Ndonëse fillimisht u reklamua si një investim tërësisht privat, qeveria shqiptare alokoi papritur mbi 4 milionë euro nga fondi i emergjencave përmes një Akti Normativ për të mbështetur koncertin e reperit kontrovers, Kanye West në Tiranë – një vendim që sipas ekspertëve bie ndesh me legjislacionin.
Në një video të xhiruar mes skelave dhe pluhurit të kantierit në arenën e përkohshme “Eagle Stadium” në Kashar, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, u shfaqën të entuziazmuar teksa inspektonin punimet e ngritjes së stadiumit për koncertin e reperit kontrovers amerikan, Kanye West.
Nga ai terren, kreu i qeverisë, edhe pse këmbënguli se bëhej fjalë për një event të “organizuar tërësisht nga grupi privat”, deklaroi se “shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë” duke paguar 4 milionë euro.
Rama e justifikoi financimin prej 400 milionë lekësh [4.2 milionë euro] duke pretenduar se “nëse (koncerti) mbetej i parealizuar do ishte një mundësi më pak për ekonominë e qytetit”.
Paratë ndërkohë u kaluan përmes një Akti Normativ të miratuar në datën 6 korrik dhe të publikuar në Fletoren Zyrtare me datë 7 korrik, i cili citon si bazë ligjore Nenin 101 të Kushtetutës për nevoja urgjente. Një nen që, referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mund të përdoret vetëm në raste emergjencash të argumentuara dhe provuara mirë.
Sipas relacionit shpjegues që shoqëron Aktin Normativ, qeveria e justifikon nevojën e angazhimit të fondeve publike me argumentin se gjendet përballë një eventi artistik me “përmasa të tilla që ndikon në mënyrë të theksuar në imazhin e vendit”.
Qeveria rreket gjithashtu që ta justifikojë kriterin e urgjencës për Aktin Normativ me faktin se koha normale e procesit ligjvënës nuk do të zgjidhte dot “problemin e menjëhershëm të rrezikut që koncerti i Kanye West të mos zhvillohet”.
Koncerti i West nga ana tjetër ishte lajmëruar nga vetë Rama muaj më parë, në fund të prillit, dhe deri së fundmi, qeveria shqiptare, përfshirë Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mohuan kategorikisht përdorimin e parave publike.
“Është e rëndësishme të theksohet se për këtë projekt nuk ka fonde buxhetore të angazhuara shtesë,” thuhej në përgjigjen zyrtare që MTKRS i dërgoi BIRN më 23 qershor.
Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike e kritikoi ashpër aktin si shkelje të ligjit, duke e cilësuar atë nul dhe pa vlerë. “Një Kuvend legjitim nuk do ta miratonte kurrë këtë Akt Normativ,” tha Preçi për BIRN.
Edhe Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare i tha BIRN se akti në fjalë ishte në shkelje të Kushtetutës.
“Sigurisht që po keqpërdoret Kushtetuta”, tha Xhemollari, duke vënë në dukje se shuma e shpenzuar pa transparencën qoftë minimale, tregonte se qeveria nuk kishte reflektuar ndaj protestave që zhvillohen prej mbi 37 ditësh në kryeqytet.
I pyetur nga BIRN përmes një mesazhi në aplikacionin WhatsApp, ministri Gonxhja refuzoi të përgjigjej.
“Çfarë jam unë, sekretari juaj?!”, tha Gonxhja, duke i kërkuar medias të “zbatonte ligjin”, edhe pse nuk ka ndonjë ligj që rregullon kërkesat për koment.
Keqpërdorimi i konceptit të emergjencës
Zgjedhja e qeverisë shqiptare për të mbështetur financiarisht koncertin e reperit vjen në një kohë kur artisti është një figurë tejet kontraverse në arenën ndërkombëtare. Gjatë viteve të fundit, ai është përballur me kritika të ashpra dhe një bojkot të gjerë pas një sërë deklaratash publike me përmbajtje antisemite, ndarjes së teorive konspirative dhe gjuhës së urrejtjes.
Së fundmi atij iu ndalua të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të komenteve antisemitike dhe një kënge që publikoi me titull “Heil Hitler”; paraqitja e tij e planifikuar në një festival në Londër u anulua dhe po ashtu u anuluan koncerte të ngjashme përfshi një të tillë të planifikuar në Itali.
Deri sëfundmi, Rama dhe vartësit e tij u janë përgjigjur kritikave për mbështetjen e West dhe qëndrimeve të tij duke këmbëngulur se eventi ishte privat. Por vendimi i qeverisë dhe përdorimi i fondit të emergjencës ngre pikëpyetje për mbështetjen.
Ndërkohë, edhe akti normativ që financon koncertin ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si qeveria i interpreton “emergjencat”. Zef Preçi thekson se asnjë jurist apo ekonomist nuk mund ta justifikojë brenda kornizës ligjore financimin e një aktiviteti komercial.
Ai saktëson se fondi rezervë është dizajnuar ekskluzivisht për situata të jashtëzakonshme: katastrofa natyrore, rreziqe të sigurisë kombëtare, apo emergjenca të papritura të shëndetit publik.
“Fondi nuk përdoret për shpenzime rutinë ose politika afatgjata zhvillimi,” argumenton Preçi, duke vënë në dukje se rasti i koncertit bie ndesh me çdo kufizim që legjislacioni shqiptar i vendos përdorimit të këtyre parave.
Nga ana e tij, Xhemollari ngre shqetësimin se paratë po shpërdoroheshin. Duke u ndalur tek fatura prej 4.2 milionë eurosh, aktivisti Rigels Xhemollari vëren se kjo shumë mund të ishte përkthyer në investime jetike publike, si një shkollë e re, një spital, ose blerja e 30 autobusëve elektrikë për Tiranën – qytetin me transportin publik ndër më të vjetëruarit në Europë.
Për Xhemollarin, justifikimi i kryeministrit ngre dyshime se e vetmja “emergjencë” reale pas këtij akti ishte dështimi në shitjen e biletave dhe fushata e dobët e marketingut. Sipas tij, në mungesë të një preventivi transparent nga institucionet, kjo gropë financiare e organizatorëve po kompensohet me taksat e qytetarëve, duke e vendosur kryeministrin thjesht në “rolin e kontraktorit të Kanye West”.
Vladimir Karaj – Reporter
FOTO: Kryeministri Edi Rama dhe ministri Blendi Gonxhja gjatë inspektimit të stadiumit të përkohshëm te koncertit të West.

O zot .Ky nuk permbahet.Zoti e ka caktuar kete si vazhdues te misionit. te nisur nga. Berisha per ti nxjer uj te zi ketij vendi.Ky eshte i papergjegjeshem.A kemi juriste?Po analizuan e gjeten shkelje ta cojne ne. SPAK.Do i bejne sherbim te cmuar popullit
Mendoj se 4 milione euro jane u jane shperndare mediave qe po sulmojne protesten. Taktike e vjeter kjo.
Jeni mesuar ne kohen e Ver Llapes qe cdo gje behej fals, sigurisht me leket e atyre qe rropateshin neper burgje brenda dhe jashte. Me djersen e aksionisteve, tornitoreve, minatoreve dhe studenteve qe shkonin ne askion e me tej. Sot, argetimi paguhet, sporti paguhet, berja qejf paguhet. Te rinjte kane nevoje te argetojne. Qeveria e mbeshtet kete lloj argetimi dhe e ve Shqiperine ne mes te media nderkombetare. Kjo eshte nje reklame per Shqiperine qe ngre numrin e turisteve. Te gjithe fitojne. Reklamat nuk behen me presh, por paguhen qe te nxjerrin Shqiperine si nje vend liberal dhe perfaqesuese te artit modern. A e dini ju more islamike fanatike qe fqinjetv perpiqen ta paraqesin Shqiperine si nje vend fanatik mysliman!? Po, po madje thone qe shqiptaret nuk jane europiane. Por kur bota te shohe djemte dhe vajzatv tona te bukura, te veshura dhe zbukuruara me veshje moderne europiane, asnje nuk do ta besoje qe shqiptaret jane me ferexhe, si ne Iran. Prandaj, nuk punojne keto reklama antishqiptare. Shqiperia po dhe do te behet! Nuk ka force qorri apo llapisti qe do ta pengoje.
jipen mbi 4.2 milion euro për repera, por ka me mijëra familje shqiptarësh që nuk kan vendsrehim as banim për fëmijët e tyre.
Kryeministri eshte Izraelit.Ky bajlozi zi qe vjen nga amerika eshte Hitlerist.Ka marre leje ne Izrael kryeministri,qe organizon koncerte Antisemite? Shko ere pastro kanalet e Durresit me ato 5 miljon euro,se nuk i dihet cfare dimri vjen!
I bej thirrje shqiptareve,te mos shkojne ne koncertin e ketij Bolit fuci bitumi.Jo vetem sepse ky nuk ka lidhje me muziken,por po vjedh edhe parate e taxapaguesve me te varfer te Europes me ndihmen e Edi Rames.
Shqipëria digjet dhe kurva jon kryeministër krihet bashkë me kurvat e harremit të tij. More nga biu kjo farë e flliqur antishqiptare në trojet tona dhe
kaq i zoti qënka ky insan sa me këtë koncert tallava ku zbrazen miljonat e fukarenjëve e hallexhinjëve shqipëtar me përbuzje dhe urrejtje u thot haptazi protestuesve thjesht “Hidhuni përpjet ju sorrat dhe korbat, brrisni Rama në burg, unë prap do tu vjeth miljonat e nuk çaj bythën e nuk pjerth fare për ju…..”
Mos ka të drejt ai patronazhisti me pseudonimin kuptimplot Mutdhënsi kur u ofron të gjithë atyre që kundërshtojnë Edi Ramën, vetkuptohet edhe protestuesve, nga një cop nga ai që bën Edi Rama çdo mëngjes?
Uuuu te hengert Irani,te hengert!Perdridhu hu me hu,se do ta hash!
Ministrja Evis Sala per : ¨…në buxhetin për vitin 2026 për barnat onkologjike,
1 miliard lekë (dmth 10,638 milion euro)…..¨, – dmth 10 milion euro gjithë vitin 2026,
për të gjithë pacientet e pacientët e sëmurë me kancer të Spitalit Onkollogjik (pra atij Shtetëror!),
– – – – –
ndërsa ASISTENCA e Kryeministrit Edi Rama,
me paratë e Fondit Rezervë (dmth nga Fondi për emergjenca e për katastrofa!) ,
për Koncertin e Kanye West në Tiranë, në datën 11 korrik 2026, është 400 milion lekë (dmth 4,255 milion euro),
pra
sa 40% i Fondit vjetor për Spitalin Onkologjik Shtetëror?!
– – – – –
ndërkohë për të parë Koncertin, 60 mijë spektatorë kanë paguar bileta 120-350 euro
(dmth rreth 15 milion euro të arkëtuara),
… pa llogaritur fitimet që do të arkëtohen gjatë eventit, duke filluar nga shishja e ujit (mos u habisni kur t’ua shesin shishen 0,5 litërshe 3 deri ne 5 euro!), pijet freskuese, birrat, paninet, patatinet, etj., etj., … e deri te vendet për parkim!
– – – – –
Ekipet legale e ilgeale te qeverisjes Rama, sic e shihni ka analizuar me shume kujdes zerin e shendoshe te protestusve pre 37-38 diteve mbi abuzimet dhe korrupsionin … dhe rifilluan te ¨reflektojne¨ ?!
E pse nga protesta i ka ik petlla,
Rames e Gonxhes torollak,
nga huqet e Tallavase,
nuk heqin dore aspak,
kujtojne e aty mbajne shprese,
se me Tallava ne shesh,
mund ti hedhin hi syve popullit,
edhe ta bejne sylesh,
por dhe Henen ne toke te zbrese,
ky i biri i Kristaqit sot,
ky Popull i shume duruar,
me nuk e sheh me sy dot.
Anonymus, qënke hakerist i rrezikshëm, nuk ma priste mëndja që u vjedhkin edhe konenentet!!!!!!!!……..