni se mire e kini…megjithese ajo eshte rruga juaj…nje dhe e vetme, krim dhe vetem krim…nuk ka rruge tjeter per tu pasuruar dhe mbrojtur parate e krimit.
Suksese te metejshme qeverive nga 90 e deri sot
Suksese…!
Muhamet Rrumbullaku ,është pa dyshim pjestar i krimit mafioz në shqipëri ,për këtë kam fakte. Nuk akuzoi pa fakte .Shqiptarët ta mbledhin mendjen nuk ka ndryshim progresiv ,randaj e gjithë klasa politike ka një turi derri ,ka një synim të mos ndëshkojnë kurr njëri tjetrin ,politikan ,por vetëm gradim, nderim,mbështetje ngritje në detyrë te vagabondve të Kupolës te krimit mafioz të çiftelis ,që vrau prapa krahve komisarin e Policisë shtetit i vendosur të arrestonte krerët e mafjes shterore.
Po mire o idiot i dobishem! Kujt ja thua te gjitha keto? Atij qe mbron me mish e shpirt prej vitesh neper komente? Ti je aq idiot sa pas tre ditesh te gjitha sa ke shkruar i harron e pastaj na komenton ketu se kjo eshte policia qe duam. E keqja nuk eshte pse mendon keshtu se vk nuk je i vetmi, po ti je ai qe zgjohesh ne 6 te mengjesit per t’i votuar keta plehra dhe pavaresiht qe jeton ne mizerje, jeton i lumtur per 4 vite dhe kerkon t’i mbushesh mendjen te gjitheve. I pacipe!
Haaaaaaaaaaa .U kthyen ne detyre policet e plepave . O te mbaruar qe skin kurr per te ndertuar nje shtet per popullin por per interesat e politkanve hajdut ,kriminela e te degjeneruar. Shpresuam tek ky i Gjati.Berishizmi qenka gjalle akoma .Sqenka thene per kete popull te shohi nje dite te bardhe .
ore po nuk pashe njeri te shruaje mire per te, lereni te punoje…gafa me e vogel do jete disfata me e madhe per te, i uroj suksese dhe qofte i pa korruptuar,do llafosemi me vone.
Në vitin 1988 nuk ka pasur Akademi Policie, por SHLMB dhe shkolla 2-vjeçare e Policise. Unë kam mbaruar atë shkollë dhe nuk e kam parë në Shkollën e Lartë dhe as tek 2-vjeçarja. Vetëm nqse ka mbaruar me korrespondencë si të gjithë kuadrot e policisë, që nga police u konvertuan në kuadro të vyer dhe u bënë shefa dhe drejtore. Agim Shehu ish zëvendës ministri po, ka qenë komandant kompanie për kufirin. Por këtë njeri unë nuk e njoh si student të SHLMB.
Tjetër gjë shumë interesante, në artikull thuhet se është diplomuar “Specialist i lartë Policie” në vitin 1988. Kjo është prapë një gënjeshtër. Në atë kohë në diplome shkruhej: Ka mbaruar Shkollën e Lartë të Ministrisë së Brendshme, dega Polici ose kufi. Ky lloj cilësimi “Specialist i Lartë” as që njihej.