Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “E vutë re përplasjen mes dy ligjeve?” Përgjigja e përfaqësuesit të KM befason Gjykatën Kushtetuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “E vutë re përplasjen mes dy ligjeve?” Përgjigja e përfaqësuesit të KM befason Gjykatën Kushtetuese
Politike

“E vutë re përplasjen mes dy ligjeve?” Përgjigja e përfaqësuesit të KM befason Gjykatën Kushtetuese

Published: October 31, 2025
Shpërndaje

Arsyetimi i Qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i Kryebashkiakut të Tiranës është konsideruar si i dobët nga pjesa më e madhe e juristëve dhe konstitucionalistëve të vendit, por edhe më i dobët u shfaq mbrojtja e këtij arsyetimi para Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesi i Qeverisë u pyet nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në seancën e kësaj të premteje në lidhje me bazën ligjore dhe praktikën e ndjekur për vendimin e shkarkimit të Veliajt.

Gjykata kërkoi të dijë mendimin e qeverisë nëse vunë re përplasje mes nenit 62 pika C e ligjit për vetëqeverisjen vendore, të miratuar në vitin 2015 dhe të nenit 115 të Kushtetutës së vendit.

- Publicitet -

Neni 62 pika C e ligjit për vetëqeverisjen vendore parashikon shkarkimin e një kryebashkiaku në rast të mosparaqitjes në punë për një periudhë për më shumë se 3 muaj, ndërsa neni 115 i Kushtetutës parashikon se një i zgjedhur nga populli, si në rastin Veliaj, nuk mund të shkarkohet pa një vendim të formës së prerë nga gjykatat.

Përgjigja e përfaqësuesit të qeverisë la më gojë hapur edhe vetë gjyqtarët e Kushtetuteses, duke nënkuptuar se në momentin që u ka mbërritur vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës ishin para dy rrugëve, ose të respektonin ligjin e vitit 2015, ose të respektonin Kushtetutën.

‘Në zgjodhëm ligjin’, tha përfaqësuesi i Qeverisë duke rrëzuar hierarkinë e ligjeve në Kuvend, në majë të të cilave është Kushtetuta e vendit.

Përveç kësaj, përfaqësuesi i Qeverisë i vuri kapakun edhe debatit se kush e shkarkoi Veliajn, Këshilli Bashkiak apo Këshilli i Ministrave.

“Projektvendimi i shkarkimit hartohet dhe miratohet nga Kryeministria, jo nga Këshilli Bashkiak”, tha ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • chp says:
    October 31, 2025 at 2:32 pm

    Veliajn nuk e shkarkuan te majtet e tij
    Por e masakroi junta e prokuroreve me ngarkesa antishqiptare dhe ultra greke
    qe nga snajperi Olsi Dado e deri te Kukulla Dumani…Nuk eshte sekret te thuhet se aleanca e Salikriminelit me Belerterroristin i ka shtrire tentakulat ne drejtesi nga Argita -shtriga e Salemit dhe deri te Laqipitja I Trampit..Turp per Edi Ramen qe eshte bere si ai jetimi i mjere te filmi Lulkuqet mbi mur ” ndaj kujdestar surratpatates..Nuk eshte pa gje dhe levizja Trampiste per te zhdukur Sorroistet kudo qe jane dhe kjo e fundit eshte me e turpeshme..

    Reply
    • ¿? says:
      November 1, 2025 at 9:02 pm

      Prandaj quhet FIKSIM se te ngulet dhe nuk te shkulet. Shiko me kujdes se ka edhe nuanca serbe, por edhe turke. Laqipitja vazhdon te kete influenca shume te forta se akoma nuk i ka prishur te gjitha parate qe mori ketu.
      >
      Ik e pi luminalin, po e pe keq futi edhe nje Haloperidol. Ka shnase te te lehtesohet FIKSIMI, te kthehet si hap i pare ne OBSESION, pastaj te shohim si mund te te ndihmojme..
      >
      Akoma me te majte e me te djathte o njeri?

      Reply
  • Mendimi im! says:
    October 31, 2025 at 6:14 pm

    Problemi nuk është politik por është ligjor. Olsi Dado e akuzon për korrupsion. Veliaj kërkon të mbrohet politikisht duke manovruar midis ligjeve të shkarkimit. Sa nuk kishte akuzë nga Olsi Dado, nuk ekzistonte problemi juridike, sepse nuk mund të mbash të burgosur pa akuzë! Deri këtu ishte e drejta me Veliajt. Por, Olsi Dado nxori akuzën dhe këtu filloi momenti që Veliaj duhej që të rëzonte akuzën si të padrejtë. Veliaj zgjodhi rrugën tjetër që të mbrohet politikisht, ashtu sikurse kanë vepruar të gjithë politikanët shqiptarë këto 35 vite. Problemi është që konflikti në mes Veliajt dhe Olsi Dados të mos e vuajnë banorët e Tiranës dhe këtu qëndron gabimi i Veliajt. Rruga e drejtë do të ishte që vetë Veliaj të jepte dorëheqjen dhe të përballej me akuzat e Olsi Dados për t’i rrëzuar akuzat. Ai zgjodhi rrugën tjetër që të mos zëvëndësohet dhe t’a paraqesë si luftë politike për t’i marrë karriken! Një gjë është e sigurtë që Veliaj nuk do të zgjidhej tre herë Kryetar Bashkije në se nuk do të mbështetej nga elektorati i PS-së. Veprimet e tanishme dëmtojnë këtë elektorat, sepse deri sa Veliaj të pastrojë veten nga akuzat e Olsi Dados do të duhen vite dhe votuesit nuk do të kenë Kryetar Bashkije, që është Kryeqyteti i Shqipërisë. Pra shkurt, problemi nga Veliaj kalon në banorët e Kryeqytetit dhe kjo nuk i bën nder Veliajt edhe sikur të dalë politësisht i pastër.

    Reply
  • Dajti says:
    November 1, 2025 at 8:17 pm

    Per chp. I ke rene pikes, keshtu mendoj edhe une. Greket u hakmorren per burgosjen e Belerit.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 1, 2025 at 8:38 pm

    Gjykata Kushtetuese nuk ka cfare te marre ne shqyrtim pa u bere Gjyqi Veliut. Pikerisht kete perpiqet te shmange Veliu:Gjyqin..Avokatet do mungojne, hikin ne drejtim te paditur,do semuren,do u bjere damllaja,qe te mos denohet hajduti dhe Kushtetuesja ta ktheje kryebashkiak.

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    November 1, 2025 at 8:39 pm

    Gjykata Kushtetuese nuk ka cfare te marre ne shqyrtim pa u bere Gjyqi Veliut. Pikerisht kete perpiqet te shmange Veliu:Gjyqin..Avokatet do mungojne, hikin ne drejtim te paditur,do semuren,do u bjere damllaja,qe te mos denohet hajduti dhe Kushtetuesja ta ktheje kryebashkiak.

    Reply
  • chp says:
    November 1, 2025 at 10:01 pm

    Zoti Dajti
    Ajo qe thoni ju se greket u hakmorren per burgosjen e Belerit eshte me e vogla per ate qe ka ndodhur…
    Duke qene se e njoh mire veprimtarine e Terroristit Beleri mund te them se perplasja e Berishales me Greket ne 1993 per arrestimin e minoritarve ne 1993 solli si kunderpergjigje ne prill 1994 masakren e Peshkepise…ketu nuk po zgjatem se dihen….Nese do te zgjidhja se kush ishte “regjizori nr 1” i rrezimit spektakular te Berishales ne 1997 ai ishte Lobi Grek i Amerikes dhe ketu nuk po zgjatem se dihen.
    Nenvizoj se pasi Berishalja ra nga kali e kuptoi se kush ishte KALI I TROJES ne Amerike per menxyren e tij….Duke shfrytezuar nje leter te Gery Kokalarit ne drejtuar DASH-it ne 2002 qe ai akuzonte segmente te dyshimta ne Shtepine e Bardhe
    ne lidhje me Nikos Gaxojani ( Geixh) Bossi extremist i vorioepirit ne USA i cili pasi i beri rrjeshtore klases politike..pasi e trajtoi ambasdorin Xhefri si vartes te tij paturpesisht beri pajtimin e Berishales me Gaxojanin qe eshte jo vetem antishqiptari me i ndyre per te gjitha kohrat por dhe me i plotfuqishemi (ne hije) ne shtepine e lyer me te bardhe per problemet shqiptaro-greke.
    ..Nuk eshte sekret te thuhet qe Simfonia (marreveshja e 2002 Sali-Niko) ishte nje nga faktoret kryesor per ardhjen e Berishales ne 2005 ne pushtet dhe Qirjo Salihi kerkoi falje per arrestimin e minoritareve ne 1993..mbylli dosjen e masakres Peshkepise 1994..miratoi ngritjen e varrezave greke sipas vijes imagjinare greke te Vorio Epirit si dhe firmosi marreveshjen e felliqur per detin Jon….
    (vijojme me aleancen e 2025 midis kriminelit SRB me terroristin Eurodeputet F.B dhe ndikimin e saj te korofillaket e Spakut ne arrestimin e Veliajt)

    Reply
    • ¿? says:
      November 1, 2025 at 11:14 pm

      Ku i ke gjetur gjithe keto mend o YÇ-o??? Gjynah qe nje kapacitet si ti shkon dëm me fiksime. Po te merreshe me ndonje pune te dobishme si psh me bujqesi, hidraulik, uje-bartes me autobot e te tjera si keto me siguri do te ishe i dobishem per shoqerine.

      Reply
  • demo says:
    November 1, 2025 at 11:15 pm

    Por cfare Lobi grek o chp.Ketij mileti po i more paret,i ke marre shpirtin.Berisha kujtoi se u be deti kos Parja madhe neper duar,Beri vjedhjet e 96.Poplli nuk e rruan per votat,po mbushi xhepat me pare,,Kur dimer doli Behari,s`ka si zjarri,i vune flaken Qeverrise,Ushtrise,Berisha u fsheh si mi ne Presidence.
    Edhe arrestimi i Lobit grek te minoritareve nuk ndodhi ne 93,por ne dhjetor te 94,pas ngjarjes ne Kazermet e Peshkepise,ku Fredi Beleri me 5 kafshare te kopratives Pilurit,zuri rob batalionet e kufirit te paarmatosur,pa roje,si pidhi n`dasem,se na i ruan kufijte Greku.Berisha si kryekomandant i Forcave te paarmatosura,pas kesaj ngjarje,ne dhjetor 1994 arrestoi 5 minoritare te organizates Omonia,per Hakmarrje.Ne 1 shkurt 1995 Zef Brozi ja liroi nga salla gjyqit,ju dha pafajsine,.Berisha u terbua i dergoi Bashkim Gazideden,qe i tha Zef Brozit:Une do te vras me doren time. Zef Brozi u arratis ne Amerike,,Berisha ate kriminel qe i vrau Forcat e paarmatosura,e beri kryetar Bashkie te PD,se malokut qija bucen,qe te njohi per Babe.

    Reply
  • chp says:
    November 1, 2025 at 11:52 pm

    zoti demo
    Te pakten per 3 ceshtje kryesore kombetare ne jemi ne linje 100% me mendim te perbashket
    1-per Camerine
    2-per Kosoven
    3-per terroristin Beleri
    Me vjen keq por ata 5 kafsharet e Pilurit ishin Grup Terrorist i pregatitur me kohe ne qendra diversantesh dhe ju lutem ndiqni keto fakte te FIKSUARA me poshte:ketu poshte keni “bomben” qe asgjeson perfundimisht Balozin e Viqidolit nese do kishte 1% atdhetari ne fuckshtetin tone:
    Ne dhjetor 2010 gazetari i njohur grek Stavros Xhimas ( Σταύρος Τζίμας ) boton nje liber me titull(In the constellation of nationalism)
    Στον αστερισμό του εθνικισμο (Αλβανία και Ελλάδα στη μετά-Χότζα εποχή)
    .Midis te tjera aty ka dy intervista “me spec” kur terroristi Beleri me nofken “Fanis” tregonte me perpikmeri.
    -.stervitjen si diversant ne bazen qipriote te tij….
    -sulmin ne Peshkepi…
    -tentative per sulm ne repartin e Longos
    – kapja ne Kalpaq te Janines me kallashat e vjedhur ne Masakres e Peshkepise…etj etj..Pra ky ishte Fredi Beleri qe ne ate kohe ne 2009 ishte liruar nga akuzat dhe ndiqte universitetin me burse nga shteti grek…
    Nese keto 2 intervista i paraqiten nje prokurori te thjeshte por atdhetar..ai do kerkonte arrestimin e Belerit ne karriket e BE….ne nje kohe qe binte automatikisht dhe lidhja antishqiptare Berisha i Viqidolit me Nick Geixhin e Washingtonit qe eshte pjese ne goditjen terroriste te Veliat me grupin e LaChipites te Usaliut.. (vijon)

    Reply
    • ¿? says:
      November 2, 2025 at 4:27 pm

      Sa mire di edhe greqisht mer ti YÇ-o. Ne shkollen e Sigurimit e pate mesuar. Po si agjent ne Greqi ke punuar? Kot po te pyes se ti llafe ke, se kur vjen ke puna dhitesh.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?