Nga Blerina Gjoka
Këshilli i Ministrave miratoi të premten kalimin e mbi 90 mijë metrave katrorë tokë shtetërore me tarifën simbolike 1 euro në funksion të një investimi strategjik në Gjirin e Lalëzit.
Vendimi parashikon “vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore nr.178/44, nr.152/43 dhe nr.182, në zonën kadastrale 1522, Bashkia Durrës, me sipërfaqe të përgjithshme 90 030 m², në pronësi shtetërore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në favor të shoqërisë ‘OMNIX ALBANIA’”.
Sipas vendimit që i jep statusin investitor strategjik, kompania synon të zhvillojë në Gjirin e Lalëzit një kompleks turistik me hotel me pesë yje, park ujor, ambiente rezidenciale, klub plazhi dhe struktura të tjera turistike. Projekti parashikon një investim prej 216 milionë eurosh dhe hapjen e 252 vendeve të punës.
Investimi i “Omnix Albania” në Gjirin e Lalëzit ka nisur që një dekadë më parë, kur kompania kontrollohej nga biznesmeni nga Katari Jamal Abdulsalam M. Abuissa, themelues i grupit Omnix me administrator dhe përfaqësues të kompanisë biznesmenin libanez, Fadi Mitri.
Në vitin 2016, Mitri u dhunua rëndë në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij dhe pas ngjarjes, u largua nga Shqipëria dhe projekti mbeti për vite i parealizuar në formën e parashikuar fillimisht.
Në vitet pasuese, struktura e pronësisë nisi të ndryshojë dhe kapitali i kompanisë kaloi gradualisht te shoqëri shqiptare. Aktualisht ajo zotërohet nga kompania “Klar” në 50% të aksioneve në pronësi të Shkëlqim Beshirit, kompanitë “Matrix Konstruksion” dhe “Blessed Investment” të vëllezërve Arian dhe Besnik Leskaj me nga 17.5% secila dhe “RDA Petrol” në pronësinë e ish-deputetit Fation Veizaj me 15%.
Praktika e dhënies së tokave shtetërore me tarifën simbolike 1 euro është një praktikë e zakonshme e qeverisë “Rama” kryesisht për tokat në bregdet me synim mbështetjen e zhvillimit të turizmit.
Përveç tokës publike falas, investitorët strategjikë kanë përfituar edhe lehtësira të tjera shtetërore si akses të shpejtë në procedura, marrjen afatgjatë të vijës bregdetare në përdorim, konsolidim të tokës apo investime me para publike.

I uroj kancer te sukseshem, Cimit, Nikut, Fatjonit dhe te gjitheve atyre qe gezohen nga ky lajm
Vetem prangat e ndalin firaunin
kjo pune e protestave, apo mjetet paqesore, jane pese me hic me nje si Ramuti qe ka lekuren e trashe
Dhenia e trojeve sejmeneve te tij eshte parimi baze i ketij pushteti Rama. Ata pastaj investohen fort qe ai pushtet qe i ben pronare te aseteve publike te vazhdoje te qendroje ne pushtet. Eshte Simbioza krim-pushtet ku sejcili ka nevoje jetike per tjetrin.
Domethënë po u bënë investime janë gjithmonë sejmenët e Ramës ….? Ju jini fushë nga trutë .
Cudi Rama me kaq shume investime ngado dhe ka kaq pak korrupsion! Vetem 2 zevendeskryeministra te akuzuar per vjedhje e ca ministra asgje me teper…
Ne harte mezi duket,por po na del Shqip[eria me e madhe se Rusia.
Ju rente e keqja ne koke Rame hajdutit dhe lepiresve Leskaj e compani!Ju qe vidhni popullin do ti villni gjak nga goja keto pasuri qe grabitet!
Kriminele! Rama nburg! Berisha nburg!