Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë të Indonezisë, Christina Aryani, ka bërë disa komente pas një takimi online me Ambasadoren e Indonezisë në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Listiana Operananta.
Aryani theksoi se negociatat me Tiranën që kërkon krah pune nga vendi i saj duhet të përfshijnë dispozita më të forta, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së punëtorëve migrantë.
“Për Shqipërinë, po shtyjmë përpara një memorandum më rigoroz, pasi ndjeshmëria ndaj çështjeve të mbrojtjes së punëtorëve migrantë nuk ka qenë optimale. Disa raste që përfshinin punëtorë indonezianë nuk janë raportuar në mënyrë proaktive dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja e drejtpërdrejtë e ambasadës”, tha ajo.
Zëvendësministrja nënvizoi se memorandumet e mirëkuptimit janë thelbësore për të garantuar punësim të sigurt, të rregullt dhe të mbrojtur për punëtorët indonezianë, duke siguruar respektimin e kushteve kontraktuale.
Ajo renditi në vendet problematike veç Shqipërisë, edhe Bullgarinë.
“Sipas informimit nga Ambasada jonë në Sofje, situata politike në Bullgari është aktualisht e paqëndrueshme. Megjithatë mundësitë për punëtorët migrantë indonezianë vazhdojnë të jenë të disponueshme”, tha Aryani në një deklaratë cituar nga agjencia Antara.
Praktikat e deritanishme kanë përfshirë kontrata dy deri në trevjeçare për punëtorët indonezianë në pozicione si recepsionistë, pastrues, mirëmbajtës dhe terapistë.
j.l./ dita

Kush perfiton ne Shqiperi nga puntoret e huaj?
Ata qe e largojn popullin ata fitojn nga puntoret e huaj .
Zonja ambasadore meqe je kerkoji si garanci bankare per cdo puntor 50 mij euro ne vit
Jam i bindur qe i japin
Tani te dalin keta palaçot e cirkut tane kujt i kan kerkuar llogari per 3/4 e shqiperise qe lane vendin per 30 vjet
vete punetoret e huaj…
Ppp, sa kanë lënë Shqipërinë more nastradin, tre të katërtat e njerëzve ?! Nuk të duket një çikë si pak, more idiot ? Po një milion e gjysëm ka sot banorë vetëm Tirana e Durrësi , po e gjithë Shqipëria ? .
Ja,si i kerkojne llogari Shtetit shqiptar per emigrantet?I kerkojne edhe garanci 50 mije euro ne vit per cdo emigrant.Edhe nderhyrje te Ambasades per sigurime,vendstrehime,kontrata pune,mirepagime,..Ku ishte shteti shqiptar per emigrantet shqiptare,qe trajtoheshin si gomari n`duhant,si derri ne miser?Po ajo Greqia per te ngritur varreza me eshtra shqiptaresh,kisha greke,shkolla greke,Komuna greke,tabela greke,associacione te komunave greke,,perdorte presionet kunder emigranteve shqiptare me OPERACIONE FSHESA????????????? Nuk u ka paguar Sikuracione,Nuk i jep Pensione.U ndrronte Emrat.I ndrronte kombesine.Ku kane qene keta Lyderat Globale,qe fryheshin neper Samite?Ketu tregohet Pesha e vertete e Shtetit?! TE VE KUSHTE EDHE SHTETI ME VARFER AZIATIK,AFRIKAN AFHANISTAN.
Vetem ju o pordhacet karagjoze te Shtetit shqiptar nuk keni dinjitet,nder,seder kobetare,Falni toke e det kush tua kerkoje.Bile ja servirni veteJo me te mbroni te drejtat e punemarresve shqiptare neper bote.
Pse nuk ju pergjigj Greqise Sali Berisha pas turperimit te Peshkepise ne 1994?Silli ketu gjithe emigrantet!Nuk e dinte Sali Berisha qe Greqia ngordh,Falimenton pa Ata emigrante shqiptare te keqpaguar,te frustuar,qe punojne arat,u lajne halete,u mbledhin fistiqet,u ndertojne pallatet?Sot po u japin nenshtetesi greke,U rrisin rrogat,u japin sikuracione pensioni,qe te mos largohen.