Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria fal detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria fal detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014
EkonomiLajmi i fundit

Qeveria fal detyrimet tatimore e doganore të papaguara deri më 31 dhjetor 2014

Published: November 5, 2025
Shpërndaje

Me paketën fiskale 2026 qeveria ka propozuar miratimin nga Kuvendi të një projektligj të ri “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” që parashikon faljen dhe shuarjen e një sërë detyrimesh tatimore e doganore për tatimpaguesit, me qëllim lehtësimin financiar të bizneseve dhe individëve.

Projektligji, i hartuar nga Ministria e Financave dhe dërguar për mendim Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, parashikohet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026 dhe do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2026.

Sipas projektligjit, nga zbatimi parashikohet të arkëtohen rreth 3,7 miliardë lekë gjatë vitit 2026.

- Publicitet -

Kush përfiton dhe kush përjashtohet

Projektligji përcakton se tatimpaguesit apo subjektet me dënime të formës së prerë për shkelje tatimore apo doganore, ose që janë në proces hetimi apo gjykimi për këto çështje, nuk do të përfitojnë nga falja.

Ndërkohë, përfitues do të jenë subjektet që kanë detyrime të prapambetura tatimore ose doganore, sipas kritereve dhe afateve të përcaktuara në projektligj.

Fshirja e detyrimeve deri në vitin 2014

Në relacionin e projektligjit përcaktohet se për të gjitha detyrimet tatimore direkte apo indirekte të papaguara deri më 31 dhjetor 2014, parashikohet fshirja e plotë e tyre, me përjashtim të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit do të fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, por jo kontributet.

Po ashtu, në rastet kur është paguar principali, falja do të përfshijë edhe gjobat dhe kamatëvonesat.

“Neni 5, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin. Po ashtu, ky nen parashikon faljen e gjobave dhe kamatëvonesave në rastet kur është paguar principali”, sqarohet në relacion.

Lehtësime për periudhën 2015–2019

Për detyrimet që i përkasin periudhës 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019, tatimpaguesit mund të përfitojnë shuarje të pjesshme:

nëse paguajnë 50% të detyrimit deri më 30 qershor 2026, pjesa tjetër fshihet;

ose, nëse paguajnë 75% deri më 31 dhjetor 2026 me këste mujore, 25% e mbetur fshihet automatikisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

Detyrimet e krijuara nga 2020–2024

Për detyrimet e krijuara nga 1 janar 2020 deri më 31 dhjetor 2024, fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave është e mundur vetëm nëse paguhet plotësisht principali deri më 31 dhjetor 2026.

E njëjta skemë zbatohet edhe për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, përfshirë vetëpunësuarit në bujqësi, me kusht që të paguhet 100% e kontributit brenda afatit të përcaktuar.

Projektligji përcakton se shuhen dënimet administrative (gjobat dhe kamatëvonesat) për sigurimet shoqërore e shëndetësore që i përkasin periudhave tatimore nga 1 janar 2015 deri më 31 dhjetor 2024, që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit, përfshirë të vetëpunësuarit në bujqësi me kushtin që të paguhet 100% kontributi, brenda datës 31.12.2026.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • xxx says:
    November 5, 2025 at 1:53 pm

    Sa mire kto ligjet sipas qefit te qivirriut
    Pse ti pagujm taksat ne biznesmenet,
    Busxhetit shtetit i shtohen borxhet e deficitet nga ana tjeter
    Ju dhjefsha qeverrisjen e shkerrdhyer me socializem per bizneset, feudalisem per ata qe skan.

    Reply
  • Urim says:
    November 5, 2025 at 2:07 pm

    Si gjithmone e ha i ndershmi qe ka paguar rregullisht!!!???
    Dhe presim qe do te bejme shtet!!!???

    Reply
  • E VERTETA says:
    November 5, 2025 at 2:28 pm

    DHE VJEDHJA VAZHDON ……KUSH MUND TE KETE DETYRIME TE PASHLYERA VALLE ? MOS NDOSHTA OLIGARKET ?

    Reply
  • demo says:
    November 5, 2025 at 5:23 pm

    S`me ka dale kurre hesapi te kaloj dogana,,Tatime,,Porte,Aeroporte.
    Po me shleve Uje e drita do te them ejvallah.
    Internetin e paguaj vete.
    Se kujt ja fal ti dogana,tatime,une them:Nje gjelle qe s`eshte per mua,i rafte miu brenda.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Greqia merr pamjen e “Ferrit”, zjarre masive në ishujt helenë
  • Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme
  • Balluku qëndron 20 minuta në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve
  • Ilir Beqaj lirohet nga qelia, GJKKO i cakton masën arrest në shtëpi
  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Komentet e Fundit

  1. nastradini on A do arrestohet Balluku
  2. Supaxhiu 300 evro on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Zhorzho on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  4. Xen Bolja on A do arrestohet Balluku
  5. Arbeni on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?