Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Rama: Nuk ka masa drastike për energjinë, kush harxhon më shumë se 800 kW, do t’i paguajë me çmimin e tregut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Rama: Nuk ka masa drastike për energjinë, kush harxhon më shumë se 800 kW, do t’i paguajë me çmimin e tregut
KryesorePolitike

Rama: Nuk ka masa drastike për energjinë, kush harxhon më shumë se 800 kW, do t’i paguajë me çmimin e tregut

Published: September 8, 2022
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria ka vendosur zyrtarisht të diferencojë çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët.

Rama tha se kushdo që konsumon mbi 800 kW do t’i paguajë me çmimin real që kjo energji shitet në treg.

Rama nuk dha shifër sesa do të jetë ky çmim dhe sesi do të bëhet përllogaritja por siguroi se rreth 90% e konsumatorëve nuk e kalojnë këtë fashë.

- Publicitet -

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat tha se nuk ka një plan për të marrë masa drastike në vend si Zvicra apo Gjermania, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë që energjia elektrike duhet shpërdoruar.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Jemi i vetmi vend në rajon dhe Evropë që ka marrë një vendim politik për të mos prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe bizneset e vogla. Nëse ky është një vendim ambicioz dhe kurajoz apo një vendim i çmendur me pasoja të paparashikueshme ne besojmë se duhet ti mbrojmë konsumatorët familjarë nga rritja e çmimit të energjisë. Kjo mbrojtje rezulton edhe arsyeja pse ne kemi inflacionin më të ulët në rajonin tonë dhe kemi një inflacion të ulët nga e gjithë Eurozona, sepse nuk kemi rritur çmimin e energjisë. Por sigurisht, ka një “por” shumë të madh. Nisur nga analiza e të gjithë fashave, kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800 kë dhe kemi një numër konsumatorësh, rreth 10% të totalit që konsumojnë mbi 800 kë, me ndriçim dekorativ, me pishina dhe gjëra. Për të cilët mendojmë se nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit, prandaj çdo kë mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut.

Me këtë synojmë të krijojmë një presion për të ulur konsumin. Vende të tjera kanë marrë masa të paimagjinueshme. Realitete surreale për 6 muaj përpara. Zvicra vendosi penalitetin e 3 viteve burg për ata që ngrohin më shumë se 19 gradë shtëpinë e tyre, ashtu siç kemi parë që Gjermania fik dritat në orën 10:00 të darkës. Ne nuk kemi një plan të tillë shkurtimesh drastike apo detyrimesh të tilla. Por sigurisht që Shqipëria ka nevojë të kursejë energjinë elektrike. Ata të cilët vazhdojnë me këmbëngulje dhe nuk dëgjojnë se duke thënë se ne jemi ndryshe nga e gjithë bota, që ne kemi energji, iu them se nuk është ashtu.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Pilo Lala says:
    September 8, 2022 at 12:30 pm

    Merrni masa sa me pare.
    California ka shpallur krize energjitike.
    Eshte ceshtje boterore.

    Reply
  • titi says:
    September 8, 2022 at 1:22 pm

    PO KETU SA BURG DO BEJNE ATA QE E VJEDHIN ENERGJINE???? natyrisht qe ata DHE TE JENI TE SIGURT QE JANE SHUME gjysma e DURRESIT te themi……..te cilet ngrohen rehat rehat…duke e tejkaluar kete fashen e KM….DYFISH duke harxhuar mbi 1000 kw…….por duke paguar gjysmen….se i kane rregulluar sahatet me giro te ulet……dhe ska kush i kontrollon se jane bere keto pune me vete specialistet e oshee dhe KY eshte nje problem shume i madh….NJEREZIT E NDERSHEM DO TE SAKRIFIKOJNE PERSERI PER TE GJITHE KETA HAJDUTE…….QE ME VITE E VJEDHIN SHTETIN……SIPAS NJE SKEME…….QE ZOR SE MUND TE CBEHET …..KUR NE LOJE JANE VETE KONTROLLORET E OSHEE se……kjo gje duhet te marre fund…….shteti i gjen mjetet per ta zgjidhur……..ne kete situate me energjine…..kjo eshte nje gje e patolerueshme ……..

    Reply
  • LOLA says:
    September 8, 2022 at 3:06 pm

    BEJME DHE NE SIKUR KEMI SHTET..

    Reply
  • !!? says:
    September 9, 2022 at 6:48 am

    Fashua e dikurshme, u hoq nga Edi Rama, si armik i betuar i të varfërve, që ti detyronte ata të paguanin më shtrenjtë, nga 7,5 L/kwh në 9,5 L dhe me cinizëm i talli duke thënë me paturpësi “vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë që çmimi i energjisë elektrike është ulur” që ishte ulur vetëm për 20% të popullsisë që harxhonin, se u mbante xhepi, edhe mbi fashon.

    Tani që fashua u vu përsëri, a nuk duhet që çmimi i enegjisë elektrike të bëhet përsëri 7,5 L për kwh, në qoftë se do të ketë drejtësi dhe jo kusari?

    Njerëz, ky horr dhe atë që është shans që duhet të ishte kthyer në mirqënie për mbar shqipëtarët, energjinë e ujit të shiut që na e fal natyra, ka 10 vjetë që me marifetet e tija sofizmash matematike prej sharlatani horror të kusarisë, e ka kthyer në një litar në fytin e popullit dhe vetëm e shtërngon pa mëshirë.

    Është ky që me pashpirtësin e tij të kusarisë, naftën që del nga nëntoka jonë me bollëk e zhduk pa lën gjurmë dhe në momentet që çmimi i saj rritet në botë që duhet të sillte favore të konsiderushme për ne, se jemi vënd prodhues e eksportues i naftës, pikërisht nafta, karburanti, në dorën e këtij horri të çmëndur nga kusaria pa fre, kthehet , si energjia elektrike në armë makabre që

    po vret deri në shpërbërje në turmë emigrantësh një popull të tërë, emigrantë që po bëjnë spektakël njerzish të braktisur, pa shpresë, pa atdhe, pa qeveri, pa shtet në mediat e botës duke mar me sulm Britaninë njëlloj si dikur në eksodin drejt Italis.

    Është ky horr i kusarisë që parat e tranzitit të gazit nëpërmjet TAP i fut në mënyrë sekrete në xhepin e tij dhe gazi kalon nën këmbët tona dhe sjell mirqënie për Italinë por ai i privon popullit të tij të përfitojë nga ky shans dhe si horr sharlatan tallet duke nxjer jargë të qelbura përbuzjeje për këtë popull nga goja bashkë me deklaratën e para pak muajve,

    “TAP që kalon në Shqipëri është investim strategjik për Europën moreeeeee……”

    Të jeni të sigurt dhe mbajeni mënt që në qoftë se populli edhe këtë radhë nuk do ta heth në kosh të plehrave kët bastard të neveritshëm antishqipëtar, s’ do të vonoj të heq fashon për të “ulur” çmimin e energjisë nga 9,5 në 11,5 L e më tepër për ata që ai i cilson si budallenjë, varfanjakët që nuk guxojnë të harxhojnë mbi fashon, që janë, sikurse thot vetë, 90% e konsumatorëve, po i heci në tetor me këtë reformë kusarie dhe

    në qoftë se populli nuk do të reagoj, e ka radhën kusari të reagoj duke ja rrasur më thell popullit të tij kavie e përkryer e shkencës së tij të kusarisë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?