Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria kërkon datë zgjedhjesh për Tiranën, ligji e ndalon nëse ka ankimim, çfarë do bëjë Begaj?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Qeveria kërkon datë zgjedhjesh për Tiranën, ligji e ndalon nëse ka ankimim, çfarë do bëjë Begaj?
Lajmi i funditPolitike

Qeveria kërkon datë zgjedhjesh për Tiranën, ligji e ndalon nëse ka ankimim, çfarë do bëjë Begaj?

Published: September 30, 2025
Shpërndaje

Qeveria me firmën e sekretarit të përgjithshëm, Engjëll Agaçi paraditen e kësaj të marte njoftoi presidentin Bajram Begaj për vakancat e krijuara në 6 bashki, me në krye Tiranën, duke çuar kështu përpara mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme të parakohshme.

“Këshilli Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor”, deklaron Këshilli i Ministrave.

Konstitucionalisti Bledar Dervishaj në emision Shqipëria Live në Top Channel fillimisht, shpjegoi kohën se kur presidenti do të duhet t’i përgjigjet me dekret njoftimit të qeverisë.

- Publicitet -

“Do duhet që brenda 48 orëve nga marrja e këtij njoftimi, ai të shprehet me dekret për caktimin e datës së zgjedhjeve”, u shpreh Dervishaj.

Por dekretimi nga presidenti merr një komplikim ligjor me karakter kushtetues pasi kryetari i shkarkuar i bashkisë Tiranë Erion Veliaj tashmë e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për shkarkimin e tij.

Disa orë pasi u mësua kërkesa e qeverisë drejt presidencës, Gjykata Kushtetuese u kujdes të sqarojë pozicionin e saj duke deklaruar se:

“Përgjigja e vetme që Gjykata Kushtetuese ka dhënë në lidhje me çështjen me nr. 28(E) Regjistri Themeltar, datë 29.09.2025, është se Gjykata ka bërë publikimin e regjistrimit të kërkesës. Shpallja është e barasvlershme me njoftimin publik”, deklaroi Gjykata Kushtetuese.

Avokatët e Erion Veliaj u ankimuan në kushtetuese bazuar në Nenin 115 të kushtetutës ku parashikohet se:

“Organi i zgjedhur drejtpërdrejt i njësisë qeverisëse vendore mund të shpërndahet ose të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve. Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet”.

Sipas juristit Dërvishaj pika dy e këtij neni e ndalon presidentin të dekretojë zgjedhjet në Tiranë.

“Caktimi i datës së zgjedhjeve do të bëhet vetëm pasi ju të keni marrë një informacion në Gjykatën Kushtetuese dhe ata ta japin brenda orës, që ka një ankim dhe nëse po, një kopje të tij. Dhe caktimin e datës së zgjedhjeve për ato vakanca që nuk kemi proces ankimor në Gjykatën Kushtetuese. Pjesën tjetër e rregullon kodi zgjedhor, aq mirë dhe afatet se kur përfundon shqyrtimi i saj”, tha Dervishaj.

Pritshmëritë janë që presidenti Bajram Begaj të dekretojë zgjedhjet në të gjashta bashkitë përfshi edhe Tiranën, pasi relacioni i dërguar nga qeveria për shkarkimin e Veliajt nuk lidhet me pikën e parë të nenit 115 të kushtetutës kur një i zgjedhur shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve por se zoti Veliaj u shkarkua bazuar ligjin për pushtetin vendor ku thuhet se nëse një i zgjedhur mungon 90 ditë këshilli bashkiak propozon shkarkimin.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • NATO says:
    September 30, 2025 at 6:05 pm

    Pika 2 i nenit 115 vertet nuk lejon presidentin te dekretoje zgjedhjet ne Bashkine Tirane,,por Pika 3 e lejoka.
    Se Erioni ka munguar 3 muaj ne pune.
    Edi Rama ka marre nje Jurist te Forte tani,qekur u semur Agaci,se ai ja humbi gjithe gjyqet nderkombetare.
    Erioniiii,Mos harxho kot parate e garuzhdes me avokate koti,se ata duan te rjepin.Ndiq shembullin e Tahirit,qe tani eshte bysnesmen i suksesshem

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?