Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qumështi i lopës nga fermerët rritet 40-50%, prodhimi vendas nuk do mbulojë nevojat e fabrikave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Qumështi i lopës nga fermerët rritet 40-50%, prodhimi vendas nuk do mbulojë nevojat e fabrikave
EkonomiKryesore

Qumështi i lopës nga fermerët rritet 40-50%, prodhimi vendas nuk do mbulojë nevojat e fabrikave

Published: August 24, 2022
Shpërndaje

Rritet 40 deri 50% çmimi i qumështit të lopës për fabrikat e përpunimit.

Shoqata e Përpunuesve të Qumështit tha për Monitor se aktualisht fabrikat po furnizohen nga fermeri me qumësht me çmim 60 deri 70 lekë pa TVSH, nga 40 deri 50 lekë që ishte më parë.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit, Donjaldo Hoxha pohon se përveç shtrenjtimit të lartë të çmimet fabrikat po hasin vështirësi në gjetjen e qumështit të freskët, për shkak të rënies së lartë të prodhimit. Sipas tij, nuk do të merren masa dhe të bëhen ndërhyrje në ndihmë të blegtorisë, prodhimi vendas shumë shpejt nuk do mbulojë nevojat e përpunuesve.

- Publicitet -

Hoxha thekson se arsyet kryesore të kësaj situate janë rënia e numrit të krerëve, rritja e tejskajshme e kostove të fermerëve për të prodhuar një litër qumësht dhe informaliteti ne rritje që po e vështirëson çdo ditë e më shumë sektorin e përpunimit.

“Situata në sektorin tonë të përpunimit të qumështit është duke u vështirësuar nga dita në ditë. Kostot janë rritur në të gjitha drejtimet. Konkretisht lënda e parë e qumështit blihet më shtrenjtë, energjia elektrike kushton më shtrenjtë, çmimi i gazit është rritur dhe do të kushtojë edhe më shtrenjtë pas vendosjes së akcizës nga data 1 korrik, çmimi naftës dhe materialeve paketuese është rritur. Të gjitha këto kosto të shtuara kanë vendosur sektorin e përpunimit të qumështit në vështirësi shumë të mëdha dhe në një të ardhme të zymtë. Sektori rrezikon të mos jetë konkurrues në treg, veçanërisht me produktet e importit.”

Ndërkohë blegtoria vazhdon në rënie dhe numri i krerëve pakësohet përditë. Sipas të dhënave të INSTAT për 2021 në vend numri i dhive ra 3% krahasuar me 2020, numri i deleve ra 5% dhe i gjetheve 7% më pak.

Përfaqësuesi i Shoqatës së përpunuesve të Qumështit tha se ndërhyrja nga instancat përkatëse është e domosdoshme, por deri tani nuk ka pasur asnjë masë dhe nuk është dhënë asnjë ndihmë.

Të ndodhur të vetëm , blegtoria dhe përpunimi i qumështit, do të shkojnë drejt një situate të errët dhe një falimenti të sigurt. Kërkesat dhe sugjerimet tona vazhdojnë të jenë të njëjtat:

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 sasia e grumbulluar e qumështit të lopës ishte me rënie 7,4% krahasuar me 2020, ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles dhe dhisë paraqitet me rritje përkatësisht me 26,3% dhe 8%.

Ndërsa importet e importet e qumështit për 2021 shfaqen me rritje rreth 43% më shumë se 2020. 56% të totalit të qumështit me jashtë e zënë importet nga Italia, 16% e qumështit vjen nga Serbia, 14% nga Bosnje-Hercegovina dhe pjesa tjetër nga Kosova, Maqedonia dhe shtete të tjera të Europës. Për 2021 rritja më e lartë e importeve të qumështit ishte nga Serbia 71% më shumë se në 2020.

Nga përfaqësues të sektorit është ngritur shpeshherë shqetësimi për rritjen e kostove të prodhimit nga heqja e skemës së TVSh-së së kreditueshme. Në 2017 rimbursimi i TVSH ishte 20 %. Më pas nga 2018 e në vazhdim u bë 6%, më pas nga 2022 u bë 0%.

TVSH-ja e inputeve bujqësore ishte 20%, pastaj u bë 0% në 2018 dhe shkoi 10% në 2022. Paketa e re fiskale e vitit 2022 shtoi edhe akcizë 6 lekë për litër për gazin, nga data 1 korrik, pikërisht në momentin kur çmimet e gazit janë më të larta ndër vitet e fundit.

Donjaldo Hoxha nga Shoqata e Përpunuesve së Qumështit veçon se bujqësia dhe sektori përpunimit janë shembull konkret sesi mund të dëmtohet dhe riskohet jashtëzakonisht shumë nga ndryshimet e shpeshta të paketës fiskale.

“Ndryshimet e shpeshta te paketës fiskale nuk janë asnjëherë ndihmë, por çorientim i vazhdueshëm në lidhje me aktivitetin e biznesit. Akoma më e vështirë dhe çorientuese është për fermerin dhe biznesin bujqësor, sepse sapo përshtaten me një politikë të caktuar fiskale, menjëherë ndryshohet duke mos u dhënë mundësinë të zhvillohen apo planifikojnë hapa afatgjatë, sepse parametrat fiskale lëvizin nga viti në vit”.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    August 24, 2022 at 8:36 am

    I eksportojne. Marrin pluhur kinez per helmimin e popullates.

    Reply
  • Gzim Kulufi says:
    August 24, 2022 at 4:18 pm

    Nuk ka nevoje per koment, sepse paragrafi i fundit i shkrimit, (ai me shkronja kursive/ te pjerrta), i thote te gjitha.

    Reply
  • Aldrin says:
    August 24, 2022 at 4:29 pm

    Merni qumesht serb, ca kini, i helmuar, po ju ben mire. Per Serbine punojme, apo jo

    Reply
  • !!? says:
    August 27, 2022 at 6:09 am

    Nuk ka më qumësht lope të freskët nga fermerët e Shqipërisë por qumësht të kthyer në pluhur me kimikate nga fermerët Arkan Arkaniçë të Serbisë. Në lagjen time tani është vetëm një familje që ka 2 krerë lopë dhe janë 9 familje që marin qumësht nga kjo familje, më besoni, nuk ju gënjej, kur para 10 vjetësh , të gjitha familjet e kishin të paktën nga një lopë.

    Njerëz, verifikojeni, biznesmenët e produkteve blegtorale ngren çmimet e produkteve bër plotësisht me qumësht pluhur serb që e marin dhe falas, madje marin edhe ndonjë dorë parash sepse u heqin serbëve produkte të skaduara që do të pagunin shtrenjtë hedhjen në landfillet e Serbisë, qumësht që nuk do të kalonte kontrollin doganor që u hoq në kuadrin e Open Ballkan vetëm që të kaloj qumshti i skaduar serb për fabrikantët e produkteve blegtorale dhe,

    verifikojini po të doni, këta fabrikantë të oborrit patronazhist të Edi Ramës, kurr nuk ushqejnë familjet e tyre me produktet e fabrikave të tyre por marin qumësht të freskët nga fermerë të caktuar dhe e përpunojnë në kushtet e shtëpisë së tyre. Kurr nuk marin qumësht , kos, djath, gjalp që dërgojnë treg nga fabrikat e tyre për të ushqyer fëmijët e tyre.

    Njerëz, në bashkpunim, Edi Rama dhe patronazhistët e tij të fabrikave të produkteve blegtorale, konsumuan për 10 vjetë krimin makabër të vrasjes së blegtorisë së vëndit duke kryer edhe krimin makabër të ushqyerjes së popullit me pluhur qumshti serb për të cilin me shejtanllëk u hoq kontrolli doganor sepse është jetvrasës dhe për këtë shërben horrori Open Ballkan i kusarit të marrosur antishqipëtar Edi Rama që paturpsisht tallet në mënyrë cinike me Akademira barinjësh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?