Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria ‘ndërhyn’ te Kodi Penal: Zaptuesit dhe ndërtimet pa leje deri 10 vite burg, kush djeg tokën…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Qeveria ‘ndërhyn’ te Kodi Penal: Zaptuesit dhe ndërtimet pa leje deri 10 vite burg, kush djeg tokën…
Lajmi i funditPolitike

Qeveria ‘ndërhyn’ te Kodi Penal: Zaptuesit dhe ndërtimet pa leje deri 10 vite burg, kush djeg tokën…

Published: October 26, 2025
Shpërndaje

Ndërsa një kod penal, tërësisht i ri, po qarkullon prej disa muajsh, qeveria synon t’i japë zgjidhje disa problemeve të cilat i cilëson emergjente, duke nisur nga mbrojtja e territorit te fenomeni i zjarreve. Pavarësisht ndërhyrjeve me disa akteve normative që kanë për qëllim të frenojnë abuzimet e panumërta të vërejtura ndër vite, dhe dështimi për të vënë në kontroll këtë fenomen, disa ndryshime në Kodin penal ashpërsojnë dënimet.

Neni 200 i Kodit aktual “Pushtimi i tokës” ka vetëm një fjali, dhe konsiderohet kundra vajtje penale që dënohet me gjobë ose burgim deri në 2 vjet.

Me propozimet e reja, ky nen ndryshon përkufizimin në “Zënia e tokës” dhe përfshin 4 paragrafë. Dënimet vijnë në rritje, dhe në varësi të cilësimit të kundërvajtjes penale, kalon nga një minimum prej 6 muajsh deri në 6 vjet burg.

- Publicitet -

Në këtë rast, ndëshkimi maksimal prek zyrtarët e agjencive dhe institucioneve që merren me mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, kur janë ata vetë, autorë të shkeljeve. Atyre u hiqet dhe e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare.

Për ndërtimet pa leje, janë shtuar dy paragrafë të rinj. Kur verifikohet në zonat e mbrojtura, apo të trashëgimisë kulturore ose cenohet infrastruktura kritike dënimi nis me 5 dhe shkon deri në 10 vjet. Ndërsa kur përfshihen zyrtarë publike dënimi shkon nga 3 deri në 7 vjet, e sërish me heqjen e të drejtës për të punuar në administratë.

Këtë verë Shqipëria u përball me një situatë problematike të zjarreve të cilat vunë në rrezik edhe jetën e qytetarëve, duke lënë pasoja shumë të rënda financiare.

Ndryshimet në Kodin Penal, parashikojnë disa ndërhyrje me përkufizime të reja që i shtohen veprave penale ekzistuese.

Nëse zjarri ndodh gjatë periudhave që favorizojnë flakët, pra gjatë stinës së verës apo në terrene ku përhapja është më e shpejtë, dënimi kur preket prona shkon nga 3 deri 8 vjet, ndërsa kur përfshihen pyjet nga 5 deri 8 vjet. Në këtë rast, nëse zjarri është nga pakujdesia dënimi shkon nga 3 në 6 vjet

Kur nga zjarri përfshihen zonat e mbrojtura apo objekte të trashëgimisë kulturore, në rastin e shkatërrimit si të pronës dhe të pyjeve, dënimi nis nga 4 vjet dhe shkon deri  në 10 vjet burg. Nëse zjarri në pyje ka ardhur si pasojë e pakujdesisë dënimi i parashikuar është 4 deri në 7 vjet.

Për herë, të parë, ashtu siç dhe ishte paralajmëruar nga kryeministri Rama, kur zjarri vihet me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, përveç një dënimi nga 7 deri në 15 vjet, gjykata vendos që klasifikimi i terrenit të prekur të mos ndryshojë për një periudhë 30 vjeçare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Adnan Resuli says:
    October 26, 2025 at 9:18 pm

    Rendimi i denimit per pushtimin apo zaptimin e tokes,i domosdoshem.Tmerri me “token e xanun” duhet te marre fund.Eshte primitivitet qe turperon cdo shtet per Saliut qe e promovoi dhe ligjeroi.

    Reply
  • capi says:
    October 26, 2025 at 9:48 pm

    “Zenien e tokes” po token e kujt po zene more zoteri? Zenien e tokes se zaptuesit apo pronarit te ligjeshem. Nuk jeni pak si vone? A nuk do te ishte me e drejt te ktheheshit mbrapsht, ne gjeneze, aty ku fillon problemi? Rregulloni pronesine njehere, dhe per mua ai qe zapton pronen e dikujt, jo 6 por 60 vjet te denohet.

    Ndoshta nuk eshte nje parelelizem i drejt, po shikoja nje serial ne Netflix “The Gentlemen -2024” ku nje personazh luajtur nga Giancarlo Esposito etiketonte aristokracine angleze si gangester. Zoterojne 75% te vendit sepse e vodhe cte mundin, duke filluar qe nga koha e Williamsit (1028-1087) . Me vone bene sistemin juridik te tille qe te ruanin/ligjeronin gjene e vjedhur.
    Ndoshta ky ligj eshte vetem fillimi?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?