Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë
KronikeKryesoreLajmi i fundit

Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe në Palasë

Published: July 18, 2026
Shpërndaje
Posta e Policisë dhe qendra shëndetësore u ndërtuan rreth 5 vjet më parë në Palasë me një fond prej 1.1 milionë eurosh. Foto: Google maps.

Nga Vladimir Karaj

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

Pesë vjet më parë, qeveria shqiptare shpenzoi 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një poste policie, një urgjence mjekësore dhe shërbime të tjera mbështetëse pranë resortit luksoz “Green Coast” – e pagëzuar si “Qendra e shërbimeve të integruara Palasë”.

- Publicitet -

Si pjesë e investimit publik u ndërtua edhe një helipad brenda Përroit të Palasës, një monument i mbrojtur i natyrës, pavarësisht kundërshtimit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Pa kaluar ende pesë vjet nga investimi, Korporata e Investimeve Shqiptare po kërkon partnerë privatë për të ndërtuar hotele mbi truallin e Qendrës së Shërbimeve të Integruara në Palasë si dhe mbi tokën ku ndodhet posta e Policisë Kufitare disa kilometra më në jug.

Në këmbim, Korporata planifikon që investitorët privatë të ndërtojnë godina të reja për postën e policisë dhe shërbimet e urgjencës mjekësore më lart në kodrën e Palasës.

Sipas dokumenteve publike, godinat e ndërtuara në vitin 2021 “nuk mjaftojnë më” dhe përmes një gare publike të hapur në 16 korrik 2026, Korporata po kërkon që t’i ndërtojë ato për së dyti.

Por pagesa këtë herë nuk planifikohet të bëhet me para të buxhetit të shtetit, por me 4 mijë metra katrorë tokë publike në vijën e parë të bregdetit të Palasës dhe Dhërmiut.

Elira Kokona, drejtuese e Korporatës Shqiptare të Investimeve, e shpjegoi mbivendosjen e projektit me investimin e kryer vetëm pesë vjet më parë me nevojën për zgjerimin e hapësirave për shërbimet publike. Ajo theksoi se projekti i parë do të jetë një masterplan, ndërsa shtoi se “nuk duhet të ngelemi peng i asaj që është bërë më herët”.

“Është diçka që nuk po bëhet sot për nesër. Po merr parasysh zhvillimin e zonës edhe për një 10 vjeçar tjetër,” tha Kokona në një bisedë telefonike me BIRN.

Për ekspertët e planifikimit urban, strukturat publike duhet të kenë një jetëgjatësi prej disa dekadash dhe zhbërja e investimit brenda pesë vitesh shkakton një barrë të dyfishtë mbi taksapaguesit.

“Ose kjo është bërë gabim që në fillim dhe nuk është planifikuar në atë kohë për 20 vitet e ardhshme, ose kemi një gabim në planin e dytë (për të cilin shpallet gara). Njëri nga të dy është gabim,” i tha BIRN urbanistja Doriana Musai.

Gara për masterplan

KISH parashikon dhënien e 4 mijë metrave katrorë truall në Palasë dhe Dhërmi në këmbim të një godine të re shërbimesh publike në afërsi të tunelit të Llogarasë. Foto: Korporata e Investimeve Shqiptare.

Korporata e Investimeve Shqiptare, KISH, është një mekanizëm kontrovers shtetëror i ngritur në teori për të mobilizuar kapitalin privat në projekte me interes publik, duke shërbyer si ndërmjetës mes burimeve publike dhe zhvillimeve të mëdha infrastrukturore.

Por KISH është kritikuar gjithashtu si një mekanizëm i qeverisë për të ndarë me bizneset private pasuritë e fundit publike me vlerë.

Gara e hapur më 16 korrik nga KISH vjen në një kohë kur mijëra qytetarë shqiptarë protestojnë prej 46 ditësh, mes të tjerash, edhe kundër planeve për betonizimin e bregdetit në jug të vendit. Palasa buzë plazhit të kristaltë të detit Jon përfaqëson një nga shembujt më tipikë të transformimit nga betoni.

Korporata e Investimeve Shqiptare kërkon përmes garës së hapur investitorë privatë të gatshëm për të marrë përsipër pagesën e shpenzimeve të konkursit ndërkombëtar të përzgjedhjes së masterplanit dhe tre projekt-ideve arkitekturore.

Ajo është strukturuar në dy faza; ku në fazën e parë kualifikohen kandidatët më të mirë bazuar në masterplanin dhe projekt-idetë arkitekturore, ndërsa në fazën e dytë vlerësohen propozimet teknike dhe ofertat financiare. Faza e parë mbyllet deri në datën 10 shtator 2026 dhe parashikon të ketë pesë finalistë.

Ndërsa mes pesë vendeve të para do të zgjidhet një fitues, që sipas dokumentit do të dalë nga kombinimi i cilësisë arkitekturore dhe leverdishmërisë financiare për Korporatën.

Për të legjitimuar kalimin e pronave publike që ndodhen në vijën e parë të bregdetit, Korporata e Investimeve Shqiptare ka hapur një garë të re të ndërtuar mbi atë që quhet instrumenti ligjor i sipërmarrjes.

Skema është në dukje e thjeshtë. Një kompani private merr përsipër të financojë dhe ndërtojë Qendrën e Shërbimeve Publike Palasë, e përcaktuar si Zona 1 e projektit, pak kilometra nga dalja e tunelit të Llogarasë. Sipërfaqja publike që vihet në dispozicion të projektit është 35 mijë metra pyll në të majtë të rrugës nacionale.

Në këmbim të kësaj pune, partneri privat merr të drejtën të zhvillojë hotele luksi dhe struktura akomoduese në dy zona të tjera, të cilat janë prona të shtetit të kaluara në pronësi të Korporatës përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave në maj të këtij viti.

Posta e Policisë dhe qendra shëndetësore u ndërtuan rreth 5 vjet më parë në Palasë me një fond prej 1.1 milionë eurosh. Foto: Google maps.

 

Sipas dokumenteve të bëra publike, bëhet fjalë për një pasuri shtetërore me një sipërfaqe prej 2,555 metra katrorë ngjitur me resortin Green Coast dhe Përroin e Palasës si dhe një sipërfaqe e dytë prej 1,500 metrash katrorë buzë detit në Dhërmi, aty ku ndodhet Pika Kufitare ekzistuese. Në total, privati merr akses në mbi 4,055 metra katrorë tokë publike në një nga zonat me vlerën më të lartë të tregut imobiliar në Shqipëri, ku sipas planit do të lejohet të ndërtojë hotele.

Si kusht, ofertuesi privat duhet t’i japë Korporatës jo më pak se 35 për qind të sipërfaqes së ndërtimit.

Dokumentet e garës e justifikojnë ngritjen e një qendre të re për shërbime publike me rritjen e fluksit turistik.

“Përfituesit kryesorë janë banorët e zonës dhe vizitorët, të cilët do të përfitojnë nga prania më e afërt dhe më e organizuar e strukturave publike, si dhe nga një mjedis më i sigurt dhe më funksional gjatë gjithë vitit, veçanërisht në periudhat me fluks të lartë turistik,” thuhet në dokumentin e garës.

Një tjetër përfitim, sipas dokumenteve është mundësia për sektorin privat që të zhvillojë aktivitetin e hotelerisë dhe shërbimeve të lidhura me to.

Korporata parashikon 900 metra katrorë për stacionin policor dhe atë kufitar, 170 metra katrorë për shërbimin e zjarrfikëses dhe 217 metra katrorë për qendrën shëndetësore. Përveç këtyre, planifikohen edhe ambiente pune dhe akomodimi për Gardën e Republikës me sipërfaqe prej 730 metra katrorë.

Arsyeja për vendosjen e Gardës së Republikës, e cila ka për mision garantimin e sigurisë së personaliteteve shtetërore dhe objekteve të rëndësisë, në këtë zonë është e paqartë.

Kokona e mbrojti projektin si “një domosdoshmëri strategjike”, ndërsa shtoi se posta aktuale e policisë nuk ka vend të mjaftueshëm për të parkuar makinat që sekuestrohen apo bllokohen në zonë. E pyetur për neglizhimin e shpenzimeve publike të bëra tashmë në zonë, Kokona këmbënguli se bëhej fjalë për një planifikim afatgjatë.

“Projekti i parë do jetë një masterplan dhe mund të dalë që nuk ka nevojë për hapësira të reja për policinë,” tha ajo.

Urbanistja Musai thotë se këto plane nuk i duken të justifikuara dhe se i vetmi shpjegim për qendra të reja shërbimesh do të lidhej me rritjen e paplanifikuar të popullsisë përtej kapaciteteve.

“Zhvillimi i territorit nuk ka pësuar ndonjë transformim të qenësishëm në 5 vitet e fundit, është zhvilluar gradualisht sepse investimet dhe lejet aty janë dhënë kohë më parë”, tha Musai.

“Rreziku është se edhe kjo mund të dalë prapë jashtë loje në një kohë të shkurtër,” përfundoi ajo.

Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • demo says:
    July 17, 2026 at 10:19 pm

    Po e detyron kete popull per 97 te dyte.Po kete radhe do te digjesh ti i pari.Berisha qendroi ne zyre,,Ti nuk rri aS ne zyrez,.Ja mbath me krismen e pare.

    Reply
  • dhërmiot says:
    July 18, 2026 at 2:54 am

    Po ktij ia ka lën Kristaqi??

    Reply
  • Vlora 97 says:
    July 18, 2026 at 2:56 am

    Me ben pershtypje militantizmi verber i ramistave.
    Ua kan kalu katnarve analfabet të Saliut

    Prototipi ne kete forum esht njefar Etemi

    Perfytyro cdo thoshte Etemi sikur keto thagma qe arrijn deri ne faljen e pronave publike ti kishte ber dikur Saliu

    Reply
    • Arratisur says:
      July 18, 2026 at 5:09 am

      i gjati ka disa lloje militantesh ku Etemi futet ne budallejt e dobishem. Brezi moshes trete thuajse e gjitha si Etemi mendoj (se nuk e leoxj). Me te ndyre jan shtresa e sejmeneve /qejhallareve. Jane dhe militantet e krimit, ftyra reale te dhunes. Ke pastaj ata te bodrumeve te forumeve. etj etj. Ka koleksion variante te ndryshme militantesh. Perdoren sipas egzigjencave te planeve te kermes se gjate atje lart.

      Reply
  • Sa turp!! says:
    July 18, 2026 at 3:11 am

    Kot nuk tha ky “s’keni par gje akoma”
    Shpresa e vetme Spaku

    Reply
  • Five company says:
    July 18, 2026 at 4:00 am

    Problemi qendron se projekti ” Green Coast”, per here te pare u ekspozua ne Aeroportin ” Nene Tereza”. Autori e mori frymezimin nga leximi i librit ” Mice and Men”. Por Fondi Shqiptar i Zhvillimit, qe ne inisiativen w tij e mori frymezimin nga ” Grapes of Wrath” , e perfshiu me fshesen e vakumit edhe qendren shendetesore, posten e policise te frymezuar efhe keta nga ” Tortilla Flat” ose dhomat e panikut ne psiqiatri…
    Post Scriptum: I vetmi problem qe shtrohet eshte nese frekuentuesit dine anglisht te perkthejne dhe te interpretojne librat, qe jua kane dhene per detyre ” jashte klase’, ne pikun veror te turizmit….

    Reply
  • 1thundrak says:
    July 18, 2026 at 4:38 am

    Shpresa e vetme Termet peçi

    Reply
  • L says:
    July 18, 2026 at 7:52 am

    Sa turp! bashkohem me ju… Turp!
    Keto zyra jane te komunitet te Dhermiut e Palases. Mjafton ky tjetersim, per ti cuar keta te pacipe e te pangopur para ligjit. Lista e abuzimeve eshte e gjate dhe cdo dite shtohet me shpejtesi marramendese.
    Nese Spak nuk vepron, eshte mire te mbyllet e te kursehen ato rroga qe marrin kot. Ceshtja duhet cuar ne gjykate nderkombetare dhe sa me shpejt.

    Reply
  • Emigranti says:
    July 18, 2026 at 8:17 am

    Si ka mundesi keta sylesh te partise nuk shohin SE SI vidhet ne mes t dit s nga keta barbona politikane. Jazek u qofte qe lepiheni pas ketyre mskarenjeve.

    Reply
    • Detari says:
      July 18, 2026 at 8:35 am

      Sepse ashtu eshte i gjithe populli, hajdut. Brezat e bashibozukeve turq.

      Reply
  • nastradini says:
    July 18, 2026 at 8:45 am

    GANGSTERI KOMUNIST EDI RAMA FAL BADIHAVA RAJONET E POLICISE NE HIMARE DHE PALASE TE MAFIA E DROGES SE TIJ, POR SHET SAZANIN TE IVANKA DHE KUSHNERI PER $4 MILIARD (BILIONE) DOLLARO DHE ASKUSH NUK E DI SE KU KANE SHKUAR PARATE E TRUMP NE SHTETIN HAJDUT ALBANIA.

    nderkohe qe:

    Greqia Fqinje ka qitur ne ankand per shitje zyrtare nje ishull me te bukur dhe me te madh se Sazani i shkrete me gjarperninj dhe neperka i Enverit me cmimin €milione euro ne detin Egje. Ja cfare shkruan interneti:

    Reuters: “Greek Island in the Aegean Hits Market for €35 Million”

    qe spjegon si me poshte vijon:

    Shitja e një ishulli dikur e shtetit, tani privat në Greqi është e pazakontë, duke e bërë shfaqjen e Argyronisos në treg një nga zhvillimet më të spikatura të turizmit luksoz dhe pasurive të patundshme të verës. Ishulli në pronësi aktuale private, i vendosur në Egjeun verior midis Evias veriore dhe rajonit të Magnezisë, po ofrohet për shitje me një çmim prej 35 milionë eurosh (40 milionë dollarë, me cmim 10 here me pak se Sazani), sipas agjentëve të pasurive të patundshme Engel & Völkers. I vendosur në Ngushticën e Artemisionit pranë hyrjes në Gjirin Pagasetik, Argyronisos thuhet se ka mbetur në duart e familjes Christie me nje kontrate shit-blerje nga shteti krejt ligjore dhe pa asnje ankimim. Kohët e fundit, ishulli është bërë i njohur si një vendpushim ekskluziv për mirëqenie i fokusuar në yoga, meditim dhe përvoja të turizmit të qëndrueshëm. Një aset i rrallë në tregun e ishujve grekë. Ndryshe nga shumë ishuj grekë që janë në pronësi publike shteterore ose ne zona të mbrojtura nga ligji grek qe eshte shume konservativ. Argyronisos i përket grupit të vogël të ishujve në pronësi private që herë pas here tërheqin investitorë ndërkombëtarë që kërkojnë mundësi mikpritjeje ultra-luksoze ose rezidenca private të izoluara. Transaksionet e ishujve privatë në Greqi mbeten relativisht të rralla për shkak të rregulloreve të rrepta totalisht konservatore te mbrojtjes se mjedisit dhe natyres, inventarit të kufizuar të disponueshëm dhe rregullave komplekse të planifikimit te ndertimit, që rregullojnë zhvillimin bregdetar ne Greqi. Vëzhguesit e turizmit vërejnë se kur asete të tilla dalin në treg, ato shpesh tërheqin interes nga individë me pasuri të lartë neto, grupe financimi dhe fonde ndërkombëtare investimi që kërkojnë të përfitojnë nga marka e fortë e turizmit të Greqisë dhe sektori në rritje i udhëtimeve luksoze. Argyronisos (ose Ishulli i Argjendtë) ka vepruar vitet e fundit si një destinacion butik mirëqenieje në vend të një zhvillimi konvencional të resortit. Vendndodhja e tij brenda mundësive të Athinës dhe Greqisë qendrore shton tërheqjen e tij për vizitorët ndërkombëtarë. Potenciali i zhvillimit te ishullit varet nga miratimet e ardhshme qe do te leshoje qeveria greke. Raportet që shoqërojnë shitjen sugjerojnë se ishulli përfundimisht mund të mbështesë infrastrukturë më të gjerë turistike nëse rregulloret lokale të planifikimit rishikohen në të ardhmen. Megjithatë, çdo zgjerim i rëndësishëm do të mbetej i varur totalisht nga rishikimet mjedisore, miratimet e zonimit urbanistik dhe kuadri shpesh i paepur ligjor i zhvillimit të ishullit në Greqi. Si rezultat, blerësit e mundshëm ka të ngjarë ta shohin modelin aktual të resortit të mirëqenies së ishullit ne kombinim me mjedisin natyror si propozimin kryesor të vlerës qe qeveria greke do te leshoje per bleresin dhe investitoret e ardhshem, në vend që të mbështeten në skenarët e zhvillimit si ne Shqiperine fqinje ku protestat popullore per nje zone te mbrojtur kane vene ne dyshim qellimet e “mira” te qeverise ne kete drejtim. Listimi vjen ndërsa Greqia vazhdon të tërheqë interes të fortë nga investitorët ndërkombëtarë në mikpritjen luksoze dhe asetet e turizmit të nivelit të lartë. Të ardhurat rekord nga turizmi në vitet e fundit, të kombinuara me kërkesën për destinacione ekskluzive mesdhetare, kanë rritur vëmendjen në resortet butike, rezidencat e markave dhe pronat unike ishullore në të gjithë vendin. Nëse projekti ishullor “Argyronisos” përfundimisht bëhet një rezidencë private, mbetet një resort mirëqenieje, apo evoluon në një projekt më të madh BUJRUM turizmit pa dogane, kjo mund të varet sa nga miratimet rregullatore te legjislacionit grek, aq edhe nga oreksi i investitorëve lakmitare per fitime maximale nga turizmi elitar dhe duke mbyllur syte ndaj mjedisit me ane te korruptimit qeveritare te paskrupullt qe mbijne si “kerpurdha pas shiut” ne cdo vend ku ka interes.

    Pikerisht lidhur me këtë: Ishulli Grek i vendosur në ankand për çmimin e një apartamenti luksoz ne Athine

    LEXOJE EDHE TI O EDI RAMA KETE LAJM QE VJEN NGA GREQIA FQINJE, QE TE MOS HEDHESH LLOGJE BUDALLI NEMEDIAN TONE KOMBETARE ME SPIUNE DHE POLIAGJENTE!

    Reply
  • Vl says:
    July 18, 2026 at 9:19 am

    Ne fillim tham u shkaterrua Golemi po mos te bejm kete gabim me jugun.
    Ja dhe jugun e mori lumi me keta RQ

    Reply
  • Greta says:
    July 18, 2026 at 9:42 am

    Ky bastard KM, e di që do ta shporrin, dhe do ta lërë vëndin “ tokë të xanun” kudo….

    Reply
  • Aldrin says:
    July 18, 2026 at 2:50 pm

    Vegla Kriminale e Rames eshte Korporata e Investimeve..
    Kot te flasim. Perderisa nuk ka ndryshuar asgje ne planet e tij, neve vetem humbim kohen me llafe pa vlere
    Duhet lidhur, sepse ai nuk po le sekonden te shkoje kot.
    Po i merr te gjitha per ta bere te veshtire rikthimin ne gjendjen e meparshme.
    Koha eshte ne disfavor te Shqiperise
    Duhet veprim urgjent per ta ndalur

    Reply
  • nastradini says:
    July 18, 2026 at 2:59 pm

    Ndjese:

    Ishulli grek eshte nxjerre ne ankand per shitje me nje cmim 100 here me pak se Sazani.

    A E GJEN DOT KUSH LLOGJIKEN EKONOMIKE NE KETE DIFERENCE?

    Reply
  • Panajotis says:
    July 18, 2026 at 3:50 pm

    Bregu i Arvanistanit deri ne Vjose i perket Memes sone Greqi, prandaj t’i shporrim policet skipetare nga trojet tona! Fredis Beleris & Berishis&Ramisis.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjendet i vdekur ish-profesori i Cambridge i akuzuar për plagjiaturë
  • Ndalimi i rrjeteve sociale nën 15 vjeç, pezullohet ligji në Francë
  • Tunelet në Bjellorusi që migrantët i përdorin për të hyrë në BE
  • Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra mbeten aktive, mbi 500 forca në terren
  • Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. ANA on ​98-vjetori i “Po”-së në Letnicë: Udhëtimi i Gonxhe Bojaxhiut nga Kosova drejt Misionit Botëror
  2. Anonymous on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Devolli on Diella dhe zhdukja e ryshfetit
  4. Zyx on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Dashi on Në 51 bashki të vendit numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?