Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
EkonomiLajmi i fundit

Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore

Published: September 15, 2026
Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale bëri të ditur se dyfishimi i bonusit mujor do të prekë të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe se krahas kësaj do të vijojë edhe indeksimi i pensioneve.

Sipas ministres për financimin e kësaj mbështetjeje janë parashikuar 22.4 miliardë lekë më shumë në buxhet, ndërsa objektivi deri në vitin 2030 është që pensioni i plotë të arrijë në jo më pak se 40 mijë lekë dhe pensioni i pjesshëm në jo më pak se 22 mijë lekë.

“Ky është një angazhim konkret për të rritur, hap pas hapi, të ardhurat e pensionistëve deri në vitin 2030”, tha Ibrahimaj, ndërsa koncepti i bonusit mujor u aplikua për herë të parë gjatë vitit 2026 për të zbutur pasojat e rritjes së çmimeve dhe varion nga 600 deri në 1,800 lekë në muaj sipas kategorisë së pensionit.

- Publicitet -

Nuk është hera e parë që qeveria Rama ka akorduar bonuse për pensionistët në prag të zgjedhjeve duke shkaktuar kritika për përdorim të financave publike për të influencuar votuesit.

Edhe ky premtim shihet me shqetësim si tentativë për të ndikuar në fushatën elektorale të 2027-ës.

“Bëhet fjalë për një vendim qeverie që korrespondon fiks në kufirin e periudhës 4 mujore përpara zgjedhjeve”- i tha BIRN, Rigels Xhemollari nga organizata Qëndresa Qytetare.

“Rritjen për shkak të inflacionit apo rritjen e merituar qeveria ua hedh si plaçkë elektorale një kontingjenti te madh qytetarësh, siç janë pensionistët, të cilët në nevoja të mëdha jetike bien pre e këtij karremi elektoral”– shtoi ai.

Pak muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës, qeveria njoftoi shpërndarjen e dy bonuseve me vlerë nga 10 mijë deri në 15 mijë lekë për rreth 730 mijë pensionistë, me një kosto prej 163 milionë eurosh, vendim që u kritikua si tentativë për të orientuar votën e një prej kategorive më të mëdha të votuesve në vend.

Në raportet e vëzhgimit OSBE-ODIHR ka ngritur disa herë shqetësimin për përdorimin e burimeve publike për qëllime elektorale.

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
26 Comments
  • demo says:
    September 15, 2026 at 10:25 pm

    Qe te jemi te drejte dhe mos kemi llafe,Une shtesat do ti marr,por per te votuar Une votoj Partine e Agron Shehaj.
    Z.Agron,mos na zhgenje,,Listen e keshilltareve bashkiake afishoje para selise,per cdo Rreth. Te dijme kuish na perfaqeson.
    Transparenca te rrit vlerat,.Keta kulyshat e PPSH,le te bejne lista te mbyllura,se pune skuthash kane bere,qe ne 1941.

    Reply
  • Kiri says:
    September 15, 2026 at 11:28 pm

    O qelbesira ne Shqiperi ka zgjedhje te shpeshta pra sipas jush pensionet nuk duhet te rriten kurre sepse ju idiot te bires e quani prapagande per zgjedhje ,turpe te keni ju o te pafytyre qe flisni keshtu per prinderit tuaj TURPE

    Reply
  • Qeveri hajdutesh says:
    September 16, 2026 at 12:33 am

    Cfar do jepni, ju kryehajdut, nje krujtese dhembesh, qe ska ngel dhe noj ushqim ne mes dhembeve, se nuk ka para per te blere, sidomos mishin, etje….

    Reply
  • Dursakja says:
    September 16, 2026 at 4:42 am

    Pensioni i pjesshëm në shumicën e rasteve ka ndodhur sepse pronari ose kompania nuk i ka paguar në ato vite sigurimet shoqërore (shfrytëzim prej skllavi) dhe vet institucioni i sigurimeve
    shoqërore kur punonjësi ka bërë sigurim vullnetar (privat) nuk ka njohur vërtetimin e vet të këtij institucioni
    (absurditet) si dhe në shumë raste vitet
    edhe pse punonjësi i kishte në librezën e punës sigurimet ja kanë hequr.
    Në sigurimet shoqërore ka pasur shumë neglizhime dhe mangësi të viteve të punës, karakteristikë të paktën për ato që kanë dalë në pension në vitet e covidit ku nuk mund të komunikoje me ato punonjës. Konkretisht mua më kanë hequr mbi
    4vite pune, kështu që pensioni nuk del i plotë. plotë.
    Përfundimisht çdo të thotë pensioni i pjesshëm jo më pak se220 euro do të thotë që me çmimet skandaloze të sotme nuk mjafton 220 euro po në 2030???????????po na mëshironi me djersën dhe mundin tonë, si gjithmonë në prag zgjedhjesh.
    Jo zoti Rama, boll të votuam, këtë rradhë na je neveritur, na ke poshtëruar, se shumë poshtë na ke vënë, për të burgosurin shteti ka shpenzuar dhe shpenzon më shumë se 50 euro në ditë për pensionistin me kontribut mbi 30 VJET e vlerëson max220euro kjo në 2030(haha) lum kush të rrojë! Ky është poshtërim ekstrem.
    Boll më, na ke shkelur me këmbë prej 13vitesh!
    Mos të flasim pas kësaj se paga minimale e daljes në pension është marrë me atë të vitit2000kur paga min kur ne brezi i viteve 2021 _2024 jemi llogaritur me pagë minimale nën 150 euro kur minimalja pagë ka qenë mbi 220 euro në kohën e daljes në pension. Pensionet mbas korrikut 2024 janë llogaritur me tjetër pagë minimale.
    Nuk kërkojmë mëshirë kërkojmë vetëm të drejtën e mohuar prej vitesh!

    Reply
  • Mentori says:
    September 16, 2026 at 4:49 am

    Qeveritë e 36viteve janë tallur me pensionistët, pushteti i ka konsideruar si pjesë rudimentale e kombit shqiptar.

    Reply
    • muçua I tanes says:
      September 16, 2026 at 2:46 pm

      pensionistat ne atdheun e shqipeve quhen “jashteqitja e kombit”

      Reply
      • Baftjar Luzati says:
        September 16, 2026 at 3:48 pm

        Pensionistet tallin veten prandaj qeverit sduanbtha dine per ta,shkova nje dite ne poste dhe shikoj rradhe pensionistesh qe merrninin pensionin dhe benin gare kush te linte me shume bakshish punonjeses nga 200 300 deri dhe 500 Leke.

        Reply
  • prehistoriku says:
    September 16, 2026 at 5:31 am

    Lojëra të vjetra me lekët e buxhetit. Shesin indeksimin ligjor si dhuratë të qeverisë sa herë afrojnë zgjedhjet. Pensionistët kanë nevojë për rritje reale që përballon jetesën, jo për lëmosha të tilla me pikatore.

    Reply
    • Gjergji says:
      September 16, 2026 at 4:38 pm

      Si ne gjithe boten

      Reply
  • Veriorja says:
    September 16, 2026 at 5:31 am

    Bonusi prej 600 deri 1800 lekësh është një tallje e madhe po të shohësh çmimet në treg. Çfarë blen sot një i moshuar me ato lekë? Por për fushatë zgjedhore u duhet kjo zhurmë mediatike

    Reply
  • Gjergj says:
    September 16, 2026 at 5:32 am

    Përderisa premtimet shtyhen për vitin 2030, kuptohet qartë se gjithçka është vetëm mashtrim i radhës. Pse nuk ua rrisin pensionet sot që të jetojnë me dinjitet, por u hedhin karremat e radhës për zgjedhje?

    Reply
  • Ana says:
    September 16, 2026 at 5:32 am

    Përdorimi i parave publike për të blerë mendjen e njerëzve në nevojë është bërë normë.

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    September 16, 2026 at 5:33 am

    ia hedhin rritjen popullit si plaçkë elektorale. Raportet e OSBE-ODIHR e thonë çdo vit këtë gjë edhe saliu i bente

    Reply
  • Beni says:
    September 16, 2026 at 5:34 am

    Me këto shifra qesharake nuk mbulohet as inflacioni i barnave dhe ushqimeve bazë. Pensionistët punuan një jetë të tërë dhe sot trajtohen si kontingjent për të siguruar vota me disa mijëra lekë të vjetra.

    Reply
  • One 11 says:
    September 16, 2026 at 5:34 am

    Përsëritet e njëjta skemë si me zgjedhjet e kaluara. Promovojnë bonuse me bujë nëpër rrjete sociale kur në fakt është thjesht një detyrim ligjor i prapambetur që e përdorin për propagandë

    Reply
  • 1thundrak says:
    September 16, 2026 at 5:54 am

    Kjo kufoma do ngreje pensionet hahahaha

    Reply
  • realisti says:
    September 16, 2026 at 6:47 am

    Me siguri keta qe e kundershtojne nuk jane fare pensionist por bejne detyren per te cilen paguhen…. Demo u tregua i sinqerte,parat do ti marr por do votoj Agronin. SHume mire Agronin te votojsh se don Zoti e rron edhe 100 vjet bashke me Agronin dhe i vjen radha dh Atij te vijne ne pushtet. Po si thoni ju te mos na rriten fare pensionet dhe bonuset?!! Mire votoni Agronin dhe Salen dhe don Zoti e rroni edhe 100 vjet?

    Reply
  • Rona rona oeperona, ikin paret si milingona says:
    September 16, 2026 at 7:18 am

    Ore ju te gazetes DITA , hiqeni si kritike ndaj politikave qeverisese, por realisht ju ambrifikoni perrallat e zedheneses se Rames, ne fushen e financave, Delina Ibrahimaj. Edhe juve genjeni pensionistet, njelloj si Rama si Ibrahimja etj.
    Keto qe thoni juve, e qe i tha Ibrahimaj i ka thene me dhjetra here Rama vitin qe jemi. Rama thoshte se kete vit do rriten pensionet X leke, mot 2X etj…Me konkretisht, ata qe marrin rreth 200 mije te vjetra, me pension te pjeseshem me keto X-e , do tu shkoje deri 220 mije e asgje me shume. Dhe keta jane pak ose aspak tashme se e kane kete shifer. Po keshtu ata qe kane dale ne pension me vite te plota, do tu shtohet 18 mije deri sa tu shkoje 400 mije. Po edhe keta jane shume pak. Gjithe te tjeret marrin Noc Rrokun….
    Gjithashtu, kjo rritje u quhet BONUS, jo pjese integrale e pensionit pra kur te doje qeveria dhe mund tu hiqet.

    Dhe e fundit, pa na thoni , ai indeksimi me 2.7% a e justifikoi inflacionin real ne Shqiperi? JO.

    Tani po diskutojne edhe per indeksim te diferencuar, qe dikujt tja i deksoje 1% e dikujt 2%, duke e ndare edhe ate palo indeksim ne menyra te ndryshme per te mashtruar dhe per te mos hedhur asnje qindarke me shume ne favor te rritjes se pensioneve.

    Parate e pensionisteve dhe spitaleve duhen per RONIN dhe ate Ronin qe do gllaberoje mjekesine

    Reply
  • O fol e mba, o bëj e ha says:
    September 16, 2026 at 10:53 am

    Keq ti rrisin oensionet
    Keq mos ti rrisin
    Po ti rrisin jo po janë votimet
    Po mos ti rrisin jo po ose nuk i rrisni
    O Thanas po na bënë me plas

    Reply
    • Vlonjati says:
      September 16, 2026 at 7:35 pm

      Ke filluar edhe ti do të tallesh trapin me pensionistët. I beson ti këta maskarenje që tallen me këtë popull, apo je pjesë e tyre?

      Reply
  • 1thundrak says:
    September 16, 2026 at 11:11 am

    Ta gezoni 30 mije lekeshin e zorraxhinjve
    Realist mos na bej si pidh some, ik dhe voto moterqirat.

    Reply
  • durrsaku says:
    September 16, 2026 at 11:41 am

    Po mire , ne 2025 u fol per pensiotnet dhe per kete bonusin e famshem duke na e spjeguar se si do funksionoje deri ne 2030 kur do marrim 22000 leke . Po tani perse e permendin prap kur kjo ishte e miratuar ? A nuk behet kjo sepse po vijne zgjedhjet ? Kur lexova titullin e artikullit mendova se do te kemi ndonje rritje te re por ne fakt qenka ajo qe e dinim . Vitin tjeter do te na e rikujtojne se do na rriten pensionet e keshtu duhet ta degjojme refrenin çdo vit deri kur Rama te thyeje qafen …

    Reply
    • xxx says:
      September 16, 2026 at 1:34 pm

      Gazeta i ka vene emrin rritje e re 😄

      Reply
  • Shqiptari says:
    September 16, 2026 at 2:44 pm

    Atë indeksim që e kanë detyrë ligjore e kujtojnë para një viti pastaj para 6_muajsh pastaj ta japin, përsëri nuk mbaron këtu ky kujtim vazhdon pas 6gjashtë muajsh dhe pas një viti që e ke marrë, marifete të Ramoviçit, me një fjalë një 500 lekë indeksimi përmendet
    6_8HERË GJITHSEJ pagat e tyre i rrisin në nivelin jashtë çdo logjike ku raporti midis pagave shkon 1me 12.
    Presidenti Vuçiç e ka pagën 1700euro presidenti shqiptar 5000 euro.
    Çohuni dhe solidarizohuni me protestën se ne nuk kemi çfarë të humbim, të gjitha janë të humbura, jemi në mbijetesë ekstreme, pensionistët duhet të dalin në protestë ku të mblidhen në një orë të caktuar me protestuesit dhe të qëndrojnë të ulur në një vend të posaçëm, ky është kushti i daljes në protestë të pensionistëve të Tiranës. Pensionistë edhe pse nuk kanë dalë janë të gatshëm të bojkotojnë zgjedhjet lokale.
    Tashmë na kujtohen dhe thirrjet mashtruese të Sali Berishës “Me ne fitojnë të gjithë” ndërsa zoti Edi Rama na kujton indeksin e inflacionit disa herë brenda një viti,ndërsa ne pensionistët t’i kujtojmë premtimin e 2014që tha se do të ulë TVShqë vazhdon 20%, që i merret edhe lypësit në ushqimet e shportës. Ky është Edi Rama. Mashtrime, mashtrime dhe vetëm mashtrime, aleatë në frontin e tij janë grabitqarët qeveritarë, oligarkë, dhe sirvilët e partisë socialiste. Tashmë shumë socialistë janë larguar dhe kjo do të shterojë më keq sePD.
    Tani shqiptarët ju shohin me neveri,
    duam të besojmë në tjetërsimin tënd, në natyrë tashmë je një njeri i kompletuar me shumë vese njerëzore mos me thënë që futesh tek qëniet çnjerëzore.

    Reply
  • Anonymous says:
    September 16, 2026 at 6:20 pm

    Pse penalizoni pensionistet me vite te plota pune !? Pse vendosni tavane !? Pensionet dalin ne baze te kontributeve dhe si rrjedhoje duhet te ngrihen te gjitha pensionet . Pse drejtesi eshte barazimi i pensioneve !? Jam shume dakord qe te ngrini pensionet e uleta , por mos penalizoni asnje pensionist .

    Reply
  • Zana says:
    September 19, 2026 at 11:12 pm

    Nuk jam dakort qe vini kufi der ne 22.000 lek per pensionet e pjesshme,dhe 40.000 per pensionet e plota,po te tjeret qe kane pension te pjesshem mbi 22.000 pse nuk e perfitojne rritjen prej 800 lekesh,kjo nuk eshte normale,ketej thoni te gjith kategorite e pensionisteve,ketej vini kufi…..!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?