Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete deri më 31 dhjetor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete deri më 31 dhjetor
Lajmi i funditPolitike

Qeveria merr vendimin, hiqen vizat për 5 shtete deri më 31 dhjetor

Published: April 9, 2025
Shpërndaje

Qeveria shqiptare heq vizat për arsye turistike me 5 vende aziatike, Lindja e Mesme dhe e Largët, deri më 31 dhjetor.

Në mbledhjen e qeverisë së ditës së sotme u miratua edhe VKM-ja për propozimin e lehtësimit të procedurave dhe kritereve për pajisjen me vizë të shtetasve të huaj që hyjnë në territorin e republikës së Shqipërisë.

Me objektiv dhe motiv sezonin turistik, hyrja e shtetasve të 5 vendeve në fjalë do bëhet me pasaportë. Për ekzekutimin e vendimit ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

- Publicitet -

Në vendim theksohet se vizat hiqen për arsye turistike, duke nisur nga 15 prilli dhe deri në 31 dhjetor si afati i fundit, për vende si:

1. Arabi Saudite
2. Katari
3. Omani
4. Tajlanda
5. Indonezia

VENDIMI:

VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.858, DATË 29.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 6 e 29, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 3, e aneksit nr.3, që i bashkëlidhet vendimit nr.858, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa vizë për motive turistike në Republikën e Shqipërisë dhe me dokumentin “pasaportë” për një periudhë të kufizuar, nga data 15 prill deri më 31 dhjetor 2025.”.

Nr. Shteti
1. Arabi Saudite
2. Katar
3. Oman
4. Tajlandë
5. Indonezi

2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Patriot says:
    April 9, 2025 at 4:23 pm

    Ky eshte vendime per tu pershendeture. Perpara se te hyme ne BE I heqime vizat Azise qe ta kene si trampoline shqiperine per ne Europe dhe pastaje na nxjerrin me ceremoni jashte. Ako me mire eshte heqja e vizave me Katarin dhe Arabine Saudite sepse po paguheje leku madhe ne ambasaden tone per te marre nje vize, stop korrupsioni.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    April 9, 2025 at 5:20 pm

    Edhe këtë herë çifutët ia dolën me ndihmën e sorros dhe gates, të ndalohen myslimanët, ptu rama rracë çifute. Ça të bajn ato vemde të pasuna që vijnë harxhojnë tëk ne.

    Reply
  • Lloha says:
    April 10, 2025 at 4:56 am

    HEJ MILET A E DEGJOVE
    VENDI YNE SHKOJ PER LESH
    KUPLARA U BE KY VEND
    BUZEQESH DJALLI VESH ME VESH

    U FORCUA MIQESIA
    QE DIKUR FIRMOSI SALA
    DO VERSHOJNE CALLMAXHINJTE
    ISHALLA NUK NA MBYT VALA

    NDAJ MESONI ARAABISHTEN
    DO JU HYNTE SHUME NE PUNE
    VIJNE ME FLAMURIN E PAQES
    RRALLEHERE PERDORIN DHUNE

    RROFSH E QOFSH PROFETI YNE
    QE NA SOLLE KETE DITE
    NUK E DI VEC NGA TJA MBAJ
    PER NE MEKE A NE MASTRIHT

    Reply
  • fteri says:
    April 10, 2025 at 5:04 am

    Hiqen vizat per turistet ,Fukarejve u ngrihen cemimet e qirave te banesave dhe ushqimeve e zarzavateve. Populli i thjeshte shterngon rrypin ,nje vrim si Thanasi ?!

    Reply
  • demo says:
    April 10, 2025 at 5:09 am

    Beje han pa porta,beje!

    Reply
  • Yyyyyy says:
    April 10, 2025 at 5:33 am

    DITE E MOJ E MJERA TI
    JE KTHYER NE PACAVURE
    CENSURON FJALEN E LIRE
    JE BERE TAMAM VORBE SHURRE

    Reply
  • Artan says:
    April 10, 2025 at 5:58 am

    Prape ia futi pordhes demo, ose me sakte,foli ne vend qe te pirdhte. Cfaredo qe te beje Edviini, do t’i dale kunder.I ka heq Kina vizat per gjysmen e vendeve te botes qe t’i shkojne turiste, le me Shqiperia pastaj.

    Reply
  • Remo says:
    April 10, 2025 at 6:49 am

    More ti shkodrani ekstremist i Belgjikes.
    Perjashto Tajlanden, keto vendet
    e tjera qe do te vijne te shurrosin pa viza
    ate vend te pjerdhur, i ke nga vellezerit e tu.
    Perse te ka hipur gjaku ne koke dhe ke vene
    kujen? Ne fakt, eshte mire qe ti te pirdhesh
    andej nga ke rrenjet, ne lindjen e mesme o
    magreb, shko andej more shtaze dhe jeto
    parajsen me ndonje fitil ne sume se s’late
    me vend te Europes pa permjere!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?