Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
KronikeLajmi i fundit

Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Published: October 29, 2026
Shpërndaje

Pas protestave studentore që kanë përfshirë vendin gjatë javëve të fundit, qeveria miratoi një akt normativ që zgjeron kompetencat e policisë për të kufizuar tubimet, për të larguar protestuesit nga zona të caktuara dhe për të ndëshkuar me gjoba deri në 500 mijë lekë shkeljet e ligjit.

Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ që i jep Policisë së Shtetit kompetenca të reja për të kufizuar tubimet pranë institucioneve publike, për të urdhëruar largimin e individëve nga zona të caktuara dhe për të vendosur gjoba që arrijnë deri në 500 mijë lekë për protestuesit që nuk u binden urdhrave për shpërndarje.

Ndryshimet në ligjin nr. 8773/2001, “Për tubimet”, vijnë pas më shumë se dy javësh protestash të udhëhequra nga studentët, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, dëmtime të institucioneve publike dhe private, qindra arrestime e procedime penale, si dhe akuza për përdorim joproporcional të forcës nga autoritetet.

- Publicitet -

Akti normativ, i propozuar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe i miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, parashikon hyrjen e menjëhershme në fuqi të masave, pa pritur përfundimin e procedurave të zakonshme parlamentare.

Një prej ndryshimeve kryesore u jep drejtuesve të drejtorive vendore të policisë të drejtën të ndalojnë ose kufizojnë tubimet për një periudhë deri në 72 orë në një perimetër të përcaktuar rreth institucioneve arsimore, shëndetësore ose shtetërore.

Sipas aktit, vendime të tilla mund të merren kur ekziston një rrezik “real, serioz e i afërt”, i mbështetur në fakte konkrete, për ushtrim dhune ndaj personave ose dëmtime të rënda të pronës.

Kufizimi kërkon miratimin e prefektit dhe mund të rinovohet vetëm një herë, duke e çuar kohëzgjatjen maksimale në 144 orë, ose gjashtë ditë.

Vendimi duhet të përcaktojë perimetrin, kohëzgjatjen dhe arsyet e kufizimit, si dhe të publikohet përpara zbatimit. Qytetarët mund ta ankimojnë në gjykatën administrative, e cila duhet të vendosë brenda 48 orëve, por ankimi nuk e pezullon automatikisht masën.

Një dispozitë tjetër u jep punonjësve të Policisë së Shtetit kompetencën për të urdhëruar largimin e një individi deri në 48 orë nga të ashtuquajturat “zona të mbrojtura”, ku përfshihen stacionet dhe terminalet e transportit publik, portet, aeroportet, perimetrat përreth shkollave, spitaleve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore.

Lista mund të zgjerohet edhe me zona të tjera të përcaktuara nga këshillat bashkiakë, në të cilat janë dokumentuar vepra të përsëritura kundër personit ose pronës.

Urdhri i largimit mund të jepet kur një person kërcënon, ngacmon në mënyrë të përsëritur, ushtron dhunë, dëmton pronën ose pengon me dhunë aksesin në këto hapësira.

Megjithatë, akti përcakton se masa nuk mund të vendoset vetëm për shkak të pjesëmarrjes në një tubim paqësor, pamjes, statusit social apo precedentëve penalë të individit. Përjashtohen gjithashtu nga zbatimi i urdhrit vendbanimi, vendi i punës, institucioni arsimor, institucioni shëndetësor ku personi trajtohet dhe zyra e avokatit.

Gjoba deri në 500 mijë lekë

Përveç zgjerimit të kompetencave të policisë, qeveria ka ashpërsuar ndjeshëm sanksionet administrative për shkeljet e ligjit për tubimet.

Gjobat ekzistuese prej 1 mijë deri në 10 mijë lekësh, për disa prej shkeljeve të parashikuara në nenin 24, rriten në 10 mijë deri në 100 mijë lekë, duke u dhjetëfishuar.

Sipas dispozitave të reja, pjesëmarrja në një tubim të ndaluar dhe mosbindja ndaj disa kategorive të urdhrave të policisë për shpërndarje do të ndëshkohen me gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë.

Në raste të tjera të mosbindjes ndaj urdhrit për ndërprerjen ose shpërndarjen e tubimit, gjoba mund të arrijë në 200 mijë lekë.

Sanksioni më i lartë, nga 50 mijë deri në 500 mijë lekë, parashikohet për personat që nuk i binden një urdhri të caktuar shpërndarjeje dhe që njëkohësisht e kanë të fshehur identitetin.

Ndryshimet parashikojnë gjithashtu gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë për fshehjen e identitetit në kundërshtim me ligjin, duke përjashtuar rastet kur mbulimi i fytyrës justifikohet nga arsye shëndetësore, fetare apo profesionale, përfshirë punën e gazetarëve, personelit mjekësor dhe vëzhguesve të tubimeve.

Për herë të parë, akti normativ vendos edhe një sanksion të posaçëm administrativ për bllokimin e rrugëve gjatë protestave.

Çdo individ që merr pjesë në bllokimin e një rruge automobilistike ose aksi rrugor, duke penguar qarkullimin e mjeteve, mund të gjobitet me 5 mijë lekë për çdo ditë bllokimi, pavarësisht kohëzgjatjes së tij, nëse veprimi nuk përbën vepër penale.

Gjobat do të vendosen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit, sipas procedurave të legjislacionit për kundërvajtjet administrative.

Policia do të kërkojë fshirjen e thirrjeve në rrjetet sociale

Ndryshimet prekin edhe komunikimet në internet, duke krijuar një procedurë të re për ndërhyrjen e policisë ndaj mesazheve që përmbajnë thirrje për dhunë gjatë organizimit ose zhvillimit të tubimeve.

Nëse identifikon mesazhe të tilla në rrjetet sociale, postën elektronike ose komunikimet telefonike, policia mund t’i dërgojë personit një njoftim përmes të njëjtit kanal, duke i kërkuar fshirjen e përmbajtjes dhe mospërsëritjen e veprimit.

Nëse mesazhi nuk fshihet ose veprimet përsëriten, policia mund të ndërmarrë masa të tjera në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dispozita parashikon gjithashtu që, në rastet kur vlerësohet e nevojshme, policia t’i ofrojë personit mbështetje psikologjike apo trajtime të specializuara.

Një tjetër ndryshim autorizon policinë të regjistrojë me mjete audiovizuale paralajmërimet për shpërndarjen e tubimeve, aktet e dhunës ndaj personave dhe dëmtimet e pronës. Regjistrimet do të ruhen dhe përpunohen sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ligjit të posaçëm për riparimin e dëmeve gjatë tubimeve.

Ndryshimet pas protestave studentore

Nisma e qeverisë vjen në një kohë kur Shqipëria po përballet me një valë protestash të nisura më 13 tetor, fillimisht nga studentë të pakënaqur me kushtet e arsimit, kostot e jetesës, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës ekonomike.

Demonstratat, të cilat janë përhapur edhe jashtë Tiranës, u pasuan nga përplasje të dhunshme, sulme ndaj ndërtesave qeveritare dhe bizneseve, si dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës, autobote me ujë dhe plumba gome.

Në protestën e 24 tetorit në Tiranë, policia përdori sërish këto mjete për të shpërndarë demonstruesit, pasi disa prej tyre hodhën gurë dhe i vunë zjarrin hyrjes së Ministrisë së Bujqësisë.

Përdorimi i forcës nga policia, përfshirë goditjen e protestuesve dhe gazetarëve me plumba gome, ka nxitur shqetësime për respektimin e të drejtës së tubimit dhe proporcionalitetin e ndërhyrjes policore.

Ndërkohë, Bashkimi Europian ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim paqësor dhe nevojën për një përgjigje proporcionale nga autoritetet.

Akti është miratuar si masë normative me fuqinë e ligjit. Sipas nenit 101 të Kushtetutës, akte të tilla duhet t’i paraqiten Kuvendit për miratim brenda pesë ditëve dhe e humbasin fuqinë nga fillimi nëse nuk miratohen brenda 45 ditëve.

Reporter / Foto: Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) u tregon gishtin e mesit protestuesve të mbledhur në rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit. | Foto: LSA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Ilri says:
    October 29, 2026 at 6:04 am

    Në vend që të ulen të dëgjojnë studentët dhe arsyet pse kanë dalë në rrugë, nxjerrin akt normativ për gjoba milionshe. Me çfarë do t’i paguajnë këto gjoba studentët, me paratë që nuk u dalin as për t patur me qera nje cati mbi kokë??

    Reply
  • Ana says:
    October 29, 2026 at 6:05 am

    Shtet i fortë me fëmijët dhe studentët! Kur bëhet fjalë për korrupsionin e tenderave asnjë akt normativ nuk behet me kaq nxitim

    Reply
  • Socialisti says:
    October 29, 2026 at 6:06 am

    Rama ka dalë mendsh po dhe keta të vetlt që nuk e ndalojn s ësht se ia duan të mirën.
    Dhuna dhe vandalizmi nuk duhet të lejohen, kjo është e sigurt, pronat publike dhe private nuk duhen prekur. Por kufizimi i lirisë së tubimit me akt normativ dhe pa debat parlamentar është precedent i rrezikshëm.

    Reply
  • Ram pordha me poture says:
    October 29, 2026 at 6:07 am

    Këto gjoba deri në 500 mijë lekë janë bërë vetëm për të frikësuar njerëzit që të mos guxojnë të dalin më në shesh

    Nuk ka asnje menyr si ti mbledhi

    Reply
  • Eca Dr says:
    October 29, 2026 at 6:08 am

    Demokraci me leje nga policia

    Reply
  • bujari says:
    October 29, 2026 at 6:08 am

    Nëse protestuesit thyejnë e djegin, policia ka detyrë të zbatojë ligjin dhe të ndëshkojë dhunuesit. Nuk mund të bllokohet qyteti dhe të digjen ministritë në emër të demokracisë. Masa duhej marrë më parë

    Reply
  • Brux says:
    October 29, 2026 at 6:09 am

    Edhe kjo e rrjeteve sociale qenka kulmi! Të të vijë mesazh nga policia të fshish postimin ose thirrjen për protestë, ndryshe nuk dihet çfarë bëhet. Kjo është censurë e paster. Në BE ku thuhet se do hyjm nuk e ben dot kurre nje gje t tillë.
    Kjo tregon sa seriozisht e paska qeveria BE-n

    Reply
  • Marin says:
    October 29, 2026 at 6:11 am

    Të gjithë ata që përdorin dhunë apo fshehin fytyrën për të bërë shkatërrime duhet të ndëshkohen rëndë. Por rregullat e reja po përfshijnë çdo qytetar paqësor që kërkon thjesht të thotë fjalën e tij në shesh.
    Kjo eshte diktaturë pastaj nuk ka të bëj hic me rendin por me karrigen e shokut poture

    Reply
  • S ka rendesi says:
    October 29, 2026 at 6:11 am

    Kuvendi anashkalohet ligjet bëhen me akt normativ brenda natës????

    Ktu merr fund ndarja e pushteteve.

    Neni 101 i Kushtetutës po përdoret për çdo situatë politike që nuk i pëlqen qeverisë

    Reply
  • Vlora 97 says:
    October 29, 2026 at 6:13 am

    Jepi Rame
    Futi nje votim shpalle veten mbret si babi gjysh Vlashit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Veliaj, nga burgu: Jam në izolim total, në të njëjtin korridor me tre vrasës serialë. Kam refuzuar ushqimin
  • Spanja shpall 3 ditë zie kombëtare pas përplasjes fatale të trenave që la pas dhjetëra viktima
  • Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  • “Cheesecake Factory” skena e përplasjes së re mes Obamës dhe Trump-it në fushatë
  • Hija e shtetit policor

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  2. S ka rendesi on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  3. Marin on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  4. Brux on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit
  5. bujari on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?