Qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj, i cili bën të mundur sjelljen e kriptomonedhave të sekuestruara nga grupet kriminale shqiptare në administrimin e autoriteteve të Shqipërisë. Kapitali ka mësuar se bëhet fjalë për një shumë kriptomonedhash, që tejkalon 30 milionë euro dhe që aktualisht mbahet në Belgjikë.
Aktualisht Shqipëria nuk ka bazë ligjore për të administruar kriptovalutat që sekuestrohen nga grupet kriminale. Për pasojë, ato që janë sekuestruar nga SPAK mbahen në një portofol të posaçëm në Belgjikë. Me projektligjin e ri të propozuar nga qeveria, këto kriptomonedha do të sillen në Shqipëri dhe do të administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
“AAPSK-ja administron monedha virtuale të sekuestruara/konfiskuara nga organet e drejtësisë, sipas vendimit të gjykatës apo urdhrit të prokurorit. Rregullat dhe procedurat e administrimit të monedhave virtuale përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike,” thuhet në draftin e miratuar nga qeveria.

Deri më sot SPAK ka deklaruar zyrtarisht sekuestrimin e 10 milionë eurove në kriptomonedha nga grupi i çopjave. Por Kapitali ka mësuar se janë të paktën edhe 20 milionë euro të tjera të sekuestruara nga grupet kriminale, për të cilat ende nuk janë finalizuar hetimet por që mbahen për llogari të Shqipërisë në Belgjikë.
Përgjatë kësaj kohe, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka zhvilluar trajnime për të aftësuar stafin e saj në menaxhimin e kriptomonedhave dhe mirëmbajtjen elektronike të portofoleve të tyre. Këto trajnime janë kryer me mbështetjen e Agjencisë Franceze të Pasurive të Sekuestruara, e cila siç mësohet do të vazhdojë të asistojë AAPSK edhe në vijim për menaxhimin e kriptomonedhave. / Kapitali.al

Jo more pse tja sjellin Edi Rames keto pare! Ai eshte babai i krimit, thote Sali Krimineli.
Ju rroft belgu dhe francezi qe hodhen ne treg ato aparatet qe gjoja ishin te pa thyeshme qe u kapen ca trafikant. Se te ish per ju vetem ata qe spaguaj dritat apo bej ndonje shtes do kishit kap.
Rama kujton se sa me shume qe e kriminalizon vendin aq me gjate mbijeton. Ka 100 hektar te uzurpuar ne bregdet te Vunoj thelle ne brendesi e deri ne deti…dhe jo vetem kaq. Rama mbane afer vetem kriminel e trafikant droge, tokash shqiptare e qeniesh njerzore.
Rama eshte kryekrimineli kryeuzurpator ne Shqiperi.
Sot pisllëqet e tij kane nis te demaskohen. A smind ta mbaj peng me Shqiperin me kastën e tij kriminale te PSse dhe PDse.
Kjo eshte Ekonomia MEDELIN. Pablo Escobar e zhvilloi shume Kolumbine,duke sjelle parate e droges ne Medelin.Kush flet keq per Pablo Escoobar i zente buka syte,se shume familje mbaheshin me industrine e Kokaines.Pablo Escobar ishte shume i dhimbshem,Falte ndihma per shtresat ne nevoje,Dhurata per krishtlindje ne lagjet e varfra te Medelinit.
Mosni shqiptare te dashur,,Le te sjelle ne Shqiperi Edi Escobari bitcoinat e krimit dhe droges per te zhvilluar kete popull te varfer,qe nuk ka qene kurre me i pasur se sot.Vellezer bashkepensionista!E moret 50 cen?E moret .Berisha na ngordhi,.Me 50 cen ne dore shkoni blini fruta zarzavate,paguani gjysmat e drita ujez,sa nuk jane ngritur cmimet prej turizmit.
Ky komisione mbase nje suksesi te jashtezakonshem me administrimin e pranave te sekuestruara tani do te merret me parate?? Suksedi I pa diskutueshem??