Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori
AktualitetEkonomi

Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët, ja sa do të përfitojë secila kategori

Published: November 27, 2025
Shpërndaje

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e kësaj të mërkure vendimin për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit 2025.

Sipas këtij vendimi, nga shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 762,740 pensionistë dhe përfitues të tjerë nga të cilët 640,325 janë pensionistë në pension pleqërie dhe 2,322 në pension social, 65,232 persona në pension invaliditeti, 48,087 persona në pension familjar, 6,774 persona me një trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish-ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Në këtë vendim parashikohet dhënia e një shpërblim financiar sipas fashave:

- Publicitet -

Në masën 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, për rreth 540,959 persona, nga të cilat 421,514 janë pensione të pleqërisë, 2,322 pensione sociale, 3,715 pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, për fëmijët e republikës, veteranë të LANC-it, trajtime të veçanta të minatorit dhe industrisë ushtarake, pensione të posaçme. Gjithashtu janë 65,232 invalidë të punës dhe 48,087 pensione familjare.

Kategoritë përfituese janë si mëposhtë:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, përfshirë edhe këtë masë,

b) Personat që përfitojnë pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social,

c) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar, si fëmijë në përkujdesje të Republikës,

d) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar,

e) Personat që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve që humbasin jetën në përmbushje të detyrës gjatë fluturimit”.

f) Personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANC-it, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta,

g) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë dhe nuk janë të punësuar në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi;

h) Personat që përfitojnë pension deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë,

i) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë,

j) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake

k) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, deri në masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji.

Në masën 10,000 (dhjetëmijë) lekë, për rreth 221,781 persona. Në këtë numër janë 218,811 pensione pleqërie dhe vetëm rreth 2,970 përfitues të kategorive të tjera.

Kategoritë përfituese janë si më poshtë:

a) Personat që përfitojnë pension pleqërie me masë pensioni mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë,

b) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, mbi masën e pensionit 20,000 (njëzet mijë) lekë, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake,

c) Personat që përfitojnë pension me masë pensioni mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë, për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë,

d) Personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë, me masë përfitimi mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë

e) Personat që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, me masë përfitimi mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë,

f) Personat që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar

g) Personat që nuk përfitojnë pension, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit,

h) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji” me masë përfitimi mbi 20,000 (njëzet mijë) lekë;

Po sipas këtij vendimi, shpërblimi do të paguhet gjatë muajit dhjetor 2025 dhe kur nuk tërhiqet brenda këtij muaji mund të tërhiqet deri në 30 Qershor të vitit 2026. Pas kësaj datë ky shpërblim parashkruhet dhe nuk mund të përfitohet.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Posta Shqiptare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Mirësia says:
    November 27, 2025 at 10:33 pm

    Qeveria në rradhë të parë duhet të ulë TVSH e premtuar që në vitin 2013.
    Të gjithë qeveritë në këtë sistem “demokratik” kanë përjashtuar nga shërbimet mbi 70%e qytetarëve shqiptarë. Politikanët flasin në emër të popullit, e mashtrojnë dhe e poshtërojnë atë, e mëshirojnë duke përjashtuar për ta jetesën me dinjitet.
    Një popull që nuk kërkon të drejtën e tij, shkon drejt eleminimit.
    Pensionistët kanë kontribuar për atë që sot i ofrohet si mëshirë dhe jo si detyrim për atë që kanë dhënë ndër vite.
    Për pensionistët që kanë dalë në pension para korrikut 2025 nuk i është llogaritur pensioni duke indeksuar pensionin me pagën në kohën e daljes së tyre në pension. Kështu për të njëjtën punë pensionti I dalë në pension para korrikut 2025 merr një pagesë pensioni më pak se ai që del pas këtij muaji.
    Si rezultat kemi një padrejtësi sepse kemi për të njëjtën punë dhe për të njëjtën vjetërsi pensione të ndryshme.
    Kjo është një diskriminim shoqëror.
    Pensionisti nuk ka nevojë për mëshirë por do drejtësi dhe dinjitet.

    Reply
  • Violeta says:
    November 28, 2025 at 1:58 pm

    Per pensionistet e punesuar ne ne ndermarrje private qe kane profesione te kerkuara dhe nuk gjenden ne tregun e punes pse ju mbahen kontribute te sig shoqerore dhe shendetsore? Cfar perfitojne ata ne vazhdim?

    Reply
  • Violeta says:
    November 28, 2025 at 2:02 pm

    Per pensionistet e punesuar ne nje ndermarrje private qe kane profesione te kerkuara dhe qe nuk gjenden ne tregun e punes pse ju mbahen kontribute te sig shoqerore dhe shendetsore? Cfar perfitojne ata ne vazhdim?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?