Po mbahet në Tiranë protesta e organizuar nga shoqëria civile për vdekjen e vogëlushes Jonada Avdia, e cila humbi jetën dy ditë më parë ndërsa lahej në det pasi u përplas nga një skaf i fuqishëm që drejtohej nga një oficer policie.
Protestës së shoqërisë civile nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti” i janë bashkuar dhe shumë mbështetës të opozitës.
Protestuesit kërkojnë përveç dënimit maksimal për autorin e ngjarjes dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe asaj të Turizmit, Mirela Kumbaro.
Aktualisht autori i kësaj ngjarje të rëndë Arjan Tase është arrestuar dhe policia ka referuar për të akuzën e vrasjes nga pakujdesia , e cila parashikon një dënim nga gjobë deri në 5 vite burg, akuzë kjo që sipas burimeve pritet të ndryshojë nga prokuroria në seancën që do të mbahet të premten në Gjykatën e Vlorës.
7-vjeçarja Jonada Avdia u godit nga skafi me motor të fuqishëm në plazhin e Potamit, pasi efektivi Tase kishte lënë familjen e tij dhe me shpejtësi po manovronte për t’u kthyer në det të hapur.
Mëngjesin e së enjtes, drejtues të opozitës, por edhe vetë Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishin për ngushëllim në familjen e viktimës.
Për këtë ngjarje të rëndë, u shkarkuan nga detyra dhe zinxhiri drejtues i i Policisë së Kufirit në Vlorë.
o.j/dita

Shkarkimi i zinxhirit te policise kufitare Vlore eshte i vonuar; eproret e kesaj drejtorie vetem jan majmur; kishin ngelur aty edhe pas trafikimit nga grupi Habilaj….
Edhe une nga emigracioni ne vjen shume keq,por mos politizoni vdekjen e nje femije! Sadisti Sali!! Saliu do te shfrytezoje c’do gje per interesat e tij kriminale! Me vjen shume keq pse Tropojani e lejoi Saliun te shkele mbi gjakun e vajzes se tij, duke e vrare per here te dyte! Saliu beri te njejten gje edhe me nje nga te vraret ne 21 Janar,por i treguan rruget! Tani mbi gjakun e pafajshem behet proteste nga “shoqeria Civile,nga Altin Goxhaj dhe “mbeshtetet nga Saliu! Zakone shqiptare te sadistit Sali! Deri kur?
Se cfare ben Saliu me vdekjen e Joanes, eshte puna e tij, po asnje nuk ja ka borxh jeten Rames se gjoja eshte me i mire nga Berisha..
E dini ç’do ndodhte në Athinë po të kishte ndodhur një tragjedi e tillë? E mbani mend ç’u bë në greqi kur u vra ai adoleshenti? E dini po nuk e arrini dot demokracinë e greqisë. E në fakt prandaj u pranua në BE Greqia, edhe pse mashtroi me bilancet ekonomike. Është shtet demokratik, social për pensionistët dhe për popullin në përgjithësi. Pse nuk flet SHBA kur digjet Athina nga protestat? Pse nuk e nxjerr shoqërinë civile atje si non grata apo terroriste, apo qoftë dhe opozitën si të tillë? SHBA dhe BE e kanë parë me vëmendje ça lloj opozite leshi e ça lesh shoqërie civile non egzistente ka në Shqipëri. Është gjithshka një teatër i shëmtuar, ku në prapaskenë hidhet para e madhe. Protesta qesharake 1 apo 2 orëshe dhe pastaj në shtëpi, e mirupafshim në takimet e ardhshme. Shanin Lulin dhe janë më keq si opozitë, më të kastruar.
P.S: Shqipëria e nepotizmit, kleptokracisë, mungesës së meritokracisë, mungesës së drejtësisë. Shqipëria vendi ku vendet e punës shpërndahen me mik, militantizëm, rryshfet dhe kurvllëk, sidomos në shtet. Shqipëri të kam dhjerë, u udhëhoqe nga bastardët komunisto spiuna përherë.