Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria ndan 120 milionë lekë për administratën, përfitojnë shoferë e sanitarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria ndan 120 milionë lekë për administratën, përfitojnë shoferë e sanitarë
EkonomiLajmi i fundit

Qeveria ndan 120 milionë lekë për administratën, përfitojnë shoferë e sanitarë

Published: December 26, 2024
Shpërndaje

Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit pritet të miratohet gjithashtu edhe vendimi për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës. Kjo kategori që ka pagat më të ulëta ku përfshihen, shoferë, sanitare, protokolli apo arkivi do të marrin shpërblim për fundvit 15 mijë lekë.

Burime nga Ministria e Financave thonë se janë rreth 7.700 punonjës mbështetës që do të marrin bonus në fundvit. Në aktin normativ të fundit për rishikimin e buxhetit 2024, që ka hyrë tashmë në fuqi janë caktuar 120 milionë lekë për shpërblimin e punonjësve mbështetës të administratës publike.

Në tabelat që shoqërojnë buxhetin e këtij viti është përcaktuar një fond prej 120 milionë lekë për “Shpërblim punonjësve mbështetës të administratës publike”. Në këtë kategori do të përfshihen shoferët, sanitaret, punonjësit e arkivit dhe protokollit. Edhe pse fondi i vendosur në dispozicion është përcaktuar në rishikimin e buxhetit nuk bëhet ende e ditur shuma sesa do të përfitojnë kjo kategori punonjësish të administratës.

- Publicitet -

Por, ky nuk është ndryshimi i vetëm që i është bërë buxhetit të këtij viti. Qeveria ka ulur fondin për bujqësinë dhe gjithashtu i ka dhënë një fond prej 2 mld lekë në formën e kredisë “Albcontrolit” ka shtuar ndjeshëm fondet për transportin rrugor, si dhe ka caktuar 173.3 milionë lekë për 6 bashki (Divjakë, Durrës, Gjirokastër, Pukë, Shkodër e Vlorë) për “Rivitalizimin e tregjeve tradicionale”.

Me këtë rishikim buxheti janë ulur ndjeshëm shpenzimet e institucioneve dhe janë hapur zëra të tjerë, siç janë shpërblimet apo kredinë për “Albcontrol”. Edhe ky rishikim i ka dedikuar vëmendje të madhe transportit rrugor, fondet e të cilit janë rritur me 12.8 miliardë lekë. Referuar tabelave buxheti për transportin rrugor do të rritet nga rreth 29.3 miliardë lekë në 42.2 miliardë lekë.

E nga ana tjetër janë shkurtuar fondet për bujqësinë me 453 milionë lekë. Por nga ana tjetër janë shkurtuar ndjeshëm fondet për institucionet, ku ndikim ka dhënë padyshim mos realizimi i shpenzimeve përgjatë këtij viti. Nëse pritej që 95 institucione do të shpenzonin 430.9 miliardë lekë, tashmë pritshmëritë janë shkurtuar me 12 miliardë lekë dhe deri më 31 dhjetor 2024 ato do të harxhojnë 418.9 miliardë lekë. Ky akt normativ nuk ka prekur pritshmëritë për të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat për këtë vit planifikohet të arrijnë 714 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet në 771.3 miliardë lekë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • nje punonjes buxhetor says:
    December 26, 2024 at 8:05 am

    Viti i 12 ne pushtet i Rilindjes dhe nuk ka shperblim per tere punonjesit Buxhetore (i fundit eshte marre ne dhjetor 2012)
    Keto pelivanlleqe me Administrate e me mbeshtetes Administrate qe perfitojne e te tjeret qe shikojne nga qielli jane te turpshme.
    Ky vend nuk ka vetem Administrate e punonjes POLICIE qe u jep rrogat. shperblimi i fund vitit duhet te jepet per tere punonjesit Buxhetore se keto dallime jane sa te turpshme aq dhe fyese.

    Reply
  • Ok says:
    December 26, 2024 at 9:05 am

    Nuk ka per te gjithe ok

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Naltmadhëria Juaj, zoti Rama!
  • Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
  • Anija cisternë goditet nga një predhë pranë Ngushticës së Hormuzit, përfshihet nga flakët
  • Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati Ndreca: Vendim antikushtetues, do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese
  • EMRAT: Pastruan 30 milionë euro në Shqipëri, SPAK dërgon në gjyq katër të pandehur

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
  2. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  3. xxx on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  4. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  5. demo on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?