Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut
Investigim

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Published: May 15, 2026
Shpërndaje

Skemat e tjetërsimit të pronave në bregdet nuk po kursejnë më as pikat kufitare të vendit. I fundit në radhë është Stacioni i Policisë në Pikën Kufitare të Dhërmiut, i cili do t’i kalojë privatit përmes të ashtuquajturit projektit Copëzat, që zhvillohet nga Korporata e Investimeve Shqiptare.

Stacioni i Policisë në Pikën Kufitare të Dhërmiut ndodhet në një nga pozicionet më të lakmueshme të bregdetit Jonian. E gjendur në linjën e parë të bregdetit, kjo pronë me sipërfaqe prej më shumë se 1800 metër katrorë, kufizohet me plazhin dhe ofron një nga pamjet më mahnitëse.

Pika kufitare e Dhermiut

- Publicitet -

Kjo shpjegon edhe presionin e madh të privatizimit, i cili tashmë do të finalizohet përmes projektit Copëzat, i njëjti projekt që u përdor për të tjetërsimin e disa pronave në afërsi të ish Gardës në Tiranë, ku kompania X One e Ylli Ujkës thotë se do të ngrejë tre kulla të larta deri në 70 kate.

Pronat shteterore qe i kaluan kompanise X one tek ish Garda

Në rastin e pikës kufitare të Dhërmiut, kjo pronë ishte në pronësi të Ministrisë së Brendshme. Por pak ditë më parë, qeveria ja kaloi atë me një vendim të posaçëm, Korporatës Shqiptare të Investimeve, për ta përdorur si aset këmbimi në kuadër të realizimit të nënprojekteve të investimit “Copëzat” dhe “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë”.

Copëzat

Copëzat është emri i një projekti, i cili në thelbin e tij ka një skemë të thjeshtë. Ai transferon parcela teorikisht të vogla shtetërore, të cilat gjenden në kufi me prona private, tek kufitarët privatë dhe në këmbim shteti merr sipërfaqe ambientesh mbi ndërtimin që do të zhvillohet nga privati në këto prona, ose diku tjetër.

Në rastin e tokës shtetërore tek ish Garda, në hyrje të Liqenit Artificial, shteti i transferoi kompanisë X One rreth 2600 metra pronë shtetërore, dhe në këmbim kompania do të marrë përsipër financimin e Biblotekës Kombëtare.

Ndonëse filozofia e projektit copëzat është transferimi i parcelave të vogla shtetërore, që teorikisht janë të pashfrytëzueshme, në rastin e pikës kufitare të Dhërmiut kjo ngre pikëpyetje. Aty prona është e konsoliduar si dhe ekziston sakaq një objekt shtetëror, pra stacioni i pikës kufitare.

Nuk dihet akoma se çfarë projekti do të zhvillohet mbi pronën e pikës kufitare të Dhërmiut dhe se kush është privati që ja ka vënë syrin kësaj prone. Kjo do të dalë pasi Korporata e Investimeve të kryejë procedurën, e cila mund të jetë më garë, por edhe me negocim të drejtëpërdrejtë si në rastin e copëzave tek ish Garda.

Por agresioni mbi pronat e lakmueshme shtetërore tashmë vjen nga të gjitha drejtimet i maskuar nën emra projektesh ekzotikë. Diku Copëzat, diku tjetër Hospitality Albania e kështu me radhë.

Megjithatë pavarësisht emrave, përfundimi është i njëjtë. Prona publike që kalojnë tek privatët, përfshirë baza detare të ushtrisë dhe pika kufitare të policisë.

Kapital

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    May 15, 2026 at 7:12 am

    Deeermen ketij vendi! Te ra ne dore,nxirrja ujt e zi!Kusur mos i le.
    Ata policet me skafandra,me pompa uji,me spry me piper,,Ata pse nuk i privatizon?

    Reply
    • Asd says:
      May 15, 2026 at 9:45 am

      Nuk eshte aq budalla te privatizoje policine as hidrante dhe zjarrfikes, sepse duhet tu paguaje rrogat atyre dhe taksat shtetit.

      Reply
    • Asnjëansi says:
      May 15, 2026 at 12:05 pm

      Çdo gjë do të bëhet si jo më mirë vetëm demua nuk ka për ti marë kurrë ish pronat e tij të dhuruara nga otomanët si shpërblim për për shërbimin që ka bërë i gjyshi ndaj turkut .

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Dashi on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. R.S on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  4. Eh on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. rapsodi popullor on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?