Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qindra protestues kërkojnë përgjegjësi para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Qindra protestues kërkojnë përgjegjësi para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martinit
KomunitetLajmi i fundit

Qindra protestues kërkojnë përgjegjësi para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martinit

Published: November 22, 2024
Shpërndaje

Duke tërhequr këmbët zvarrë, si të ngarkuar me një barrë të rëndë, qindra qytetarë, prindër, të rinj e nxënës shkolle marshuan të enjten nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit. Marshimi i heshtur i ngjante një kortezhi mortor, ndërsa protestuesit e përlotur mbanin në duar karafilë të bardhë dhe pankarta.

Protesta nisi në rrugën ku u vra 14-vjeçari Martin Cani dhe vijoi përmes qytetit deri para dyerve të Ministrisë së Arsimit, e cila ishte e rrethuar me punonjës policie.

Para ministrisë, organizatorët shënuan derën me bojë të kuqe, ndërsa kërkuan që institucionet të merrnin përgjegjësi.

- Publicitet -

“Duhet dikujt t’i pështiroset vetja e të japë dorëheqjen,” tha një i ri që u prezantua si gjimanzist nga Lezha. Në kor, protestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Martin Cani humbi jetën në moshën 14-vjeçare të hënën, pasi u godit me thikë nga një tjetër nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Gjatë sulmit mbeti i plagosur edhe një tjetër adoleshent. Ngjarja shënoi tronditje dhe revoltë, ndërsa riktheu vëmendjen tek nevoja për siguri në shkolla.

“Unë kam një vëlla në gjimnaz e sot jam e tmerruar, sepse kam frikë se vëllai im nuk do të vijë i gjallë në shtëpi. Të flasim për cilësi arsimi sot ne na duket luks, në momentin që nuk jemi të sigurtë në shkolla dhe në rrugë,” tha Sidorela Vatnikaj, aktiviste dhe qytetare e Tiranës.

“Familjet shqiptare ndihen tmerrësisht të rrezikuar për fëmijët e tyre, por ministrja duket sikur donte të hiqte përgjegjësinë për ngjarjen që ndodhi. Ajo do duhet të zgjedhë moralin dhe të kuptojë se arsimi po vdes, dhe bashkë me të edhe kombi,” tha një qytetare, e cila iu bashkua protestës.

Qytetarja shtoi se përgjegjësia bie mbi institucionet dhe drejtuesit, të cilët nuk i japin mbështetjen e duhur si fëmijëve, ashtu edhe prindërve të cilët kanë vështirësi ekononike për t’i rritur.

“Familjet tona nuk kanë kohë të merren me fëmijët e tyre, sepse punojnë tërë ditën për të siguruar bukën e gojës, të shtyjnë muajin”, tha ajo.

Edhe Migen Qiraxhi, aktivist i organizatës Qëndresa Qytetare u shpreh se duhet një reagim i menjëhershëm, pasi siguria e jetës nuk pret. Ai akuzoi institucionet e arsimit se po kthehen në vatra që i shërbejnë qëllimeve elektorale të partive.

“Presim që prindërit të ndërgjegjësohen, sepse siguria e fëmijëve nuk pret. Kemi ardhur shumë vonë sot këtu. Të gjitha këto probleme që ne ndodhemi sot këtu ne i kemi ditur”, tha Qiraxhi.

“Shkolla duhet të edukojë fëmijët përpara se të kthehen në vatra votash dhe punësimesh”, përfundoi Qiraxhi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • Leo says:
    November 22, 2024 at 5:51 am

    ManastirZEZA e Arsimit RREZIK KOMBËTAR për FËMIJËT SHQIPTARË , sepse e ka mendjen vetëm tek VJEDHJA , KORRUPSIONI , HAJDUTËRIA , ZHVATJA dhe PLAÇKITJA e ZYRAVE të SHTETIT !!!
    SPAK dhe BKH duhet të ARRESTOJNË për GENOCID KORBËN e ZEZË dhe të PËSHTIRË Ogerta ManstirZEZËN e Arsimit dhe ti KONFISKOJNË gjithë PLAÇKËN e VJEDHUR KORBÊS së URRYER 🤮 dhe HAJDUTE Ogerta 🤮 ManastirLiut DITË ZEZËS dhe SURRAT ZEZËS së PËSHTIRË që VJEDH dhe PLAÇKIT ZYRAT e SHTETIT

    Reply
  • Mirësia says:
    November 22, 2024 at 7:20 am

    Kjo protestë duhej të organizohej me vite që mos të vinim në këtë ditë. Duhet të niste që në vitin e hershëm në Shkodër kur ranë 4dëshmorët e demokracisë. Në këto raste protestat duhet të jenë mbarëpopullore dhe për të tilla ngjarje ato duhen të organizohen nga organizata dinjitoze pa pjesëmarrjen e elementëve të partive politike. Kjo duhet të ishte kthyer në traditë për probleme të mëdha ekonomike, politike e sociale.
    Të njëjtën gjë për firmat piramidale, për tragjedinë e Otrantos, për ngjarjen e Gërdecit, për ngjarjen e 21 janarit e kështu me rradhë, se
    shumë ngjarje tragjike na kanë shoqëruar gjatë gjithë 34viteve.Por duke i kaluar ato pjesërisht të vakëta dhe të heshtura, problemet u mblodhën të gjithë tok dhe sot nuk dimë nga ta fillojmë. Mos zbatimi i ligjeve, mosfunksionimi i shtetit këtë pasojë do të kishte. Nëse ne përsëri sot nuk do të kapim problemin nga themeli, ngjarjet e tilla do të ndodhin dhe zgjidhje nuk do të ketë. Nëse në këto kushte nuk pranohet se janë fajtorë të gjithë institucionet, problemi konkret do të mbesë pa zgjidhje. Këtu nuk ka funksionuar, institucioni bazë i shoqërisë familja,pastaj vinë me rrallë, çerdhja, kopështi, shkolla, drejtoria arsimore dhe gjithë institucionet shtetërore pjesë e sistemit të edukimit arsimor dhe kulturor të shoqërisë.
    Duhet të kemi parasysh se institucioni i familjes pa funksionimin të atyre shteterore e ka të pamundur dhe e kundërta. Por dhe në këto kushte të shmangim institucionin e prindërimit është e pafalshme, pavarësisht se nëse disa raste mosfunksionimi si duhet I prindërimit mund të falet, funksionimi i shtetit në asnjë mënyrë. Në një shtet rigoroz me qytetarë të përgjegjshëm probleme të tilla shkojnë drejt eleminimit. Urojmë që të kemi një shtet gjithnjë e më të përgjegjshëm me qytetarë të cilivizuar.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 22, 2024 at 7:39 am

    O Mirësia, duhet të jemi të sinqertë e të pranojmë se ne shqiptarët jemi vendi më i prapambetur në Ballkan, këtu e njëqind e njëzetedy vjet që nga Pavarësia.
    Të prapambetur se jemi pa edukatë e kulturë, me ego idiote, jemi sa servilë ndaj më të fortëve(me pushtet posti e paraje) aq edhe keqdashës. Ne jemi hipokritë, harbutë, fallco, mospranues, mohues, shkatërrues ndaj vlerave të bashkëatdhetarit tonë kur i ka këto vlera.
    Edhe populli më i djallëzuar dhe intrigant në botë. Që I quajmë: “zgjuarësi”.
    Tek ne edhe fetë dhe besimtarët ndaj tyre, janë fallco, me ndonjë përjashtim.
    Ato patriotizmat, jo flamuri, jo simboli me duart i shqiponjës, etj janë pordhë me rigon dhe maskë për maskarenjtë apo budallenjtë.

    Po të lutem shumë, kush e mbajti pushtimin osman 500 vjeçar apo diktaturën kriminale enveriste në këmbë për 50 vjet, veç këtij populli??
    Kush e lejoi korrupsionin 34 vjeçar galopant të Berishës, Metës, e zagarëve dhe zagareshave rrotull tyre?? Populli.

    Reply
  • mos qeshni po mundet says:
    November 22, 2024 at 8:15 am

    Vetem korrupsion nga Edi Rama nuk duron kurre ky popull! Kjo sepse te tille (Korrupsion pra) nga 2013 e der sot sa eshte Rama ne Katedrale te tere pushteteve, nuk ka fare…

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 22, 2024 at 8:22 am

    Një popull që e paska traditë që ia jep gocën e vet atij mut dhëndrri që është hajdut! Po nuk vodhi 4 dele nuk ka nuse djali !!!
    Një popull që iu ka bërë këngë hajdutave, kusarëve, kaçakëve, horrave dhe banditave të çdo ngjyre dhe lloji !!!
    Ne nuk duam vlerat, edhe kur i kemi mes nesh i urrejmë, i shkatërrojmë. Të parat.
    Jo po Ali Pashaj qe burrë i mirë shumë, trim e kapedan, kurse Esad Pashë Toptani tradhtar. Killeri me pagesë i tij, hero!!!
    Dhe na shesin pordhë moralistët dhe predikuesit e moralit, ndershmërisë dhe dinjitetit human ditë e natë, citime leshi: jo baba Tereza ka thënë kështu, jo mama Mondi ka thënë ashtu.
    “Duaje armikun më shumë se veten tënde”!
    Po kujt duan t’ia hedhin budallenjve??
    Ai që nuk ka dashuri nuk ka e pikë! Bastardi, harbuti, hajduti, krimineli, nuk bëhet njeri e nuk mëson nga citatet e moralistave fiktivë dhe të famshëm. E shumta ve MASKË në shoqëri, familje dhe punë, për tu duk si i mirë, dhe kur I jepet rasti nxjerr fytyrën e qenit të poshtër.

    Reply
  • Dursakja says:
    November 22, 2024 at 11:12 am

    Ato që shkruani ju, është shumë e vërtetë, për të ndershmin kjo është e dhimbshme. Prandaj nëse atij i krijohet mundësia ai largohet, në të kundërt hesht.
    Tani janë shtuar hipokritët,për interesat personale ata luajnë çdo rol, zoti i drejtoftë këto punë!

    Reply
  • Ka shumë për të bërë! says:
    November 22, 2024 at 11:12 am

    Vrasja e një fëmije nuk mund të shfrytzohet politikisht, sikurse veprohet! Të heqim Manisterliun dhe të vendosim Vokshin, sepse ajo ka « grushta » më të forta që po e tregon në Parlament! Problemi qëndron në ngritjen e nivelit edukativ të të gjithë shoqërisë dhe fajtorë janë të gjithë, duke filluar nga Media, politikanët, shkollat dhe prindërit që po i lini në haresë. Fëmija është në shkollë 5-6 orë, ndèrsa me prindin është 18-19 orë. Edukimi i fëmijëve nuk bëhet me aksione ditore, por e vazhdueshme çdo ditë. Politikani para se të djegë karriket, duhet të mendojë që po e shikojnë fëmijët. Media, para se të japë emisionin duhet të mendojë që po e shikojnë edhe fëmijët. Mësuesit, para se të bëjnë veprime korruptive, duhet të mendojnë që edukojnë shtrëmbër fëmijët. Prindi, para se të grindet në familje, duhet të mendojë që fëmija do t’a imitojë, e kështu me rradhë. Më bëri përshtypje babai i vrasësit në fjalët që tha, i nxorri bashkëfajtorë si të birin, ashtu dhe viktimën, kur ky i fundit nuk kishte thikë si i biri. Që këtu kupton se ku është rritur fëmija vrasës!

    Reply
  • jashari pas mullari says:
    November 22, 2024 at 11:42 am

    pse ministria e arsimit ua ka fajin o jdiote me dy kembe qe vegjetoni pa asnje qellim. Kjo shoqeri ka mare fund qe ne gjeneze. Duket sikur femijet u lindin budallenj e nuk u behen rruges

    Reply
  • edi says:
    November 22, 2024 at 1:50 pm

    Mesa pashe ti qe kishe shume per te thene nuk the asgje ose thjesht bere sikur the dy gjera ! E para per edukimin e femijeve ja ngjite fajin prinderve dhe e dyta sulmove PD -en por ama asnje fjale per qeverine ! Si eshte e mundur qe megjithese kavite qe flitet se nepershkolla shitet dhe perdoret droga nga shteti nuk eshte marre asnje mase ? Si ka mundesi qe flitet se neper shkolla ka bulizem, se neper shkolla shkohet me armete ftohta e plot gjera te tjra nuk ka asnje llojkontrolli, si spjegohet qe nxenesit dalin e futen neper shkolla spo klasa sa here t’ju doje qejfi e si t’ju doje qejfi? Ku eshte keu puna e shtetit sepse sado ti edukoje familja femija eshte per nje kohe te gjate me shoqerine dhe jo ne familje siç thua ti sepse nuk eshte qe mbaroi 6 oreshi imesimit dhe femijet mbyllen ne shtepi bashke me prinderit.

    Reply
  • Gjini says:
    November 22, 2024 at 1:55 pm

    E di ministra e arsimit se është ministre arsimi? Ajo nuk e dinte veten se ishte ministre shendetsie gjate kovidit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?